LIVE UPDATES
Bota

Kraja: Ka synime që Kosova të kthehet në Republikë Islamike, vajzat nën 16 vjeç me shami, të kufizuara dhe nën diktat

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është përfshirë në debatin për bartjen ose jo të shamisë në shkolla, debat ky që u riaktualizua pasi një shkollë në Suharekë ia ndaloi ushtrimin e profesionit me uniformë fetare një mësuesje të matematikës, duke u thirrur në Udhëzimin Administrativ të MASHT’it. Për këtë çështje, ka folur Kryeakademiku Mehmet Kraja.

7 Shtator 2022, 15:40 Nga d.a.
Kraja: Ka synime që Kosova të kthehet në Republikë Islamike,
Mehmet Kraja

KOSOVË- Vajzat që vendosin shami nën moshën 16-vjeçare janë nën një lloj diktati. Një vijë shumë e hollë i ndan vajzën që mban shami dhe vajzën e cila zbulon pjesët e trupit publikisht. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me probleme esenciale të emancipimit të vajzave. Po synohet që Kosova të kthehet në Republikë Islamike. Përgjegjësinë për mungesën e Ligjit për Fenë e kanë dy-tri legjislaturat e fundit dhe mungesa e këtij ligji do t’na nxjerr problem për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO. Të gjitha këto i ka deklaruar Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, mbrëmë në një intervistë.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është përfshirë në debatin për bartjen ose jo të shamisë në shkolla, debat ky që u riaktualizua pasi një shkollë në Suharekë ia ndaloi ushtrimin e profesionit me uniformë fetare një mësuesje të matematikës, duke u thirrur në Udhëzimin Administrativ të MASHT’it. Për këtë çështje, ka folur Kryeakademiku Mehmet Kraja.

Kraja ka thënë se edhe në rastet e vajzave që bartin shaminë, e edhe në rastin kur vajzat zbulojnë pjesët e trupit publikisht, kemi të bëjmë me probleme esenciale të emancipimit, shkruan Express.

Sipas Krajës, vajza që vendos shami në moshë minorene, është e kufizuar dhe nën diktat.

“Dy probleme themelore janë për ne te çështja e shamisë në përgjithësi në kontekstin në Kosovë. E para është e dëmshme për emancipimin e vajzës në Kosovë. Emancipimi i vajzës është problem i madh në Kosovë. Nuk është emancipim vetëm shamia, që vënë kufizim në pamjen e saj, vënë kufizime në përceptim, në zhvillim të mendimit, në lirinë e mendimit sepse ajo, vajza që vendos shami është e kufizuar, është nën diktat. E njëjta gjë sa i përket emancipimit, këtu ka një vijë shumë të hollë, midis asaj se kemi probleme serioze me emancipimin e femrës te ne, një vijë shumë e hollë i ndan vajzën që mban shami dhe vajzën e cila zbulon pjesët e trupit publikisht. Të dyja, me të dyja rastet kemi të bëjmë me probleme esenciale të emancipimit të vajzave dhe në këtë rast, të dyja rastet, shamia paraqitet një pengesë serioze në emancipimin e vajzës te ne. I vendos kufizime të cilat janë, domosdo do të reflektohen në krijimin e personalitetit të saj. Pastaj e dyta, çështje tjetër, çështje e dytë është se shamia vendos probleme të theksuara në çështje të identitetit”, ka deklaruar Kraja në RTK.

Kraja ka thënë se nuk bën fare të lejohet vendosja e shamisë nën moshën 16-vjeçare, meqë kjo ndikon në çështjen e emancipimit të tyre dhe formimin e personalitetit.

