LIVE UPDATES
Bota

Trump: Aborti u takon shteteve ta zgjidhin me ligjet e tyre

Aborti, një çështje e debatueshme në zgjedhjet presidenciale amerikane, doli përsëri në qendër të vëmendjes javën e kaluar pasi Gjykata e Lartë e Floridës miratoi një ligj që e ndalon abortin në këtë shtet pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

9 Prill 2024, 19:43 Nga E. D
 
Trump: Aborti u takon shteteve ta zgjidhin me ligjet e tyre
Donald Trump

SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump, thotë se çdo shtet amerikan duhet të miratojë ligjet e veta lidhur me abortin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, qëndrimi i zotit Trump bie ndesh me disa nga përkrahësit e tij që kërkojnë ndalimin abortit në shkallë kombëtare.

Aborti, një çështje e debatueshme në zgjedhjet presidenciale amerikane, doli përsëri në qendër të vëmendjes javën e kaluar pasi Gjykata e Lartë e Floridës miratoi një ligj që e ndalon abortin në këtë shtet pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Por ky zhvillim shtron pikëpyetjen nëse kandidati republikan për president, Donald Trump, e mbështet idenë e disa prej drejtuesve kryesorë të partisë së tij që kërkojnë ndalimin e abortit në shkallë kombëtare. Të hënën, zoti Trump tha në rrjetin ‘TruthSocial’ se çdo shtet duhet të vendosë vetë.

“Shumë shtete do të mbajnë qëndrime të ndryshme dhe do të kenë kufizime të ndryshme për abortin. Disa ligje më konservatore se të tjerat. Përfundimisht ka të bëjë me vullnetin e popullit”, tha zoti Trump.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara në vitin 2022 ua kaloi shteteve amerikane këto të drejta, duke i dhënë fund një ligji 50 vjeçar federal që mbronte të drejtën e abortit.

Në video, zoti Trump falënderoi gjashtë gjykatësit duke u përmendur emrin, përfshirë tre të emëruar nga ai vetë. Ai tha se është krenar si personi përgjegjës për dhënien fund të mbrojtjes federale për abortin.

“Çështja e abortit tani do të trajtohet ashtu siç kemi dashur të gjithë. Për nga pikëpamja ligjore, shtetet do të jenë ato që do të vendosin përmes një votimi apo legjislacioni ose ndoshta të dyja. Vendimi i shteteve duhet të jetë ligji përfundimtar”.

Presidenti Joe Biden ka zhvilluar një fushatë të zëshme me zotimin për të rikthyer të drejtën federale për abortin, të vendosur në atë që njihet si çështja Roe kundër Wade.

“Nëse votuesit amerikanë ia japin fitoren e Kongresit demokratëve, ju premtoj se Kamala dhe unë do ta rikthejmë përsëri ligjin ‘Roe kundër Wade’ si ligj për mbarë vendin”, tha zoti Biden.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila garon sërish përkrah Presidentit Biden, është pjesë e një fushate për ta lidhur zotin Trump me pikëpamjet më ekstreme kundër abortit.

"Si guxojnë të besojnë këta udhëheqës të zgjedhur se janë në pozita më të mira për t’u treguar grave se çfarë është në interesin e tyre më të mirë. Duhet të jemi një vend që ka besim tek gruaja”, tha zonja Harris.

Dyshja demokrate, Harris - Biden, po përqendrohen tek të drejtat e riprodhimit pasi aborti i ka dëmtuar politikisht republikanët që nga vendimi i Gjykatës së Lartë, me dy humbje të mëdha në referendumet në Ohajo dhe Kansas.

Zoti Trump duket se u ka bërë thirrje mbështetësve të tij për pasojat politike të izolimit të të moderuarve në lidhje me abortin.

“Për këtë çështje ju duhet t’i drejtoheni vetvetes, por gjithashtu të fitoni zgjedhjet për ta ringjallur kulturën tonë, faktikisht për ta shpëtuar vendin, i cili aktualisht dhe fatkeqësisht është në rënie”, tha zoti Trump.

Drejtuesja e një prej grupeve më të mëdha kundër abortit në Shtetet e Bashkuara tha të hënën se ishte "thellësisht e zhgënjyer" nga dështimi i zotit Trump për të mbështetur ndalimin e abortit në shkallë kombëtare, por tha se grupi do të vazhdojë ta mbështesë zotin Trump në zgjedhjet kundër demokratit Biden.

Debatet në këto zgjedhje presidenciale mbi të drejtat riprodhuese do të ushqehen gjithashtu edhe nga një vendim i pritshëm i Gjykatës së Lartë nëse do të forcohen kufizimet për qasjen ndaj një ilaçi për abortin./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen