23 Nëntor 2022, 17:22
Nga d.a.
Vucic dhe Kurti
GJERMANI- Qeveria gjermane është shprehur të mërkurën, 23.11. e zhgënjyer që takimi Kurti / Vucic të hënën, 21.11., nuk është arriti një marrëveshje për targat:
"Qeveria gjermane është e zhgënyjer që kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk arritën të hënën të bien dakord për një zgjidhje të krizës aktuale,"- tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të mërkurën pasdite në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Deutsche Welles.
"Bisedimet me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Borrell, por edhe me Lajçakun, për targat e vjetra serbe në Kosovë përfunduan pa rezultat", shtoi ai.
"Të arrithet një zgjidhje për krizën"
Hebestreit e përshëndeti faktin që Kurti e shtyu afatin për marrjen e masave ndëshkuese dhe bëri thirrje që kjo kohë të shfrytëzohet për arrijtjen e një zgjidhjeje:
"Është mirë që qeveria në Kosovë ka vendosur që t'i pezullojë për 48 orë masat ekzekutive, pra vendosjen e gjobave, Është me rëndësi që kjo periudhë të shfrytëzohet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në këtë mosmarrëveshje, çka do të sillte edhe shpërshkallëzim të situatës.”
Hebestreit apeloi te qeveria e Kosovës që të mos vërë gjoba në këtë periudhë:
"Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë asnjë masë ekzekutive që ka të bëjë me shkëmbimin e targave, në mënyrë që të mos pengohet një zgjidhje e qëndrueshme.”
"Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është urgjent"
Zëdhënësi i qeverisë gjermane më tej vuri në dukje domosdoshmërinë e arritjes sa më shpejt të një marrëveshjeje në dialog. "Përshkallëzimi aktual tregon edhe një herë se sa urgjent është progresi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve.”
Hebestreit shtoi më tej se Gjermania e mbështet dialogun e drejtuar nga Borrell dhe Lajçak. "Qeveria Federale mbështet përpjekjet e përfaqësuesit të BE-së për punët e jashtme dhe të të dërguarit të posaçëm Lajcak, për të harmonizuar dialogun mes këtyre dy vendeve në këtë çështje.” Dhe shtoi: "Apeli ynë për qeveritë e të dy vendeve është që të angazhohen në mënyrë konstruktive për këtë çështje". Sipas qeverisë gjermane, në axhendën e dialogut duhet të hyjë edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe". Këtë të fundit qeveria e Kosovës e ka refuzuar deri tani.
E ndodhur nën trysninë e SHBA-së dhe BE-së,qeveria e Kosovës e pat shtyrë të hënën edhe për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe,Vendimi parshihte nisjen e gjobitjes së shoferëve që qarkullojnë me targa ilegale. Përfqësues të qeverisë së Kosovës dhe Serbisë ndoodhen aktualisht në Bruksel për të gjetur një zgjidhje të mundshme për të dalë nga kriza aktuale. /DW/
steffen hebestreit dialogu kosove-serbi
Bota
23 Nëntor 2022, 17:11
d.a.
Hakerat
BRUKSEL- Uebfaqja e Parlamentit Evropian u vu në shënjestër të një sulmi kibernetik sot, tha zëdhën&eu...
Bota
23 Nëntor 2022, 16:58
d.a.
Pamje nga spitali
ITALI- Imazhet e frikshme tregojnë se si natyra ka rimarrë azilin Vercelli në Piemonte, Itali, ku karriget me rrota të...
Bota
23 Nëntor 2022, 16:47
d.a.
Bislimi
BRUKSEL- I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se po vijon takimi n&eu...
Bota
23 Nëntor 2022, 16:35
d.a.
Angellovska – Bezhoska
MAQEDONIA E VERIUT- Rritje të prodhimit të brendshëm bruto nga 2 në 2.3 për qind këtë vit d...
Bota
23 Nëntor 2022, 16:15
a.l
Oleksiy Arestovich
RUSI- Vladimir Putin po 'lufton për jetën e tij' dhe ka frikë se mund të vritet nëse Rusia pëson...
Bota
23 Nëntor 2022, 16:26
d.a.
Christopher Hill
SERBI- Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se duhet pezulluar vendimi i Qeverisë së ...
Bota
23 Nëntor 2022, 16:01
a.l
Portugali
PORTUGALI- Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Palmeira de Faro, në komunën Esposende, si p...
Bota
23 Nëntor 2022, 16:15
d.a.
Proteste ne Mitrovice
KOSOVË- Në Mitrovicën e Kosovës sapo ka filluar tubimi protestues i nënave serbe nga Kosova kundër regj...
Bota
23 Nëntor 2022, 16:02
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Një zjarr masiv ka përfshirë një kompani të menaxhimit të mbetjeve në Asprop...
Bota
23 Nëntor 2022, 16:05
d.a.
Aksidenti ne Bullgari
BULLGARI- Kaloi një vjet nga një prej tragjedive më të mëdha në të cilën 45 udhëtar...