7 Shtator 2022, 19:49
Nga I.A
Edrogan dhe Vuçiç
SERBI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia së shpejti do të arrijnë marrëveshje për targat e makinave.
“Theksojmë se jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë, sido që të mundemi. Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, ka thënë Erdogan të mërkurën, gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd.
Nga 1 shtatori, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia në RKS – Republika e Kosovës. Procesi pritet të zgjasë dy muaj.
Serbia kërkon negociata për këtë çështje, duke propozuar targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por Qeveria e Kosovës nuk pranon një gjë të tillë. Vuçiç ka thënë se në takimin me Erdoganin kanë diskutuar për bashkëpunim më të madh ushtarak. Ai ka përsëritur se Serbia dëshiron të blejë dronë turq “Bajraktar”.
“Ne jemi të një linje dhe unë shpresoj se do të mund të arrijmë diçka të tillë vitin tjetër. Ne jemi të gatshëm të paguajmë më shumë para sesa ishim pajtuar në të kaluarën dhe të ofrojnë qindra miliona euro”, ka thënë Vuçiç.
Vuçiç po ashtu i ka kërkuar presidentit turk që t’i ndihmojë në sigurimin e energjisë elektrike nga Azerbajxhani në Serbi.
“I kam kërkuar të na ndihmojë në këtë çështje dhe të na sigurojë hapësirë për dërgimin e 100 megavatëve të energjisë nga Azerbajxhani në territorin tonë, sepse diçka e tillë do të na lehtësonte situatën në muajt e dimrit”, ka thënë presidenti serb.
Presidenti turk, Erdogan, ka thënë të mërkurën se nuk i konsideron të drejta politikat “provokative” të Perëndimit ndaj Rusisë. Ai i ka bërë këto deklarata pasi Bashkimi Evropian ka propozuar një kufi çmimi për gazin rus. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar me ndaljen e të gjitha furnizimeve nëse BE-ja merr një hap të tillë.
Marrë nga REL
recep tayyip erdogan aleksandar vuçiç
Bota
7 Shtator 2022, 18:54
I.A
Kutite e cigareve
MALI I ZI- Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave në Mal të Zi njoftoi të mërkuren se në Portin e Tivarit u ...
Bota
7 Shtator 2022, 18:52
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Vaksinat hundore kundër koronavirusit mund të ndihmojnë në kontrollim të pandemisë së koronavirusi...
Bota
7 Shtator 2022, 18:47
I.A
Vjosa Osmani
SLLOVENI- Presidentja Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me homologun slloven i është përgjigjur Lis...
Bota
7 Shtator 2022, 18:33
I.A
Shkretetira e Nevades
SHBA- Qindra fansa të Festivalit ‘Burning Man’ në SHBA treguan durim të përjetshëm me videot dhe...
Bota
7 Shtator 2022, 18:27
e.k
Foto ilustruese
KOSOVË- Institucionet e Kosovës janë të ekspozuara ndaj sulmeve potenciale kibernetike, të cilat mund të d&eu...
Bota
7 Shtator 2022, 17:25
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një vajzë 16-vjeçare ka përjetuar momente tmerri kur ka zbritur në garazhin e shtëpisë së ...
Bota
7 Shtator 2022, 17:25
I.A
Ekrem Rexhepi
KOSOVË- Ekrem Rexhepi, 26 vjeçari i dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares është sulmuar fizikisht nga të ...
Bota
7 Shtator 2022, 17:20
I.A
Binjaket
BRAZIL- Një grua braziliane lindi binjakë me baballarë të ndryshëm pasi kishte bërë seks me dy burra ...
Bota
7 Shtator 2022, 17:16
I.A
Shireen Abu Akleh
SHBA- Departamenti i Shtetit ka reaguar ndaj një deklarate izraelite për vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu ...
Bota
7 Shtator 2022, 17:14
I.A
Hristijan Mickovski
SHKUP- Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski të mërkuren dorëzoi në Komisionin Shtet&eu...