“Jo, nuk do të ishte mirë. Nuk bën fare nën moshën 16-vjeçare. Unë nuk e di pragun, nuk e di pse është caktu pragu. Kjo nuk është çështje nuk do të duhej, por nuk bën fare, sepse Kushtetuta ta ndalon…Ne s’po i themi kërkujt mos beso, kërkujt s’po i thuhet as mos beso e as beso, as falu as mos u fal. Thjeshtë të mbrojmë nga keqpërdorimi eventual, nuk po themi i domosdoshëm, një kategori sociale, siç janë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare, që të mos i nënshtrohen një urdhëri, i cili pastaj do të ketë pasoja në formimin e tyre të personalitetit, sepse siç ju thash, vendosja e shamisë nuk është çështje formale, është çështje e emancipimit dhe formimit të personalitetit. Vajza e cila vendos shaminë e kokës, në njëfarë forme vendoset në diktat dhe nuk e zhvillon lirinë e mendimit”, ka deklaruar ai.

Kryeakademiku ka fajësuar partitë politike që kanë qenë e janë në pushtet për këtë gjendje, pasi s’kanë procedurar dhe miratur Ligjin për Fenë.

Sipas tij, mungesa e një ligji të tillë, do t’i nxjerr problem Kosovës edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.

“Në rastin tonë ne kemi të bëjmë me shtet laik dhe kjo nënkupton se feja nuk ka punë në institucionet e shtetit. Është kushtetuese kjo dhe këtu ka një problem tjetër. Ne na mungon ligji për fenë. Ne nuk e kemi ligjin për fenë dhe për këtë një përgjegjësi të madhe për këtë e mbajnë dy-tri legjislaturat e fundit në Kosovë, të cilat nuk e kanë proceduar këtë ligj edhe nuk e kanë miratuar këtë ligj. Poashtu nga ekspertët kam marr vesh se për shkak të mungesës së këtij ligji, ne do të kemi problem edhe me Këshillin e Evropës, do të kemi probleme edhe për pranimin në Këshillin e Evropës, sikur që do të kemi probleme kurdo që do të kandidojmë përsëri për UNESCO, sepse dihen situatat tona që i kemi me institucionet e fesë”, ka thënë Kraja.

I pari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve ka thënë se ka synime që Kosova të kthehet në Republikë Islamike, duke përmendur këtu kosovarët që i ishin bashkuar ISIS’it.

“Jo rasisht probleme të tilla iniciohen në momente kritike për Kosovën. Nuk është asgjë e rastit…Nuk e di si do të zhvillohen situatat, por synime ka, duket qartë ajo punë, që Kosova të kthehet në Republikë Islamike…Mos të harrojmë se kemi pasur një numër të konsiderueshëm që kanë shku dhe janë bërë ushtarë të ISIS’it, gra e burra. Këtë nuk mund ta injorojmë”, ka deklaruar kreu i ASHAK.

Ndryshe, Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, para disa muajsh.

“Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3 paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla”, ka qenë kërkesa e BIK’ut.

Ndryshe, me Udhëzimin administrativ të MASHT’it përcaktohen të drejtat, obligimet, veprimet e ndaluara, vijueshmëria në mësim dhe masat e procedurat disiplinore dhe zbatimi i tyre ndaj nxënësve të cilët i shkelin rregullat e etikës.

Në Nenin 3 të këtij udhëzimi, renditen veprimat e ndaluara për nxënësit. Në pikën 1.13 të këtij Neni, si veprim i ndaluar është edhe “bartja e uniformës fetare”.

Përveç bartjes së uniformës fetare, veprime të ndaluara konsiderohen edhe: mungesa e paarsyeshme, mbajtja e armëve të ftohta dhe të zjarrta si dhe mjetet e tjera që rrezikojnë jetën e nxënësve dhe personelit, veprimet e dhunshme, bartja dhe konsumimi i drogës, duhanit  alkoolit, hyrja me vonesë në orë mësimi, prishja e rendit dhe qetësisë, lëshimi i orës pa leje, përdorimi i celularit, bartja dhe përdorimi i ditarit të klasës, falsifikimi i dokumentacionit, kopjimi, dëmtimi i inventarit dhe veshjet ekstravagante dhe grimi i tepruar./Gazeta Express/

mehmet kraja republika islamike

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri