LIVE UPDATES
Bota

“Pritjani veshin: Një ushtar rus përshkruan mizoritë në Ukrainë

Ushtari 21-vjeçar rus, Stanislav Shmatov, nuk ka pasur ide që Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) i ka incizuar bisedat e tij kur ai e ka kontaktuar familjen në Rusi nga rajoni ukrainas i Harkivit.

8 Shtator 2022, 08:00 Nga A.B
“Pritjani veshin: Një ushtar rus përshkruan mizoritë
Stanislav Shmatov

Një vesh i prerë, një urdhër për të shkatërruar “gjithçka që shihni”.

Ushtari 21-vjeçar rus, Stanislav Shmatov, nuk ka pasur ide që Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) i ka incizuar bisedat e tij kur ai e ka kontaktuar familjen në Rusi nga rajoni ukrainas i Harkivit.

Sikur edhe pjesa tjetër e personelit rus në Ukrainë, në muajt e parë të luftës, ai ka folur lirshëm në telefon.

Më 15 prill, në disa biseda me babain e tij 51-vjeçar, Aleksandr Shmatov dhe një familjare të tij, Irina Zheleznikova, Shmatov, e ka përshkruar torturën dhe abuzimet që i janë bërë një të burgosuri ukrainas, si dhe për plaçkitjet në rajonin e Harkivit.

Vetë Shmatov e përshkruan veten në bisedat e incizuara telefonike si shofer i një pajisjeje ushtarake.

Në një tjetër bisedë telefonike më 16 gusht, ai i ka treguar Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL), më shumë hollësi për vrasjen e një burri, pas nisjes së sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë më 24 shkurt.

Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsideron si krime lufte.

Kievi ka nisur hetime për gati 32.000 krime të dyshuara të luftës, prej nisjes së saj.

Brigada e 15-të e ushtrisë ruse, e cila ka qenë aktive edhe në mars të vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, është përmendur po ashtu në hulumtimin e REL-it.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Harkiv, një prej monitoruesve të luftës, ka marrë mbi 400 kërkesa për hetime të rasteve në zonat e pushtuara nga Rusia në Harkiv.

*Video: Sulm me bombë thërrmuese

Vetë grupi ka identifikuar 4.000 incidente përmes raportimeve në media apo rrjete sociale.

Mirëpo pa pasur qasje në zonat e pushtuara, aktivistët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë, nuk mund të verifikojnë lehtësisht këto raportime.

“Situata është goxha e komplikuar”, ka thënë Hanna Ovdiyenko, avokate në Grupin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Harkiv.

“Aktualisht, shumica e krimeve fshihen për shkak se nuk kemi qasje në territoret e pushtuara”.

Megjithatë, fotografitë satelitore, të dhënat e telekomunikimeve dhe komentet e vetë Shmatovit, kanë mundësuar që të identifikohet lokacioni i fshatit ku besohet se është kryer vrasja.

Thirrjet e tij me familjarët në Rusi kanë qenë gjurmët e para të identifikuara nga Shërbimi ukrainas i REL-it.

Sipas incizimeve të siguruara nga burimet brenda institucioneve të sigurisë në Ukrainë, thirrja e tij e parë besohet se është identifikuar më 3 mars, afër Çernihivit, rajon rreth 140 kilometra në verilindje të Kievit.

Gjurmët e tij digjitale janë zhdukur brenda një muaji, pasi trupat ruse janë larguar nga zonat rreth Çernihivit, meqë trupat ruse kanë dështuar që të marrin kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kievit.

*Video: Zhgënjimi i vullnetarit rus

Në mesin e muajit prill, një kullë telefonike në lindje të Ukrainës, e ka identifikuar sinjalin e tij.

Më 15 prill, shërbimet ukrainase të sigurisë kanë incizuar dy thirrje të tij.

Përdorimi i telefonave mobilë në zonat me internet të pasigurt, i ka mundësuar ushtrisë ukrainase që vazhdimisht të përgjojë trupat ruse.

Mirëpo Shmatov nuk ia ka vënë mendjen kësaj pune.

Në një bisedë me një burrë, që besohet të jetë babai i tij – meqë edhe kanë adresën e njëjtë në Rusi – Shmatov ka thënë se brigada e tij ka sulmuar në fshat me raketa dhe armë tjera nga të tria anët.

“Kemi qëlluar me armë gjithçka – shtëpi, makina, gjithçka. Kemi shkatërruar të gjitha shtëpitë me tanke”, ka thënë Shmatov.

“Kemi dy të burgosur. Ua kemi marrë pushkët AK-47, dhe pushkët tjera”.

“Ua kemi prerë nga një vesh”.

“Pse?” ka pyetur babai i tij, Aleksandr Shmatov.

“Ai nuk ka dashur të ecë, andaj ia kemi prerë veshin”, ia ka kthyer përgjigjen ushtari.

Babai i ka thënë që kjo gjë tingëllon “ashpër”, mirëpo i biri nuk është pajtuar.

“Nuk e kemi qëlluar me plumb në kohë, kështu që ai është mirë”, ka thënë ushtari, Stanislav Shmatov.

Ushtarëve mund t’iu “priten një apo dy gishtërinj”, ka shtuar ai duke buzëqeshur.

Në bisedë telefonike me babin e tij, Shmatov nuk e ka përmendur lokacionin e tij të saktë, duke thënë se nuk e di as vetë, mirëpo vetëm e ka përmendur se është në rajonin e Harkivit.

Megjithatë ai e ka përmendur një hekurudhë që kalon nëpër fshat, një lumë dhe natyrën afër.

Sipas Qeverisë ukrainase, ushtari ka qenë në fshatin Borova.

Sipas raportimeve të mediave ruse, ushtria e Rusisë ka hyrë në këto rajone më 15 prill.

Burimet e inteligjencës kanë thënë se kushte anonimiteti se shumë ushtarë ukrainas janë zënë në këto fshatra në prill.

Më 15 prill, në një bisedë telefonike me Zheleznikovan, një familjare grua, Shmatov ka folur për “çlirim” të fshatit nga “nazistët”, dhe se një komandant u ka dhënë urdhër për të shkatërruar të gjitha ndërtesat e fshatit.

“Komandanti e ka dhënë këtë urdhër?”, ka pyetur Zheleznikova.

“Po”, është përgjigjur Shmatov.

“Komandanti i batalionit, i brigadës, zëvendësi i tij. Ai ka thënë ‘Shkatërroni ndërtesat sapo t’i shihni. Në djall të gjitha ndërtesat”.

Autoritetet në fshatin Borova, kanë thënë se pasi forcat ruse kanë pushtuar disa pjesë, banorët e atyre zonave kanë jetuar nëpër bodrume për kohë të gjatë.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë këto raportime, mirëpo imazhet satelitore të rajonit Piski-Radkivski në Borova, shpërfaqin nivelin e shkatërrimit.

Shmatov është incizuar duke thënë se brigada e tij e ka sulmuar fshatin në tri anë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar raportime se ushtarët e saj kanë torturuar dhe abuzuar të burgosurit ukrainas të luftës, apo se kanë keqtrajtuar civilët në zonat e pushtuara.

Megjithatë, ministria nuk ka ofruar të dhëna për të mbështetur deklaratat e veta.

Më 16 gusht, REL-i ka kontaktuar Shmatovin në numrin e telefonit që ka përdorur ai në Ukrainë.

I plagosur dhe duke u shëruar në Rusi, ai ka pretenduar se “nuk ka parë kurrë ndonjë të burgosur”, sa ka qenë në rajonin e Harkivit.

Ai ka thënë se nuk mban përgjegjësi për dhunën që e ka përshkruar në thirrjet telefonike që ia kanë incizuar autoritetet ukrainase.

Shmatov ka thënë se ato që i ka përshkruar në fshatin në Harkiv, kanë qenë histori që vetëm i ka dëgjuar.

I pyetur nëse i është prerë veshi dikujt, ai ka thënë: “Sinqerisht brigada ime dhe djemtë e mi, njerëzit që kanë qenë me mua, asnjëri nuk ka bërë diçka të tillë”.

Kur gazetari i REL-it e ka identifikuar veten në fund si gazetar ukrainas, Shmatov e ka kërcënuar.

“Do të vij dhe do të të qëlloj në ballë, nëse e telefonon sërish dikë prej brigadës sime”.

Megjithatë, pavarësisht mohimeve, Shmatov ka përmendur përgjatë bisedës se dikush nga personeli i ushtrisë ruse ka qenë i përfshirë në vrasjen e një ukrainasi që është mbajtur nga forcat ruse gjatë misionit të tij të parë në Ukrainë.

Më këtë deklaratë, ai duket se i është referuar ofensivës në veri të Ukrainës, në ditët e para të luftës.

Me një qeshje të lehtë, ai ka thënë se “djemtë” e ka rrahur keq të burgosurin në një fabrikë.

“Dhe më pas e kanë vrarë”, ka thënë më vonë ai.

Megjithatë, ai ka mohuar se ushtarët kanë kryer krime lufte.

“Ne nuk kemi bërë diçka të tillë”.

Fillimisht, Shmatov nuk është përgjigjur nëse komandanti i brigadës u ka dhënë urdhra ushtarëve që të terrorizojnë civilët.

“Kam qenë atje sipas vullnetit tim, si ta them”, ka thënë ai.

“Nuk e kam qarë kokën për askënd tjetër”.

Më vonë, ai është pyetur se pse i ka thënë Zheleznikovas se ka pasur urdhër për të shkatërruar ndërtesat dhe për të “rrafshuar gjithçka me tokë”.

“Ah po, ne kemi pasur këtë urdhër”, ka thënë ai./REL

lufta ne ukraine stanislav shmatov

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë