LIVE UPDATES
Bota

Kosova gati të mbajë zgjedhjet në veri, BE: Presim më shumë informacione për hapat konkret

Bashkimi Evropian ka thënë që pret më shumë informacione nga Kosova për “hapat konkretë” që do të çonin në mbajtjen e zgjedhjeve.

5 Gusht 2023, 21:45 Nga k.m.
Kosova gati të mbajë zgjedhjet në veri, BE: Presim më
Albin Kurti

Gjatë kësaj jave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mori vendim për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që do ta mundësonin largimin e kryetarëve të komunave në veri përmes një iniciative. Çka thotë Bashkimi Evropian? Disa herë, BE-ja përsëriti se kryetarët në komunat në veri duhet të dorëhiqen, në mënyrë që t’u hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Në një përgjigje për Nacionalen, Bashkimi Evropian ka thënë që pret më shumë informacione nga Kosova për “hapat konkretë” që do të çonin në mbajtjen e zgjedhjeve.

“BE-ja vë në dukje vendimin e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për të krijuar një grup pune për peticionet lokale për tërheqje. BE-ja pret të marrë më shumë informacion nga autoritetet për hapat e mëtejshëm konkretë që do të çonin në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve,” – thuhet në përgjigjen e tyre. Tutje, nga Bashkimi Evropian deklaruan se zgjedhjet e parakohshme në veri duhet të mbahen pa vonesa.

“Në deklaratën e saj të 3 qershorit, BE-ja kishte kërkuar që zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës të mbahen pa vonesë. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për çdo proces që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale përmes peticioneve për tërheqje në veri të Kosovës,” – është thënë në përgjigjen e tyre për Nacionalen.

Çka thuhej në dokumentin e Qeverisë?

Në një dokument të nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, bëhej e ditur se ky grup ka kryesues Besim Myrtezanin dhe anëtarë Xhevat Tavën, Fetije Begollin e Flurim Arifin. Grupi ka kohë që të hartojë një udhëzim administrative deri më 1 shtator të këtij viti. Përgjegjësia e tyre më konkretisht, siç thuhet në dokument është “hartimi i Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.”

Kosova kërkon heqjen e masave

Prej së premtës, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është zvogëluar edhe për 25 për qind në dhe rreth komunave veriore. Ky është një hap tjetër, sipas marrëveshjes së Bratislavës, për deeskalimin e situatës. Krahas zbatimit të pikave të marrëveshjes së arritur, zyrtarë të Qeverisë duke përfshirë këtu kryeministrin e vendit, Albin Kurti kanë kërkuar që tashmë BE-ja t’i largojë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në kohën kur situate në veri ishte e tensionuar.

Kurti para disa ditëve, në një deklaratë të tij kishte rikujtuar se këto masa ishin “të përkohshme dhe të kthyeshme”, derisa u shpreh se pret që të njëjtat të largohen sa më parë.

Ne jemi duke u përgatitur që të kemi zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës ndërkaq për këto masat që janë marrë ndaj neve e të cilat janë quajtur edhe të përkohshme, edhe të kthyeshme, natyrisht që presim që ato të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo do të ndodhë paraprakisht. Pra, nuk bëhet fjalë për kushtëzime, por për rendin logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit dhe Lajçakut ... dhe që natyrisht e krijon atë normalitetin minimal për zgjedhje të parakohshme,” – ishte shprehur kryeministri./Nacionale

albin kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet