LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Të majtë e të djathtë protesojnë kundër çmimeve në rritje të gazit, rrymës dhe ushqimeve

Inflacioni kthen demostratat e së hënës në Gjermani. Në Gjermani njerëzit e ndiejnë rritjen e madhe të çmimeve kur shohin çmimin për një litër karburant në pikat e karburantit, kur blejnë në supermerkatë dhe sidomos kur paguajnë për gazin, naftën dhe rrymën. Qeveria federale gjermane ka reaguar duke aprovuar një paketë tjetër lehtësimi prej 65 miliardë eurosh.

8 Shtator 2022, 08:07 Nga s.s
Gjermani: Të majtë e të djathtë protesojnë kundër
Protestë në Gjermani

GJERMANI- Çdo gjë është shtrenjtuar në botë që kur filloi lufta në Ukrainë në shkurt 2022. Në Bashkimin Europian (BE) inflacioni, pra niveli i shtrenjtimit, është duke arritur dhjetë përqindshin. Vendet me nivelin më të lartë të inflacionit brenda 27 vendeve të BE janë tre vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania me 20 përqind. Kështu që me nivelin 7,9 përqind të inflacionit, Gjermania nuk duket edhe aq keq. 

Por shumë njerëz nuk janë më në gjendje të blejnë, me plot kuptimin e fjalës. Ata e ndiejnë rritjen e madhe të çmimeve kur shohin çmimin për një litër karburant në pikat e karburantit, kur blejnë në supermerkatë dhe sidomos kur paguajnë për gazin, naftën dhe rrymën. Qeveria federale gjermane ka reaguar duke aprovuar një paketë tjetër lehtësimi prej 65 miliardë eurosh.

Por shumë vetë mendojnë se kjo nuk mjafton, të parët janë partitë e majta dhe të djathta në Gjermani. Prandaj, që para se politika të merrte vendimet e fundit, ata bënë të ditur se vjeshta do të jetë "e nxehtë”- me demostrata të vazhdueshme të organizuara të hënave, duke filluar me 5 shtatorin. Për këtë bëri fillimisht thirrje partia "E Majta", grupi më i vogël i Parlamentit. Si vend për demostratat partia vendosi të jetë Lajpcigu. Manifestimi i iniciuar nga parlamentari i majtë, Sören Pellmann organizohet me moton "Ulni çmimet- energjia dhe ushqimi duhet të jenë të pagueshme”.

Zgjedhja u bë për qytetin lindor, të njohur ndërkombëtarisht për panairet dhe universitetin, ku në vitin 1989 njerëzit vendosën të kontribuonin për rrëzimin e diktaturës së Gjermanisë Lindore (RDGJ)me demostratat e tyre të ditës së hënë. Me thirrjet "Ne jemi populli" qindra mijëra vetë protestuan në atë kohë kundër regjimit komunist të Partisë së Unitetit socialist të Gjermanisë (SED). 

AfD dhe Saksonia e lirë konkurojnë me Të Majtët

Që e Majta ka planifikuar të mobilizojë njerëzit duke organizuar rregullisht demostrata pikërisht ditët e hëna, është për shumë vetë harrim historie. Të Gjelbërit kritikuan deputetin lajpcigas dhe të ngarkuarin me çështjet e Gjermanisë Lindore në grupin e tij parlamentar, Sören Pellmannin, sepse përdori konceptin "demot e së hënës”. Kjo fjalë ka domethënie simbolike për kohën e revolucionit paqësor të Gjermanisë Lindore, kundër SED dhe partisë që e pasoi, Të Majtët. Pikë tjetër kritike është se Pellmanni, i cili ka fituar një mandat direkt në Lajpcig për partinë Të Majtët, dhe partia e tij nuk i kushtojnë rëndësi faktit që "demostratat e së hënës mund të përdoren edhe nga të djathtët për t'i bërë ata të jenë prezent në mes të qytetit”.

Një aludim që ka të bëjë me faktin se krah Të Majtës edhe disa parti të djathta kanë bërë thirrje për të organizuar demostrata, kështu për shembull një parti ekstremiste e djathtë me emrin Saksonia e Lirë, si dhe partia e përfaqësuar në Parlamentin gjerman, që ndodhet nën vëshgimin e Entit për mbrojtjen e Kushtetutës, Partia Alternativa për Gjermaninë, (AfD).

Schirdewan njofton për "protesta paqësore, të forta” 

Kryesia në nivel federal e partisë "E Majta" nuk i pranon akuzat. Jemi të vetëdijshëm për rrezikun që vjen nga të djathtët, thotë Janine Wissler, e cila ndan kryesimin e partisë me Martin Schirdewanin. Edhe ai i justifikon demostratat e të hënave në Lajpcig dhe pret që protestat të jenë "paqësore dhe të forta”, për të korrigjuar kursin e politikës. Me moton "Të lehtësohen njerëzit. T'i vihet kufi rritjes së çmimeve. Të taksohen superfitimet”, Schirdewan kërkon të bëjë presion ndaj qeverisë federale. Dhe Janine Wissler thekson: pikërisht protestat kundër pasojave ekonomike dhe sociale të luftës së Ukrainës nuk i duhen lënë së djathtës. Në fund të fundit, partia E Majta është parti e drejtësisë sociale.

Më 2004 shkas për demostratat u bë agjenda 2010

Sa i madh është rreziku që të djathtët të shfrytëzojnë demostratat për të përhapur idetë e tyre, u pa tashmë: "Saksonia e Lirë përkrah demostratat e protestës së të hënës të Sören Pellmannit dhe të majtëve me moton – Të gjithë së bashku kundër atyre që na drejtojnë". 

Nën këtë moto, partia shumë e vogël njoftoi organizimin e manifestimit të saj në të njëjtin vend ku do të organizojë manifestimin "E Majta", në afërsi të stacionit kryesor të trenit në Lajpcig, duke zgjuar kështu përshtypjen se ndodhet në të njëjtën linjë me kundërshtarët politikë. Të majtët u mbrojtën nga kjo gjë, juridikisht, dhe patën sukses. 

Protesta me etiketimin "Demostrata të së hënës" ka pasur herë pas here edhe në fund të diktaturës së Gjermanisë Lindore. Ato organizoheshin herë nga e majta, herë nga e djathta. Në vitin 2004, partia që u krijua pas shpërbërjes së SED, Partisë së unitetit socialist, Partia e Socializmit Demokratik (PDS) që quhet sot, E Majta, mobilizoi njerëzit në demostrata kundër reformimit të shtetit social nga qeveria e atëhershme e krijuar nga socialdemokratët dhe Të Gjelbërit, reformim që u quajt "Agjenda 2010". Thelbi i reformave kishte të bënte me ndihmë më të vogël sociale nga shteti për të papunët dhe për përfituesit e ndihmës sociale.

Pegida përdor thirrjen për betejë: "Ne jemi populli"

Pas vitit 2014, ditën e hënë u organizuan demostrata fillimisht në Lajpcig, pastaj në gjithë Gjermaninë nga ksenofobët e "europianëve patriotë kundër islamizimit të Perëndimit " (Pegida) që drejtoheshin kundër migracionit në rritje. Kur kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel, hapi më 2015 kufijtë për një milionë refugjatë që vinin nga vende lufte si Siria, Afganistani dhe Iraku, kjo lëvizje arriti kulmin e saj.

Vetëm në kryeqytetin sakson, Drezden dolën në rrugë deri 25 mijë vetë duke kërkuar që me slloganet si "Ne jemi populli” të krijonin lidhje retorike me traditën e revolucionit paqësor të Gjermanisë Lindore. Protesta të Pegidës ka pasur edhe gjatë 2022, por rezonanca ka qenë e ulët, pjesëmarrja nuk i ka kaluar 200 vetët. 

Protestat e Coronës kthehen në "dalje shëtitje" 

Ndërkohë që një lëvizje masive u krijua përkohësisht gjatë pandemisë së Coronës. Protestat e quajtura edhe "dalje shëtitje" kundër politikës së qeverisë gjermane për luftimin e pandemisë u organizuan gjithnjë të hënave. Por me uljen e numrit të infektimeve dhe heqjen e kufizimeve si përdorimi i maskave në dyqane, kinema apo salla koncertesh, humbi edhe ky modifikim i demostratave të të hënës.

Tani pritet që të hënave të protestohet kundër kostove në rritje në të gjithë sektorët e jetës. Politika dhe autoritetet e sigurisë ndodhen para një "vjeshte të nxehtë”. Një vjeshte të nxehtë me protesta të vazhdueshme kundër pasojave të inflacionit dhe politikës së qeverisë federale. Pra demostratat e së hënës janë shfaqur sërish. Dhe grindja për shpërdorimin faktik ose të pretenduar të origjinalit të vjeshtës 1989, do të vazhdojë./ DW.

gjermani

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron