LIVE UPDATES
Bota

Debati në Bundestag, Scholz: Gjermania nuk është më e varur nga gazi rus

Në një debat në parlamentin gjerman, kancelari gjerman, tha se Gjermania ka arritur diçka, që askush nuk e parashikonte para disa muajsh: depot me gaz janë të mbushura

7 Shtator 2022, 14:40 Nga d.a.
Debati në Bundestag, Scholz: Gjermania nuk është më e varur
Scholz

GJERMANI- Debati për buxhetin e vitit të ardhshëm, zhvilluar të mërkurën, 7.02.2022  në Bundestagun Gjerman ishte i nxehtë. Jo vetëm partitë e opozitës, edhe ato të qeverisë, akuzuan njëra-tjetrën për gabime të bëra në të kaluarën, sidomos për sa i përket politikave energjetike.

Scholz: I kemi depot plot

Scholz tha se brenda një kohe shumë të shkurtër, Gjermania është shkëputur nga varësia nga gazi rus dhe se është në rrugën e duhur për të kapërcyer këtë dimër. Kancelari socialdemokrat ishte luftarak në debatin e përgjithshëm për buxhetin e kancelarisë dhe iu përgjigj me kundërsulm kritikave të opozitës CDU/CSU. Scholz kritikoi ministrat e mëparshëm të CDU-së që e kishin penguar zgjerimin e kapaciteteve të energjisë me terminale të gazit të lëngshëm në bregun e Detit të Veriut. Scholz, i cili në qeverinë paraardhëse nën Angela Merkel (CDU) ka qenë zëvendëskancelar dhe ministër i financave, tha se kishin qenë ministrat e CDU-së në këtë qeveri, që i kishin bllokuar këto plane të tij.

Scholz nuk i kurseu kritikat as për simotrën bavareze të CDU-së, Unionin Kristiansocial (CSU) që  sipas kancelarit kishte bllokuar edhe ndërtimin e linjave për transmetimin e energjisë së erës nga Veriu i Gjermanisë në Bavari. Kancelari socialdemokrat e quajti këtë një gabim fatal. "Është mirë që jeni në opozitë, që të mund të menaxhojmë zhvillimin industrial të vendit dhe të mos u shmangemi më problemeve të këtij vendi”, tha Scholz në drejtim të opozitës.

Merz kritikon daljen nga rryma bërthamore

Më parë kreu i opozitës, Friedrich Merz, CDU/CSU, kishte kritikuar edhe mbylljen e reaktorëve bërthamorë sipas planit, të cilin e rikonfirmoi të hënën ministri i energjisë Robert Habeck. Merz kishte kërkuar lënien në punë të reaktorëve bërthamorë edhe për tre katër vjet. Ai tha se vendimi ishte një "kompromis i keq" dhe kërkoi nga  Scholz që t'i jepte fund kësaj  " çmendurie”, që sipas Merzit mund ta dëmtojë pakthyeshëm imazhin e Gjermanisë si vend i besueshëm biznesi. Scholz i tha Merzit se ishte tepër i fiksuar në energjinë atomare dhe e mbrojti vendimin.  

Edhe pakoja e lehtësimeve u kritikua nga Merz sidomos ndihmesa prej 300 euro që do t'u jepet të gjithë punëmarrësve në shtator, si kompensim për rritjen e çmimeve të gazit. Merz tha se është më mirë të mbështeten ata që kanë nevojë sesa të ndahen nga 300 euro për të gjithë.

Scholz tha se njerëzit nuk janë naivë dhe e dinë se shteti nuk mund të parandalojë të gjitha efektet e luftës, por përsëriti se qeveria "do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar kompanitë dhe qytetarët për të kapërcyer këto kohë të vështira".

Në këtë kontekst, ai kujtoi lehtësimin prej 95,000 milionë eurosh që ndihmojnë familjet dhe kompanitë dhe tha se kjo është thelbësore dhe se "kushdo që pretendon të kundërtën thjesht gënjen dhe dëshiron të mbjellë përçarje sociale”.

Scholz siguron mbështetje për Ukrainën

Scholz ishte sulmuar ashpër nga Merz edhe për sjelljen ndaj Ukrainës. Ai akuzoi kancelarin se tërthorazi ka zgjatur luftën e Rusisë kundër Ukrainës me hezitimin e tij për të mos dërguar armët. 

Scholz tha se Gjermania e ka mbështetur Ukrainën "në mënyrë shumë efektive, edhe  me armët e nevojshme të rënda". Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është detyrimi ynë për aq kohë sa është e nevojshme. Por do ta bëjmë në bashkëpunim me partnerët tanë”, 

Një minutë heshtje për Gorbaçovin

Në fillim të seancës së sotme, Bundestagu nderoi me një minutë heshtje ish-presidentin e ndjerë sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili dha një kontribut të rëndësishëm për ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990. Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas (SPD), tha se  Gorbaçovi solli një frymë të re në Kremlin.  "Gorbaçovi ishte kundër dhunës”, tha Bas. "Na dhemb thellë fakti që çdo gjë të cilën ai e ka mbrojtur, sot po dhunohet kaq hapur”.

Javë debatesh në parlamentin gjerman 

Debati gjerman po diskuton këtë javë për buxhetin e vitit të ardhshëm. Të mërkurën u debatua për katër orë rresht për buxhetin e Zyrës së Kancelarit. Në vitin e ardhshëm shpenzimet e Zyrës së Kancelarit do të jenë 3,67 miliardë euro, një shumë kjo më e ulët në krahasim me 3,86 miliardë euro të ndarë për vitin aktual. Kurse të ardhurat janë rritur, në 166,5 milionë euro. (2022: 103,5 milionë euro)./DW/

olaf scholz varesia nga gazi rus

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit