8 Prill 2024, 21:40
Nga E. D
Aleksadar Vuçiç dhe Emmanuel Macron
PARIS- Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, gjatë një adresimi të përbashkët në Paris me homologun francez, Emmanuel Macron, tha se qëndrimi se Prishtina dhe Beogradi “kanë bërë diçka” në dialogun për normalizimin e raporteve nuk është i vërtetë, pasi “njëra palë nuk ka bërë asgjë”, duke iu referuar Kosovës.
Gjatë konferencës për media pas takimit me Macronin, Vuçiq foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Udhëheqësi serb pretendoi se Serbia ka përmbushur “tri gjëra” sa i përket Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit – të arritur vitin e kaluar – dhe parakusht i saj, sipas tij, ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Kosova nuk e ka përmbushur.
“[Kosova] po kryen shpronësim në veri, nuk ka hetim për plagosjen e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiq.
Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit shkurtin e vitit të kaluar në Bruksel, ndërkaq në mars të vitit 2023, në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.
Zyrtarët në Beograd vazhdimisht kanë thënë se nuk do të zbatojnë të 11 pikat e marrëveshjes. Kosova po ashtu deri më tani nuk ka zbatuar obligimet e saj, veçmas ato që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit.
Paraprakisht, Brukseli kishte akuzuar të dyja palët për moszbatimin e marrëveshjes.
Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe zotim për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjithë kjo është përfshirë në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar.
“Franca do të sigurohet që çdo hap i marrëveshjes do të përmbushet”, tha Macron.
Ai po ashtu tha se është e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të arrestohen.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, akuzë që është hedhur poshtë nga Beogradi.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
“Po ashtu dua që Prishtina të respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me shumicë serbe”, tha Macron.
Para takimit në Paris, Vuçiq kishte thënë se do të diskutonte 14 tema me Macronin, duke nisur nga industria, bujqësia, inteligjenca artificiale e deri tek energjia bërthamore.
Pallati Elize njoftoi më herët se dy zyrtarët po ashtu do të bisedonin për integrimin evropian të Serbisë, raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe Macron “do të riafirmojë zotimin e tij për mbështetjen e plotë të integrimit evropian të Serbisë” dhe se “normalizimi i raporte me Kosovën është pjesë integrale e procesit të pranimit” në Bashkimin Evropian.
Ky ishte takimi i njëzetë ndërmjet Vuçiqit dhe Macronit deri më sot./REL
aleksadar vuçiç emmanuel macron
Bota
8 Prill 2024, 21:21
E. D
foto nga vendngjarja
SHBA- Një person i armatosur hapi zjarr në një zyrë avokatie në Summerlin, Nevada, duke vrarë dy persona...
Bota
8 Prill 2024, 21:11
E. D
foto ilustruese
SHBA- Nga tani deri në shtator, një shpërthim masiv 3,000 vite dritë larg nga Toka do të ndodhë në qiell...
Bota
8 Prill 2024, 20:55
E. D
foto ilustruese
ROMË- Kisha Katolike ka theksuar se kirurgjia e ndryshimit të gjinisë dhe zëvendësimi i saj përfaqësojn&...
Bota
8 Prill 2024, 20:58
h.k
Foto ilustruese
FRANCË-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Paris me ftes&eum...
Bota
8 Prill 2024, 20:28
E. D
foto ilustruese
MOZAMBIK- Të paktën 94 persona, përfshirë fëmijë, kanë vdekur pas përmbytjes së një trage...
Bota
8 Prill 2024, 20:20
E. D
KOSOVË- Pasuritë e sekuestruara të luajtshme dhe të paluajtshme të Millan Radoiçiqit do të administrohen nga Agjencia p&e...
Bota
8 Prill 2024, 20:07
E. D
foto nga vendngjarja
GREQI- Greqia u përball me flakët e saj të parë të vitit, gati një muaj përpara fillimit t&eum...
Bota
8 Prill 2024, 20:02
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Pamjet eklipsit në SHBA dhe Meksikë kanë pushtuar mediat e huaja pak minuta më parë. Pamjet e drejtëp&e...
Bota
8 Prill 2024, 19:34
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi sot se ka tërhequr forcat e saj nga qyteti Khan Younis në Rripin e Gazës, duke e ulur pran...
Bota
8 Prill 2024, 19:11
E. D
foto ilustruese
LIBAN- Një sulm izraelit në Libanin jugor këtë të hënë vrau një komandant në terren të gr...