LIVE UPDATES
Bota

Aktivistët kritikojnë reagimin SHBA-ve ndaj vrasjes së gazetares në Bregun Perëndimor

Vrasja në maj e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, ndërsa ajo po ndiqte një operacion të forcave izraelite në Bregun Perëndimor, shkaktoi zemërim në mbarë botën.

7 Shtator 2022, 17:16 Nga I.A
Aktivistët kritikojnë reagimin SHBA-ve ndaj vrasjes së gazetares
Shireen Abu Akleh

SHBA- Departamenti i Shtetit ka reaguar ndaj një deklarate izraelite për vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh në maj, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë trysni ndaj Izraelit që të rishikojë rregullat e angazhimit të forcave të tij në Bregun Perëndimor për të ulur rrezikun e qëllimit të gazetarëve dhe civilëve të tjerë.

Vrasja në maj e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, ndërsa ajo po ndiqte një operacion të forcave izraelite në Bregun Perëndimor, shkaktoi zemërim në mbarë botën. Të hënën, forcat izraelite lëshuan një deklaratë duke thënë se ka një "mundësi të madhe" që Abu Akleh të jetë qëlluar aksidentalisht nga ushtarët e saj gjatë një shkëmbimi të shtënash me të dyshuar të identifikuar si persona të armatosur palestinezë. Ushtria izraelite tha se nuk planifikon të ngrejë akuza penale kundër asnjërit prej ushtarëve të përfshirë në këtë incident.

Familja e gazetares Abu Akleh ka hedhur poshtë rezultatet e hetimit të Izraelit, duke thënë se Abu Akleh kishte veshur një jelek antiplumb me mbishkrimin “SHTYPI" që e identifikonte atë në mënyrë të qartë si pjesë e medias. Mbesa e gazetares Abu Akleh, Lina Abu Akleh foli me Zërin e Amerikës përmes Skype-it.

"E dimë se ajo dhe kolegët e saj që ishin të pranishëm atje kishin veshur jelekë antiplumb me mbishkrimin “Shtypi” dhe të gjithë ishin të identifikuar nga ushtria, ndërsa po shkonin për në vendngjarje. Ishte shumë qetësi dhe më pas papritmas filluan të shtënat ndaj tyre. Shireen u qëllua mes helmetës dhe jelekut të saj, pikërisht nën kokën e saj. Goditja ishte shumë e saktë. Është qesharake që deri më sot, nuk ka ende asnjë llogaridhënie dhe veprim për këtë rast", tha ajo për Zërin e Amerikës.

Gazetarët pyetën zëdhënësin e Departamentit të Shtetit se përse Shtetet e Bashkuara nuk po e mbajnë përgjegjës Izraelin për vrasjen e një shtetaseje amerikane.

"Ne vazhdojmë t'i bëjmë presion Izraelit drejtpërdrejt dhe nga afër në nivelet më të larta për të rishikuar politikat dhe praktikat e tij në lidhje me këtë rast dhe për t'u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më në të ardhmen", tha zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Reagimi amerikan nuk ishte e mjaftueshme për Lina Abu Aklehin.

"Duhet të ketë një hetim nga Shtetet e Bashkuara për ta mbajtur ushtrinë izraelite përgjegjëse për vrasjen e një prej shtetasve të tyre. Është detyrë dhe përgjegjësi e tyre. Politikat nuk mund të ndryshohen pa llogaridhënie, pa i dhënë fund mosndëshkueshmërisë”, thotë ajo.

Disa aktivist të mbrojtjes së lirisë së shtypit kanë thënë gjithashtu se Departamenti i Shtetit nuk angazhohet në mënyrë të mjaftueshme në rastet kur gazetarët vriten. William McCarren është drejtor ekzekutiv i Klubit Kombëtar të Shtypit.

"Ne jemi të shqetësuar se ka një hendek në rritje midis retorikës së mirë të Departamentit të Shtetit në lidhje me lirinë e shtypit në përgjithësi dhe veprimeve të tyre. Pra, në këtë rast, duket se ata po thonë gjëra të mira, por nuk po pranojnë të marrin veprimet që më pas nevojiten për t’u siguruar që kjo vrasje të mos kalojë pa u ndëshkuar dhe do të ketë rreziqe të qarta për gazetarët e tjerë nëse kjo nuk trajtohet”, thotë ai.

Familja e gazetares Abu Akleh, grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët e lirisë së shtypit po bëjnë thirrje që Shtetet e Bashkuara, Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe organizata të tjera ndërkombëtare të hetojnë vrasjen e gazetares Shireen Abu Akleh dhe të mbajnë përgjegjës autorët e saj.

Marrë nga VOA

shireen abu akleh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet