LIVE UPDATES
Bota

Pahor: Duhet zbatuar Marrëveshja për Asociacionin, Osmani: Shikoni Serbinë

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë.

7 Shtator 2022, 22:13 Nga I.A
Pahor: Duhet zbatuar Marrëveshja për Asociacionin, Osmani: Shikoni
Borut Pahor

SLLOVENI- Presidenti slloven, Borut Pahor, ka thënë se, përderisa nuk ekziston ndonjë alternativë për Asociacionin e komunave serbe, Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel. Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë.

“Kosova dhe Sllovenia kanë shumë këndvështrime të njëjta për çështjet problematike në botë, por kemi edhe dallime, dhe një prej tyre është për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Një nga marrëveshjet është për Asociacionin. Presidentes Osmani i kam thënë që, ndonëse mbështes Gjykatën Kushtetuese, pres të gjendet një zgjidhje për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Përderisa nuk ka propozime dhe alternativa, vlen marrëveshja e arritur më parë”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Osmani, në anën tjetër, ka thënë se Kosova ka zbatuar 99 për qind të marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel, por për çështjen e Asociacionit vlen vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk mund të krijojmë entitet mono-etnik, përderisa bazamenti në të cilin është ndërtuar Kushtetuta jonë është multi-etniciteti”.

Sipas saj, Serbia ka shumë marrëveshje të pazbatuara.

“Serbia në vitin 2013 ka nënshkruar obligimin që t’i zhbëjë të gjitha struktura ilegale, kriminale që i ka ndërtuar në Kosovë. Ajo, jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, jo vetëm që nuk ia ka zhbërë këto struktura, udhëheqësit e të cilave janë në listën e zezë amerikane, por përkundrazi, vazhdon t’i fuqizojë, financojë dhe urdhërojë ato që ta destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin”.

Sipas autoriteteve në Kosovë, Millan Radoiçiç, është një prej krerëve të strukturave ilegale në veri të Kosovës. Ai aktualisht është në arrati. Radoiçiç është nënkryetar i Listës Serbe, parti kryesore e serbëve në Kosovë. Radoiçiç është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se, së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Përgjatë konferencës, Osmani ka thënë se autoritetet në Kosovë kanë gatishmëri për vazhdim të dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare, të bazuar në njohje reciproke.

“Njohja reciproke duhet të bëhet në kufijtë aktualë të Kosovës, duke respektuar sovranitetin e vendit tonë dhe duke respektuar kushtetutshmërinë dhe funksionalitetin tonë të brendshëm”.

Edhe Pahor ka bërë thirrje për dialog të sinqertë mes dy vendeve. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Të dy presidentët janë pyetur edhe për deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.

Vuçiç i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me Pahorin ditë më parë në Beograd.

“Serbia është shteti i fundit në botë, së bashku me Rusinë, që mund të na flasin për të drejtën ndërkombëtare. Një shtet që ka kryer gjenocid kundër fqinjëve të vet, nuk mund të flasë për të drejtën ndërkombëtare. Në momentin kur Serbia ka vendosur të kryejë gjenocid kur Bosnjës, kundër Kosovës, të kryejë krime të llahtarshme në ish-Jugosllavi, ka humbur çdo të drejtë ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

“Sllovenia dhe Serbia, kanë mendime të ndryshme sa i përket Kosovës, Ne e kemi pranuar është shtet, Serbia jo. Mendoj se ajo deklaratë është e papranueshme, tendencioze dhe ripërsëritje e dallimeve që ekzistojnë”, ka thënë Pahor.

Pas deklaratave të presidentit serb, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadoren serbe, Zorana Vlatkoviç.

Marrë nga REL

borut pahor

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion