LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarët e Luginës kërkojnë të përfshihen në dialog, Mustafi: Duam barazi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, thotë se shqiptarët në Luginë u janë nënshtruar një diskriminimi sistematik nga autoritetet serbe.

18 Shtator 2022, 10:53 Nga d.a.
Shqiptarët e Luginës kërkojnë të përfshihen
Ragmi Mustafi

KOSOVË- Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tyre në këtë proces duhet të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ku përmes parimit të reciprocitetit të trajtohen të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike. Andaj, theksojnë se shqiptarët në Luginë duhet t’i kenë të drejtat që i kërkon komuniteti serb në Kosovë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, thotë për KosovaPress, se shqiptarët në Luginë u janë nënshtruar një diskriminimi sistematik nga autoritetet serbe.

Ajo çka për ne është e rëndësishme, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të trajtohet çështja e Luginës së Preshevës. Këtë e ka bërë deri më tash dhe shpresojmë se hapat e tjerë në qasje sa programatike, po aq sistematike të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që nënkupton përfshirjen edhe çështjes politiko-juridike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës… Për ne është e rëndësishme reciprociteti. Përmes reciprocitetit nënkuptohet barazia dhe ajo nënkupton trajtimin e të drejtave të pakicave në mënyrë simetrike. Atë çfarë kërkojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës absolutisht ia dëshirojnë të gjithë të tjerëve, por njëkohësisht ajo çfarë kërkojnë të tjerët është e rëndësishme që të përfitojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Reciprociteti është qenësore, duke marrë parasysh se shqiptarët në luginë janë të nënshtruar një diskriminimi sistematik”, thotë ai.

Mustafi thekson se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, është një akt i shëmtuar dhe antikushtetues që Serbia po e përdorë. Ai shton se në bazë të dhënave deri tani janë rreth pesë-gjashtë mijë qytetarë që janë pasivizuar deri tani, duke pamundësuar qytetarëve shqiptarë në Serbi të marrin dokumentet bazike, si letërnjoftimin dhe pasaportën.

Mustafi thotë se këtë gjë e kanë adresuar edhe në mekanizmat ndërkombëtar, andaj i bën thirrje Serbisë që të ndërpret këtë dhe t’i rikthejë gjitha adresat e shqiptarëve që iu kanë marrë ose pasivizuar.

Pasivizimi i adresave është një akt administrativ përmes të cilit shlyhet adresa dhe pamundëson qytetarit t’i merr dokumentet bazike, letërnjoftimin, pasaportën dhe kështu me radhë. Ajo çka për ne është e rëndësishme se ky akt është antikushtetues, anti-civilizues dhe madje anti-drejtave të njeriut. Kemi adresuar në gjitha mekanizmat ndërkombëtar, kemi bërë raporte të veçanta sa i përket trajtimit të kësaj teme. Duke konsideruar se është një akt i shëmtuar, kemi kërkuar që në radhë të parë të ndërpritet pasivizimi, në radhë të dytë t’i rikthehen gjitha adresave shqiptarëve që iu kanë marrë ose pasivizuar…Të dhënat statistikore janë problematike të jenë, por ajo çka kanë nxjerr disa nga organizatat joqeveritare, konsiderohet se rreth 5-6 mijë qytetarë janë pasivizuar deri tash. Të dhënat statistikore të drejtpërdrejtë, pavarësisht se kemi shtruar kërkesën Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por deri më tash nuk kemi marrë informacionin e saktë se çfarë po ndodhë me këtë proces”, shton ai.

Krahas kësaj, Mustafi kërkon nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo e Shqipërisë, të bëjnë presion Serbisë për implementim të marrëveshjeve të nënshkruara me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ne si Këshill Kombëtar Shqiptar vazhdimisht kemi pasur bashkëpunim dhe komunikim intensiv me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Shqipërisë. Në vazhdimësi kemi trajtuar tema edhe të veçanta që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve, por edhe tema që kanë të bëjnë me dialogun me Kosovën, por edhe implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Serbisë me përfaqësuesit institucional dhe politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e që nuk ka vullnet tash e dy dekada t’i implementojë ato”, thekson Mustafi.

Megjithatë, ai shprehet falënderues për vizitën e javës së kaluar në Luginë të Preshevës të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Kjo është e një rëndësie të veçantë për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, marrë parasysh se kanë financuar librat falas për nxënësit e klasave fillore në gjuhën shqipe, nga klasa e parë deri në klasën e tetë. Njëkohësisht kanë takuar dhe bashkëbiseduar me liderë politikë sa i përket çështjeve politike”, përfundon Mustafi./KosovaPress/

ragmi mustafi lugina e presheves dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet