LIVE UPDATES
Bota

Gjermani/ "Tempo. Tempo! Tempo?" Ekspozita për shpejtësinë

Gjithnjë e më shpejtë, gjithnjë e më larg - sa kohë që ekziston njeriu aq kohë ekziston edhe shpejtësia. Këtë e tregojnë edhe tre muzeume të Saksonisë së Ulët, me titullin "Tempo. Tempo! Tempo?".

6 Gusht 2023, 08:19 Nga I.A
Gjermani/ "Tempo. Tempo! Tempo?" Ekspozita për
Foto ilustruese

GJERMANI- Në Gjermani shpejtësia ka vlera të mëdha. Gjermanët nuk kanë kohë për të humbur, këtë e tregojnë si autostradat ashtu edhe automatët. Edhe vetë gjuha thotë se mungon koha për të mos marrë rrugën e drejtë, siç e tregon për shembull fjala "Verschlimmbesserung”. Kjo fjalë përshkruan gjendjen kur si dikush i nisur nga synime të mira mundohesh të përmirësosh diçka, por në fund  fare e ke bërë edhe më keq. 

Pse të humbet koha duke harrxhuar shumë fjalë, kur një fjalë e vetme mjafton për t'i thënë të gjitha?

Kur në vitin 1886 inxhinjeri gjerman Carl Benz, regjistroi patentën për ”automobilin që vihet në lëvizje nga motorri me gaz”, ai argumentoi prodhimin e automobilëve, një proces nuk ka pushuar që nga ajo kohë e deri tani: Në Gjermani, ekonominë më të madhe të Europës, janë punësuar sot në industrinë e automobilëve 800 mijë vetë.

Rritje shpejtësie dhe ulje shpejtësie - për këtë bëhet fjalë në ekspozitën "Tempo. Tempo! Tempo? Historia e një shpejtësie", që tregohet njëkohësisht në tre muzeume të landit gjerman të Saksonisë së Ulët. 

Muzeumi i artit në Kështjellën Derneburg prezanton temën e Tempos në artin bashkëkohor. Në muzeumin më të madh europian të automobilëve të vjetër, Oldtimer, Muzeumin e Einbekut bëhet fjalë për zhvillimin Teknik, kurse Muzeumi i Landit në Hanover ka në qendër historinë e natyrës dhe kulturës së shpejtësisë. 

Gara e njerëzimit 

Ekspozita është përgatitur përgjatë një viti, thotë për Deutsche Wellen, Stephan Richter, zëdhënës i Muzeumit të automobilëve PS-Speicher në Einbeck. "Secili muzeum hedh dritë në temën e shpejtësisë sipas një specifike të caktuar. Në muzeumin PS- Speicher ne merremi me anën teknike, Muzeumi Artit në Derneburg shikon anën artistike dhe Muzeumi i Hanoverit anën arkeologjike dhe etnologjike, lidhur me historinë e shpejtësisë dhe rëndësinë që ka ajo për njeriun."

Që në titull tregohet me pikën, pikëçuditësen dhe pikëpyetjen për tre vende të ekspozitës, që hedhin tre vështrime të ndryshme, shpjegon Richter idenë që fshihet pas projektit. Në ekspozitë nuk tregohen vetëm automobilë dhe motorë, por hidhet edhe një vështrim jokonvencional mbi këtë temë. Një rol të madh luan këtu edhe teoria e evolucionit dhe mediat e reja, sepse në fund të fundit gara zhvillohet për të shkuar nga A në B, dhe jo për të mos shkuar. 

Shoqëruesit më të shpejtë të botës

Muzeumi i Artit në Kështjellën Derbeburg prezanton punime bashkëkohore të artistëve nga fusha e skulpturës, pikturës dhe instalacioneve, që merren me konceptin e shpejtësisë mes të tjerash, sipas teorisë së evolucionit dhe anës teknike.

Muzeumi i Landit në Hanover e vështron shpejtësinë sipas perspektivës së historisë së natyrës dhe historisë së artit. Ekspozita në Einbeck përqëndrohet kryesisht tek teknika.

Vizitorët e ekspozitës përshëndeten këtu nga një pajisje që lëviz me shpejtësi shumë të madhe: avioni Lockheed F-104 Starfighter nga SHBA, i cili ka arritur të ketë shpejtësi dy herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Po ashtu mund të shihet një Bugatti Veyron, i cili ka arritur në vitin 2010 shpejtësinë rekord prej 431,072 kilometrash në orë.

Kapërcimi i shpejtësisë së lejuar: Gjoba e parë e dhënë ndonjëherë

Ajo që mund të shihet në ekspozitë është edhe automobili i konceptuar, VW Nardo. Ky automobil ka qenë ëndërra e prodhuesve të automobilëve të Volfsburgut, për të prodhuar super-automobilin e vet sportiv, por makina përfundoi në muzeum në vend që të shkonte për prodhim. Krahas këtyre objekteve me tempo, ekspozita tregon edhe copëza interesante historie, për shembull gjobën e parë që mendohet të jetë dhënë në Gjermani, për kapërcimin e shpejtësisë së lejuar.

"Kjo është vetëm një pusullë letre", thotë Stephan Richter nga muzeumi PS. "Por ajo është gjoba më e vjetër dhënë në Gjermani për shkak të rritjes së shpejtësisë së lejuar në vitin 1894. Ajo shihet për herë të parë nga publiku në ekspozitën tonë. Në atë kohë nuk ka patur tabela në rrugë ose mundësira për të matur shpejtësinë. Automobilët sapo kishin filluar në atë kohë të arrinin shpejtësinë 30 kilometra në orë, pra jo shpejtësi e madhe. Por thuhet se automobili ishte duke kaluar në afërsi të një restoranti dhe perdet filluan të tundeshin, gjë që tregon se ai po ecte me shpejtësi të madhe.”

Ekspozita nuk merret vetëm me lidhjen që ka Gjermania me shpejtësinë. Imazhe nga autostradat në Kaliforni, veprat e artit nga Bahrain dhe veshjet e austronautëve të NASA-s, Shuttle Ejection Escape Suit janë pjesë e tre ekspozitave po ashtu si slitë e drerëve nga Laplandi.

Marrë nga DW

makina carl benz

Sondazh

Poll
Bota 6 Gusht 2023, 07:40 I.A

Perspektiva ekonomike e Ballkanit

Foto ilustruese BALLKAN- Europa Juglindore pritet të jetë nënrajoni me rritjen më të shpejtë në krahasim me zonat e Euro...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj