LIVE UPDATES
Bota

Së shpejti buka dhjetë euro në Gjermani?

Shumë para për gaz dhe rrymën elektrike, kjo nuk është gjë e re për bukëpjekësit. Çmimet aktuale të energjisë për shumë sektorë po bëhen të papërballueshme.

18 Shtator 2022, 11:12 Nga A.B
Së shpejti buka dhjetë euro në Gjermani?
Buke

Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – „Ne jemi një kompani klasike e zejes së bukëpjekjes dhe patiçerisë, ku shitet çfarë piqet në furrat pas banakëve", e vlerëson Tobias Plaz sipërmarrjen e tij në Eutingen, një fshat në Jug të Gjermanisë pranë Shtutgartit. Që nga viti 1890 është themeluar kjo sipërmarrje familjare, që menaxhohet tani nga brezi i katërt. Vitin e kaluar ne e rikonstruktuam tërësisht dyqanin, përmes një vitrine të re klientët mund të shohin nga banaku se çfarë piqet në pjesën e pasme të dyqanit.

Por pikërisht tani Tobias Plaz nuk di më se si ta menaxhojë më tej biznesin e tij. Në fund të gushtit atij i erdhi njoftimi me postë nga furnizuesi me gaz. Në vend të dhjetë centëve që ka paguar deri tani për kw/h për gazin këtej e tutje ai duhet të paguajë gati 35 cent. "Këto informacione duam t'i ndajmë me ju, në mënyrë që të keni mirëkuptim, kur ne do të na duhet të përshtasim çmimet për produktet tona", shkruan bukëpjekësi në Facebook dhe Istagram, ku ka vendosur një fotografi të njoftimit nga furnizuesi i gazit për çmimet e reja.

Bukëpjekësit protestojnë në Hanover

Edhe në të tjera sipërmarrje të bukëpjekjes në Gjermani gjatë këtyre ditëve po mbërrijnë kërkesat me çmimet e reja nga furnizuesit e energjisë. Me çmime të tilla, sipërmarrësit janë të shtangur dhe vrasin mendjen se si do t'i përballojnë këto kosto. Eckehard Vatter, i cili ka një firmë buke me 35 filiale dhe 430 të punësuar në Saksoninë e Ulët, në të ardhmen do të duhet të paguajë mbi 75.000 euro në muaj për gazin. Deri tani ai ka paguar rreth 5.800 euro.

Në Hanover Vatter dhe shumë kolegë të tij dolën në protesta në rrugë. "Shpëtoni bukëpjekësit” shkruhej në pankartat e banderolat e tyre, që i mbanin rrugës rreth 1000 bukëpjekës protestues dhe punonjësit e tyre. Në shumë lande prej ditësh shitja po bëhet në errësirë për të tërhequr vëmendjen e klientëve. "Ne po na shuhet drita – sot drita e nesër furra?", kjo është motoja e tyre.

Një panine për pesë euro

Pa energji furrat nuk mund të punojnë, por si mund t'i nxjerrin kostot e larta bukëpjekësit? Të rrisin përkatësisht çmimin e bukës dhe të panineve? Një panine për pesë euro dhe një bukë për dhjetë euro? Klientët nuk do ta përballonin, për këtë janë të sigurtë bukëpjekësit. Shoqata qendrore e zejtarisë gjermane të bukëpjekësve paralajmëron, që shumë sipërmarrje do të detyrohen të heqin dorë nga biznesi, nëse nuk marrin ndihma financiare nga shteti.

Paketat e ndihmës të qeverisë deri tani kanë pasur kryesisht në fokus buxhetet familjare dhe jo aq sipërmarrjet. 95 miliardë euro janë planifikuar për t'ua bërë të përballueshme qytetarëve çmimet shpërthyese të energjisë. Por u desh kohë derisa koalicioni qeverisës i socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve ta kuptojë, që edhe sipërmarrjet nuk mund t'ia dalin dot kësaj krize pa mbështetje. 

Kush duhet t'i paguajë çmimet e larta?

"Çdo ditë marrim telefonata emergjence nga ndërmarrje, që janë në prag të ndërprerjes së prodhimit – edhe sepse ato nuk t'i kompensojnë më çmimet jashtëzakonisht të larta të energjisë duke ua kaluar klientëve këtë barrë çmimesh", paralajmëron Hans Peter Wollseifer, president i shoqatës qendrore të zejtarisë, në intervistë me gazetën "Rheinischen Post". Dinamika e falimentimeve është shumë më e keqe se sa në pikun e pandemisë së koronavirusit.Sipas një sondazhi të shoqatës gjermane të industrisë (BDI) një e treta e sipërmarrjeve industriale konsideron se po i kërcënohet ekzistenca.

Në pllakatë me shkronja të zeza në sfond të verdhë shkruhet: Po na shuhet drita. Alarm për bukën. Politikanët tanë po e shtyjnë zejtarinë e bukëpjekësit në krizën më të madhe të të gjitha kohërave! Në sfond shihen demonstruesit.

Shembuj të krizës ka çdo ditë e më shumë. Prodhuesi i kartës higjenike Hakle njoftoi falimentimin duke argumentuar, se rritja e kostove nuk mund të kompensohet me rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë. Koncerni i çelikut Arcelor Mittal ka ndërprerë prodhimin në dy filiale në Veri të Gjermanisë dhe e ka nxjerrë stafin e punonjësve në sistemin e pagës minimale. Enti shtetëror i sigurimit të papunësisë u shlyen tani atyre pagat.

Gjermania kërcënohet të bjerë në recesion

Nëse një sipërmarrje ndërpret prodhimin, kjo shpesh ka pasoja të ndjeshme edhe ndaj degëve të tjera të ekonomisë si dhe për konsumatorët.

Studiuesit e ekonomisë dhe vet përfaqësuesit e ekonomisë llorgarisin që Gjermania është në rrugën e recesionitngjashëm si me humbjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Në ditën e sipërmarrësve në Gjermani, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, premtoi ndihma financiare, por iu desh të pranojë, që nuk ka ende marrëveshje brenda radhëve të qeverisë për volumin konkret të tyre.

Ministri Habeck nuk mund ta thotë shifrën e saktë se sa do t'u kushtojnë këto ndihma financiare taksapaguesve. Por një gjë është e qartë, se jo vetëm siparmarrjet e industrisë, që janë në garë ndërkombëtare, do të përfitojnë, por edhe ndërmarrjet e mesme e kryesisht ato që përdorin intensivisht energjinë. Pra edhe bukëpjekësit. Qeveria do ta vendosë në javët e ardhëshme programin e ndihmave, tha Habeck në Berlin. Por ndihmat duhet të ketë efektin prapavepruas, pra duke nisur nga shtatori. „Ne duhet të ofrojmë tani të gjithë forcën financiare, që është e nevojshme, për të siguruar substancën e mirë të ekonomisë dhe vendeve të punës në vend", tha Habeck pas takimit me 40 shoqata ekonomike të ndërmarrjeve të nivelit të mesëm.

Jo subvencione të përhershme

Ndihmat financiare do të paguhen për një kohë të kufizuar, derisa të japin efektin e duhur përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare në nivel europian për zbutjen e çmimeve të energjisë dhe gazit, deklaroi Habeck. Por a do të mjaftojë kjo? Steffen Müller, profesor në Institutit Leibniz për Studimet Ekonomike në Halle tërheq vëmendjen, se rritja e çmimit të energjisë, ashtu si edhe rritja e inetersave të kredive nuk janë një dukuri e përkohshme, por ato mund të mbeten afatmesëm ose afatgjatë.

"Programet e ndihmave, që synojnë përballimin e një periudhe të caktuar krize, i spostojnë problemet në këtë situatë me disa muaj në të ardhmen një barrë kjo që bie kryesisht në kurriz të taksapaguesve", shkruan Müller duke iu përgjigjur pyetjes së DW: "Masat, që për një periudhë ulin çmimin e energjisë, gjithashtu nuk janë të arsyeshme, sepse ato zbehin zellin për kursim energjie. Pikërisht këtë nuk duhet t'ia lejojmë vetes."

Kriza përshpejton kthesën strukturore

Më të arsyeshme janë kreditë e buta, argumenton Müller, që duhen dhënë me kusht për përshtatjen e prodhimit me kursim energjie. "Thelbi i këtij argumenti është, që çmimi i energjisë edhe pas këtij dimri të mos kthehet sërish në nivelin e vitit të kaluar. Pra ndryshon diçka në strukturë."

Normalisht është detyrë e sipërmarrjes, që të jetë e përgatitur për zhvillime të tilla, shkruan eksperti. Në një „kthesë strukturore të përshpejtuar nga kriza drejt një industrie më të gjelbër" shteti mund të ndihmojë duke i shoqëruar sipërmarrjet drejt kësaj rruge./DW

buka ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj