LIVE UPDATES
Bota

Gjermani/ Fillon gjyqi kundër Qytetarëve të Rajhut

Gjyqi kundër pesë anëtarëve të dyshuar të grupit “Patriotët e Bashkuar” fillon të mërkurën (17 maj),  në Gjykatën e Lartë Rajonale në Koblenz.

17 Maj 2023, 10:06 Nga a.l
Gjermani/ Fillon gjyqi kundër Qytetarëve të Rajhut
Foto ilustruese

GJERMANI- Dyshohen se kishin në plan të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike dhe rrëmbimin e Ministrit të Shëndetësisë, Karl Lauterbach. Gjyqi kundër pesë anëtarëve të dyshuar të grupit “Patriotët e Bashkuar” fillon të mërkurën (17 maj),  në Gjykatën e Lartë Rajonale në Koblenz.

Për çfarë akuzohen të akuzuarit?

Katër burrat dhe një grua 75-vjeçare, që dyshohet të ketë qenë udhëheqëse e grupit, akuzohen se planifikonin shembjen e qeverisë gjermane. Sipas Prokurorisë Federale, grupi i tyre është krijuar më së voni në mes të janarit 2022, dhe kishte marrë emrin “Patriotë të Bashkuar”. Ata akuzohen si themelues ose anëtarë të një organizate terroriste.

Ata kishin në plan të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike dhe rrëmbimin e Ministrit të Shëndetësisë, Karl Lauterbach.Kësisoj ata donin të shkaktonin kushte të ngjashme me luftën civile. Qëllimi i tyre ishte t’i jepnin fund demokracisë parlamentare në Gjermani. Pasi të vinin në pushtet, dyshohet se donin të merrnin nën kontroll zyrat qeveritare. Prandaj, Prokuroria Federale i akuzon ata për “përgatitjen e një sipërmarrjeje shumë të pabesë kundër qeverisë federale”.

Sa specifike ishin planet e grupit?

Hetuesit thonë se grupi kishte bërë “përgatitje konkrete”. Informacionet i shkëmbenin nëpërmjet një chat-grupi në shërbimin e internetit Telegram dhe se ishin takuar disa herë në vende të ndryshme. Gruaja ishte nxitësja kryesore për zbatimin e shpejtë të projektit. Ajo vazhdimisht caktonte data specifike për kryerjen e puçit.

Një nga të akuzuarit mbante nën vëzhgim caqet e sulmit për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike. Një tjetër bënte plane për rrëmbimin e ministrit të Shëndetësisë, “ndoshta duke vrarë truprojat e tij”. Për këtë qëllim grupi kishte siguruar kallashnikovë dhe pistoleta si dhe municione luftarake. Ata kishin në plan të importonin tonelata eksplozivi nga ish-Jugosllavia.

Në skenën e Querdenker dhe Reichtsbürger, Karl Lauterbach, konsiderohet prej kohësh si armik. Edhe para emërimit të tij si Ministër Federal i Shëndetësisë, në dhjetor 2021, profesori i mjekësisë dilte shpesh në media si ekspert i koronës dhe kërkonte masa të rrepta kufizuese.Fotografi: AFP

A i përkisnin të akuzuarit Lëvizjes së qytetarëve të Rajhut?

Po. Udhëheqësja ideologjike e grupit është një ish-pastore dhe mësuese 75-vjeçare që jetonte në Saksoni. Shkrimet e gruas mund të gjenden në internet. Ato janë shkruar në stilin tipik për skenën e Qytetarëve të Rajhut (Reichsbürger), e cila ka rreth 23,000 ndjekës. Qytetarët e Rajhut mbendojnë se Rajhu Gjerman, pra, shteti gjerman nën udhëheqjen e një perandori, siç ka ekzistuar deri në vitin 1918, vazhdon të ekzistojë. Kështu, sipas tyre, të gjitha organet e sotme shtetërore janë të paligjshme.

Në forume dhe blogje në internet, “Qytetarët e Rajhut” kanë botuar edhe letra të hapura që gruaja thuhet se i ka shkruar – për shembull Vladimir Putinit, Donald Trumpit ose “aleatëve”. Në to ka edhe mendime antisemite, të nënshkruara me “Wilhelm-Imperator-Rex-Descendants”. Pra, ajo e shihte veten si pasardhëse të perandorit të fundit gjerman.

Prokurori federal është i bindur se gruaja dhe bashkëpunëtorët e saj ishin më shumë se mashtrues. Nga teza se Rajhu Gjerman vazhdon të ekzistojë në bazë të kushtetutës së vitit 1871, ata arritën në përfundimin se rendi demokratik i Republikës Federale të Gjermanisë nuk kishte asnjë vlerë dhe se duhet të zëvendësohet me një sistem autoritar të bazuar në modelin e Perandorisë Gjermane.

Pse grupi synonte ministrin e Shëndetësisë?

Në skenën e Querdenker  dhe Reichtsbürger, Karl Lauterbach konsiderohet prej kohësh si armik. Edhe para emërimit të tij si Ministër Federal i Shëndetësisë, në dhjetor 2021, profesori i mjekësisë dilte shpesh në media si ekspert i koronës dhe kërkonte masa të rrepta, si kufizimet e kontaktit për të parandaluar përhapjen e virusit. Lauterbach ishte kështu personi më i urryer nga qarqet ekstremiste gjermane, të cilat i refuzonin masat e qeverisë për të luftuar pandeminë në Gjermani. Sot Lauterbach është nën mbrojtje personale gjatë gjithë kohës.

Si u kap grupi?

Një hetues i fshehtë thuhet se ka luajtur një rol qendror në arrestimin e të akuzuarve. Ai kishte qendruar me muaj në afërsi të të akuzuarve. Katër të akuzuarit u arrestuan më 13 prill, ndërsa gruaja më 13 tetor 2022. Që atëherë ata janë në paraburgim. Nëse gjykata arrin në përfundimin, se akuzat ndaj tyre janë të sakta, ata mund të përballen me disa vite burg./DW 

karl lauterbach

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron