9 Prill 2024, 20:44
Nga E. D
Nancy Faeser
GJERMANI- Qeveria e Gjermanisë është zotuar të martën për të luftuar krimin në rritje, sidomos pas rritjes së numrit të të dyshuarve me prejardhje jogjermane, teksa tenton edhe të shmangë rritjen e konsiderueshme të partisë së të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet shtetërore të këtij viti.
Të dhënat aktuale tregojnë 5.5 për qind rritje të krimit vitin e kaluar dhe 13.5 për qind rritje të numrit të të dyshuarve me prejardhje të huaj, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
Sipas saj, Gjermania duhet ta përmirësojë integrimin dhe të rrisë numrin e dëbimeve.
“Shkelësit e huaj duhet të largohen nga Gjermania shumë më shpejt. Rregullat e ashpra që i kemi krijuar për dëbim duhet të zbatohen”, ka thënë Faeser, social-demokrate në koalicionin qeveritar të kancelarit, Olaf Scholz.
“Secili që nuk i zbaton rregullat, duhet të largohet”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka zero tolerancë për krimet e dhunshme, të cilat janë rritur për 8.6 për qind në vitin e kaluar.
Partitë opozitare, si konservatorët, ashtu edhe Alternativa për Gjermaninë, sa shkojnë e fitojnë më shumë mbështetje përmes premtimeve për politika më të ashpra për migrantët, përfshirë kontrollet më të ashpra kufitare dhe më shumë dëbime.
“Ajo për të cilën AfD-ja ka paralajmëruar për vite, tani nuk mund të fshihet.. statistikat e reja për krime kanë nxitur debatin e ‘krimit nga të huajt’”, ka thënë Richard Graupner prej AfD-së në Bavari.
Disa sondazhe e renditin AfD-në të dytën në nivel kombëtar dhe të parën në tri lande lindore, para zgjedhjeve të shtatorit./REL
nancy faeser
Bota
9 Prill 2024, 20:40
E. D
Foto Ilustruese
SERBI- Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka kërkuar të martën prej dy subjekteve politike, Listës Serbe ...
Bota
9 Prill 2024, 20:33
E. D
Aleksandar Vuçiç dhe Emmanuel Macron
BEOGRAD- Serbia dhe Franca kanë arritur të martën marrëveshje që Beogradi t&eum...
Bota
9 Prill 2024, 20:27
E. D
Foto Ilustruese
RUSI- Kremlini ka paralajmëruar për rritje të mëtejme të niveleve të ujit në disa rajone të shtetit...
Bota
9 Prill 2024, 20:09
E. D
SHBA- Të hënën Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një investim prej 6.6 miliardë dollarësh për kompaninë tajvaneze ...
Bota
9 Prill 2024, 20:09
E. D
foto ilustruese
SERBI- Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin pë...
Bota
9 Prill 2024, 20:03
E. D
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një grup organizatash për të drejtat e njeriut i bëri thirrje të martën Kombeve të Bashkuar...
Bota
9 Prill 2024, 19:59
E. D
foto ilustruese
WASHINGTON- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ndodhet në Uashington të martën për të ushtruar trys...
Bota
9 Prill 2024, 19:56
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të martën presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç p&e...
Bota
9 Prill 2024, 19:52
E. D
Foto Ilustruese
GAZA- Ndërkohë që negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushim...
Bota
9 Prill 2024, 19:43
E. D
Donald Trump
SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump, thotë se çdo shtet amerikan duhet të miratojë ligje...