LIVE UPDATES
Bota

Gjykatësja e Floridës përballet me kritika pas vendimit mbi çështjen Trump

Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton rreth zotërimit dhe ruajtjes në kushte të papërshtatshme të informacioneve të ndjeshme të lidhura me sigurinë kombëtare, si dhe përpjekjet për të penguar hetimet që po kryente kjo agjenci.

7 Shtator 2022, 22:36 Nga I.A
Gjykatësja e Floridës përballet me kritika pas vendimit mbi
Mar-a-Lago

SHBA- Gjykatësja Aileen Cannon po përballet me kritika të ashpra pas vendimit të marrë të hënën pro një kërkesë të bërë nga ekipi ligjor i ish-presidentit Donald Trump, për të caktuar një ekspert të pavarur, për të shqyrtuar dokumentet e marra nga FBI-ja në shtëpinë e zotit Trump në Florida, gjatë një kontrolli të kryer më 8 gusht.

Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton rreth zotërimit dhe ruajtjes në kushte të papërshtatshme të informacioneve të ndjeshme të lidhura me sigurinë kombëtare, si dhe përpjekjet për të penguar hetimet që po kryente kjo agjenci.

Eksperti që pritet të caktohet do të ketë gëzojë kompetenca për t’i marrë FBI-së çdo material që mund të mbrohet nga privilegji avokat-klient apo ai ekzekutiv.

Vendimi i gjykatës pasoi kundërshtimet e forta nga ana Departamentit të Drejtësisë, që tha se një i ashtuquajtur ekspert i posaçëm, nuk ishte i nevojshëm, pjesërisht sepse zyrtarët i kishin shqyrtuar tashmë dokumentet që potencialisht mund të konsiderohen të privilegjuara.

Vendimi i gjykatëses u përshëndet nga mbështetësit e zotit Trump të cilët kanë kërkuar kontroll mbi hetimin që po kryen Departamenti i Drejtësisë. Të tjerë thonë se zonja Cannon i siguroi një avantazh të panevojshëm ish-presidentit duke pezulluar në mënyrë të panevojshme pjesë të punës hetimore që po kryen Departamenti. Ata thonë se vendimi ka ngadalësuar vrullin e hetimit federal mbi shkeljen e mundshme të Aktit të Spiunazhit.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë detaje nëse do të apelojë vendimin. Brandon Fox, një avokat nga Los Anxhelosi dhe ish-prokuror federal shton se ka arsye se pse kjo agjenci mund të mos e ndërmarrë një veprim të tillë, mes tyre shqetësimi për vonesa të mëtejshme në hetim apo se mund të bëhet shkak për praktika gjyqësore që mund të dëmtojë hetime të ardhshme.

Pavarësisht se çfarë pritet të vendosë Departamenti i Drejtësisë, opinioni i dhënë nga zonja Cannon thotë zoti Fox krijon një perceptim për "dy sisteme drejtësie".

"Sistemi i drejtësisë penale është krijuar për të siguruar që të gjithë të jenë përgjegjës në të njëjtën mënyrë për krimet që dyshohet se kanë kryer", tha zoti Fox. “Këtu, duket se zoti Trump po merr trajtim të veçantë, për shkak se ka mbajtur pozitën e ish-presidentit”, shtoi ai.

Ish-prokurori i përgjithshëm gjatë administratës Trump, William Barr, tha për rrjetin televiziv ‘Fox News’ të martën se vendimi i gjykatëses "kishte të meta të thella mbi një sërë çështjesh".

Një gjyqtare federale pak e njohur dhe e emëruar në këtë detyrë dy vjet më parë nga zoti Trump, zonja Cannon ndërmori me lehtësi të hënën hapin më të rëndësishëm të karrierës së saj. Kjo e ka futur ish-prokuroren federale me origjinë kolumbiane, në qendër të një debati ligjor të zjarrtë, rreth kufijve të privilegjit ekzekutiv dhe pushtetit presidencial.

Zonja Cannon është gjyqtarja federale më pozitën më të ulët në Distriktin Jugor të Floridës, ku pesë nga 16 gjyqtarët aktivë janë emëruar nga zoti Trump.

Gjatë rreth shtatë viteve të saj si ndihmës prokurore federale zonja Cannon punoi kryesisht jashtë zyrës së prokurorit, në Fort Pierce të Floridës, pjesë e të njëjtit distrikt federal si Majemi, por rreth 209 kilometra në veri. Rastet atje përgjithësisht nuk marrin të njëjtën vëmendjeje si ato në zonat me popullsi më të dendur dhe ku prania mediatike është e madhe.

Prej vitit 2013, zonja Cannon ka ndjekur penalisht 41 raste si pjesë e Divizionit për Krimet e Mëdha, duke trajtuar më vonë apelimet e dënimeve dhe dënimet penale.

Një prej tyre përfshinte një të pandehur në një skemë të madhe Ponzi (apo skemë piramidale) prej 800 milionë dollarësh, i cili apeloi por pa sukses ndaj një numër dënimesh të tij për mashtrim në Gjykatën e 11-të të Apelit në Atlanta. Përfaqësuesi ligjor i të pandehurit, avokati nga Majemi Richard Klugh, e cilësoi zonjën Cannon si "shumë të zgjuar dhe të talentuar" e me një qëndrim të drejtë ndaj mbrojtjes.

"Nuk mund ta karakterizoj asgjë tjetër përveçse si një avokate të mirë dhe asnjë paragjykim politik", tha zoti Klugh, duke shtuar se ai ka punuar në çështjet e trajtuara nga zonja Cannon si gjyqtare federale, megjithëse nuk është paraqitur në sallën e gjyqit.

Marrë nga VOA

aileen cannon donald trump mar-a-lago

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait