LIVE UPDATES
Bota

Gjermania mbrohet para GJND për “gjenocidin” në Gaza

Gjermania të martën fajësoi Nikaraguan për një pikëpamje "të njëanshme" të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

9 Prill 2024, 22:15 Nga N.F
Gjermania mbrohet para GJND për “gjenocidin” në Gaza
foto ilustruese

GJERMANI- Nikaragua e ka paditur Gjermaninë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke e akuzuar atë për lehtësimin e gjenocidit në Gaza. Gjermania i ka hedhur poshtë akuzat. Gjermania të martën fajësoi Nikaraguan për një pikëpamje "të njëanshme" të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Berlini po mbrohet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kundër akuzave të bëra nga Nikaragua se mbështetja e Gjermanisë për Izraelin mundëson gjenocid dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza.

Kryetarja e ekipit ligjor gjerman, Tania von Uslar-Gleichen, tha se çështja e Nikaraguas injoron "faktet dhe ligjin". Ajo përmendi mbështetjen e vazhdueshme humanitare për civilët.

"Në rastet kur Gjermania i ka ofruar mbështetje Izraelit, përfshirë në formën e eksporteve të armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, cilësia dhe qëllimet e këtyre furnizimeve janë shtrembëruar rëndë nga Nikaragua”, tha Tania von Uslar-Gleichen. Ajo tha gjithashtu se "ndryshe nga Nikaragua, Gjermania nuk është e verbër ndaj faktit se edhe Hamasi ka detyrime sipas ligjit ndërkombëtar humanitar".

Nikaragua i ka kërkuar gjykatës më të lartë të OKB-së, e njohur gjithashtu si Gjykata Botërore, të ndalojë eksportet gjermane të armëve ushtarake në Izrael dhe të anulojë vendimin e saj për të ndaluar financimin e agjencisë së refugjatëve palestinezë të OKB-së UNRWA. Kjo pason një çështje, kur gjykata urdhëroi Izraelin të marrë "të gjitha masat e mundshme" për të parandaluar aktet gjenocidale në luftën e tij kundër militantëve palestinezë në Gaza, pasi Afrika e Jugut akuzoi Izraelin për gjenocid.

Izraeli ka mohuar se operacioni i tij në Gaza është gjenocid, dhe ka thënë se po vepron në vetëmbrojtje, pasi militantët e udhëhequr nga Hamas hynë në jug të Izraelit më 7 tetor dhe vranë më shumë se 1200 njerëz, duke përfshirë rreth 800 civilë.

Nikaragua argumenton se rreziku i gjenocidit është i qartë. Të hënën, Nikaragua argumentoi se Gjermania po shkel Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër gjenocidit të vitit 1948. Më shumë se 33.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë vdekur në gjashtë muajt e fundit në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi. Disa agjenci të OKB-së dhe të tjera të ndihmës humanitare kanë paralajmëruar se Gaza është në prag të urisë.

"Nuk ka dyshim se Gjermania [...] ishte shumë e vetëdijshme dhe është shumë e vetëdijshme për të paktën rrezikun serioz që do të kryhej një gjenocid," i tha gjykatës ambasadori i Nikaraguas Carlos José Argüello Gómez.

Nikaragua e padit Gjermaninë para GJND-së për furnizimin me armë të Izraelit. Nikaragua i kërkoi GJND-së të vendosë "masat e përkohshme" për të urdhëruar Gjermaninë që "të pezullojë menjëherë ndihmën e saj për Izraelin, veçanërisht ndihmën e saj ushtarake, duke përfshirë pajisjet ushtarake, në masën që kjo ndihmë mund të përdoret në kundërshtim me Konventën e Gjenocidit dhe ligjin ndërkombëtar. Ajo gjithashtu kërkon që gjykata të urdhërojë Gjermaninë që të rifillojë financimin për UNRWA-n në Gaza.

Gjykatës ka të ngjarë t'i duhen javë të nxjerrë vendimin e saj paraprak dhe çështja në tërësi mund të kërkojë vite për t'u zgjidhur. Gjermania është furnizuesi kryesor i armëve për Izraelin Gjermania ka qenë një nga aleatët më të vendosur të Izraelit pas sulmeve të Hamasit.

"Historia jonë, përgjegjësia jonë që rrjedh nga Holokausti, e bën detyrë të përhershme për ne mbrojtjen e sigurisë së shtetit të Izraelit”, tha kancelari Olaf Scholz disa ditë pas sulmit.

Por Berlini ka ndryshuar gradualisht tonin gjatë gjashtë muajve të fundit, duke u bërë gjithnjë e më kritik ndaj situatës humanitare në Gaza dhe duke folur kundër një ofensive tokësore në Rafah. Nikaragua kujtoi se Berlini vazhdon të jetë një nga eksportuesit kryesorë të armëve në Izrael.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, në vitin 2023 Gjermania eksportoi 326.5 milionë euro (353.70 milionë dollarë) pajisje ushtarake dhe armë në Izrael. Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh i armëve për Izraelin pas SHBA, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm.

Marrë nga DW

gjermani gjenocid gjnd gaza lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj