LIVE UPDATES
Bota

Ukraina në garë me kohën për të shmangur shkatërrimin e sistemit energjetik

Kjo la pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të pijshëm 2 milionë ukrainas. Kompania private ‘DTEK’ ka thënë se impiantet e saj, të cilat plotësojnë rreth një të katërtën e nevojave energjetike të vendit, humbën 80% të kapacitetit të tyre.

9 Prill 2024, 21:50 Nga E. D
Ukraina në garë me kohën për të shmangur
Foto Ilustruese

UKRAINË- Muajin e kaluar Rusia filloi një sulm masiv kundër sistemit energjetik të Ukrainës duke shkatërruar të paktën tetë termocentrale dhe disa dhjetëra nënstacione. Kjo la pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të pijshëm 2 milionë ukrainas. Kompania private ‘DTEK’ ka thënë se impiantet e saj, të cilat plotësojnë rreth një të katërtën e nevojave energjetike të vendit, humbën 80% të kapacitetit të tyre. Riparimet e shpejta të impianteve mund të shmangin një shkatërrim të plotë të sistemit energjetik të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas megjithatë thonë se me rezervat e mbetura të mbrojtjes ajrore është bërë e vështirë të vendoset se çfarë të mbrohet më parë.

Kur një sulm rus zhyti në errësirë një termocentral ukrainas më 29 mars, 51-vjeçari Ihor nuk pati kohë të mendonte.

Ai kapi një elektrik dore dhe shkoi te dhoma e kontrollit e mbushur me pluhur për të shpëtuar atë që kishte mbetur nga sistemi ndërsa muret binin. Ai e bëri këtë ndërsa shikonte nëse pjesa tjetër e stafit kishte mbijetuar.

“Pas shpërthimeve të para dritat u fikën, pastaj u shembën muret”, thotë ai.

Rusia filloi një sulm të dytë masiv në sistemin energjetik të Ukrainës muajin e kaluar, duke shkatërruar të paktën tetë termocentrale dhe disa dhjetëra nënstacione.

Kievi thotë se Rusia përdori më shumë se 150 raketa dhe 240 dronë në një javë të vetme. Këto sulme ndërprenë energjinë elektrike, ngrohjen dhe madje edhe ujin e pijshëm për 2 milionë ukrainas, sipas një vlerësimi parlamentar.

“Për të prodhuar në dimër, duhet të riparojmë ndërtesën dhe çatinë që asgjë të mos ngrijë. Ky rindërtim do të marrë shumë kohë, por është prioriteti kryesor i kompanisë”, thotë Andrii, një punonjës tjetër i termocentralit.

Intensiteti i sulmeve, të cilat kanë vënë në shënjestër gjithashtu objektet e energjisë diellore dhe hidroelektrike, e detyruan Kievin të importojë energji dhe ngjalli frikë për qëndrueshmërinë e një sistemi energjetik të dëmtuar rëndë nga sulmet ajrore ruse në dimrin e parë të luftës.

Rusia ka thënë se sistemi energjetik është objektiv legjitim ushtarak dhe i ka cilësuar sulmet e muajit të kaluar si “sulme hakmarrëse” për të ndëshkuar Ukrainën për sulmin ndaj rajoneve kufitare ruse.

“Të gjitha pajisjet janë shkatërruar dhe për herë të parë në histori impianti ndaloi prodhimin e energjisë elektrike. Pothuajse 80 për qind e pajisjeve të bllokut të energjisë janë të rrënuara. Ka dëme të mëdha në pajisjet elektrike dhe turbina”, thotë Andrii.

Një kolaps i plotë i sistemit që do të ndërpriste furnizimin me energji elektrike dhe ujë në qytete dhe fshatra nuk ka mundësi të ndodhë momentalisht, tha kreu i kompanisë kombëtare të rrjetit ‘Ukrenergo’ Volodymyr Kudrytskyi për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ javën e kaluar.

Shmangia e një shkatërrimi të plotë të sistemit energjetik megjithatë varet kryesisht nga riparimet e shpejta të objekteve si ky që pa agjencia ‘Reuters’ të hënën, ku njerëzit me kostume mbrojtëse dhe kapele të forta punonin në një sallë të madhe të mbushur me metal dhe beton të përhapur gjithandej si rezultat i një sulmi ajror.

Kompania që ka në pronësi impiantin i kërkoi ‘Reuters-it’ që të mos zbulonte vendndodhjen dhe mbiemrat e punonjësve të saj për arsye sigurie.

Kompania private ‘DTEK’ ka thënë se impiantet e saj të cilat plotësojnë rreth një të katërtën e nevojave energjetike të Ukrainës, humbën 80% të kapacitetit të tyre gjatë sulmeve ruse. Ajo tha se shpreson të kryejë riparimin e të paktën 50% të dëmeve në katër muajt e ardhshëm. Kosto totale e riparimeve vlerësohet të jetë 230 milionë dollarë.

Tre termocentrale bërthamore sigurojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike të Ukrainës edhe pasi trupat ruse morën në kontroll objektin me gjashtë reaktorë të Zaporizhzhias. Ky është centrali bërthamor më i madh në Evropë.

Por dëmtimi i objekteve të prodhimit termik dhe hidroelektrik të Ukrainës ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë plotësimin e nevojave që ka vendi, thonë zyrtarët.

Pjesët e këmbimit gjithashtu është vështirë gjenden.

“Kjo pajisje nuk prodhohet më nga asnjë fabrikë në territorin e Ukrainës, veçanërisht pasi shumica e saj është nga Bashkimi Sovjetik. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të gjetur pjesë këmbimi”, thotë Andriy për fabrikën që filloi të funksionojë në fund të shekullit të 20-të.

Mbrojtja e objekteve energjetike dhe infrastrukturave të tjera jetike në një vend që në të njejtën kohë është duke mbrojtur frontin është një sfidë e madhe.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë u bëjnë thirrje aleatëve dhe partnerëve të tyre pothuajse çdo ditë që të furnizojnë Ukrainën me më shumë mbrojtje ajrore.

“Rusët godasin me më shumë saktësi. Sulmet e tyre nuk po godasin gjithandej, ata e dinë saktësisht se ku godasin... Ne kemi nevojë për më shumë mbrojtje ajrore. Nëse nuk i kemi ato, nuk do të mbetet gjë”, thotë Ihor, një nga punonjësit e termocentralit.

Presidenti Zelenskiy thotë se momentalisht vendi i tij mund t’ia dalë me rezervat që ka, por është bërë e vështirë të merret vendim se çfarë të mbrohet më parë. Kërkesa e tij për 25 sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot” u bë ndërsa vazhdon mospajtimi i republikanëve në Shtetet e Bashkuara që të miratojnë në Kongres ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Në termocentral, puna e riparimit vazhdon gjatë gjithë kohës, pavarësisht rrezikut të lartë. Një punonjës tjetër, Oleh, tha se fakti që ukrainasit nuk kishin hequr dorë nga mbrojtja e vendit, ndihmon atë dhe të tjerët që të vazhdojnë punën./VOA

lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet