LIVE UPDATES
Bota

VOA: Turqia vendos kufizime tregtare ndaj Izraelit deri në arritjen e armëpushimit në Gazë

Kufizimet përfshijnë 54 artikuj si hekur, çelik, çimento, karburant për avionë dhe plehra kimike.

9 Prill 2024, 19:43 Nga E. D
VOA: Turqia vendos kufizime tregtare ndaj Izraelit deri në arritjen e
Foto Ilustruese

TURQI- Turqia tha të martën se po vendos kufizime tregtare ndaj Izraelit që prekin një sërë prodhimesh derisa Izraeli të shpallë një armëpushim në Gazë.

Kufizimet përfshijnë 54 artikuj si hekur, çelik, çimento, karburant për avionë dhe plehra kimike.

Kufizimet u vendosën një ditë pasi Izraeli bllokoi një kërkesë turke për të dërguar ndihma në Gazë. Shumë vende kanë hedhur ndihma nga ajri në përpjekje për të tejkaluar atë që organizatat humanitare thonë se është pamundësia për të dërguar ndihma përmes rrugëve tokësore.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, u zotua të përgjigjet me masa paralele kundër Turqisë, duke shtuar se Izraeli megjithatë nuk do t'i përgjigjet “dhunës dhe zhvatjes”.

Ministri Katz shkroi në rrjetin social X se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po sakrifikon “interesin ekonomik të popullit turk për hir të mbështetjes së tij ndaj vrasësve të Hamasit në Gazë”.

Pas bisedimeve për armëpushim në Kajro me përfshirjen e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Hamasit dhe Katarit, grupi militant palestinez tha se po shqyrtonte propozimin e fundit për ndalimin e luftimeve të shoqëruar me lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë.

Propozimi sugjeron arritjen e një armëpushimi gjashtë-javor, lirimin e disa prej pengjeve që po mbahen në Gazë, lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli, rritjen e ndihmave humanitare për Gazën dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se mori një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro.

“Ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjithë pengjeve dhe arritjen e një fitoreje të plotë ndaj Hamasit,” tha Kryeministri Netanyahu. “Kjo fitore kërkon hyrjen në qytetin Rafah dhe zhdukjen e batalioneve terroriste atje. Kjo do të ndodhë. Kemi caktuar datën për ndërhyrjen”, tha ai.

Uashingtoni e kritikoi menjëherë Kryeministrin izraelit. Një zëdhënëse e Pentagonit tha se Uashingtoni “ka qenë shumë i qartë se nuk i mbështet operacionet në Rafah”.

“Ne duam të shohim një plan të besueshëm për mënyrën se si ata do t’i kryejnë operacionet atje”, duke pasur parasysh shqetësimet “thelbësore” humanitare për më shumë se një milionë civilë palestinezë të strehuar atje, tha zëvendës sekretarja për shtypin e Pentagonit, Sabrina Singh. “Ne ende nuk e kemi parë planin e tyre zyrtar”.

Shtëpia e Bardhë i cilësoi negociatat si “serioze”.

“Hamasi ka marrë një propozim dhe ne presim përgjigjen e Hamasit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. “Tani do të jetë në dorën e Hamasit që të bëjë atë që duhet bërë”.

Zoti Kirby nuk pranoi të fliste për detajet e marrëveshjes së propozuar, duke shtuar se “kjo do të ishte një nga mënyrat më të sigurta për ta shkatërruar atë”.

Vazhdimi i negociatave për armëpushim dhe lirim të pengjeve u bë disa ditë pasi Presidenti Joe Biden paralajmëroi Kryeministrin Netanyahu për mundësinë e një ndryshimi në mbështetjen amerikane për ofensivën izraelite.

Presidenti Biden kërkoi që Izraeli të lejojë menjëherë më shumë ndihma humanitare në zonën e luftës për të ndihmuar palestinezët e uritur dhe për t’iu dhënë mbështetje negociatorëve izraelitë për të arritur një armëpushim të menjëhershëm.

Kërkesat e zotit Biden erdhën pasi një sulm ajror izraelit vrau shtatë punonjës ndërkombëtarë të një organizate humanitare që përpiqeshin të dërgonin ushqim në Gazë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, përcolli të njejtin mesazhin përmes një telefonate të hënën me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, njoftoi Pentagoni.

Sekretari Austin diskutoi nevojën për të “rritur në mënyrë dramatike ndihmat humanitare në Gazë” si dhe hetimin e sulmit të ushtrisë izraelite që vrau punonjësit e organizatës humanitare “World Central Kitchen”.

“Ministri Gallant dha detaje për tërheqjen e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nga disa pjesë të Gazës dhe të ardhmen e ofensivës së Izraelit kundër Hamasit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder. “Sekretari Austin shprehu përkushtimin e tij për të përkrahur lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe shprehu shpresën se negociatat do të arrijnë të ndalojnë përkohësisht luftimet”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha të dielën se “më shumë se 300 kamionë [me ndihma humanitare] hynë në Gazë dhe ky është përparim. Ne padyshim duhet të shohim në vazhdimësi rritjen e këtij numri për të trajtuar realisht situatën e tmerrshme humanitare në Gazë”.

Zyrtarët izraelitë do të vizitojnë gjithashtu Shtëpinë e Bardhë në ditët në vijim për të dëgjuar shqetësimet amerikane mbi ofensivën e mundshme izraelite në Rafah.

“Ne nuk mbështesim një operacion të madh tokësor në Rafah”, tha zoti Kirby. “Ne gjithashtu nuk shohim asnjë shenjë se një operacion i tillë i madh tokësor është i pashmangshëm, ose se këto trupa [të zhvendosura nga qyteti Khan Younis] po ripozicionohen për atë lloj operacioni tokësor”.

Hamasi besohet se ende mban rreth 100 pengje në Gazë, nga rreth 250 që kapi gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izraelit, ku mbetën të vrarë 1200 njerëz.

Deri në mesin e muajit shkurt, 112 pengje ishin liruar, shumica gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa 36 të tjerë besohet se kanë vdekur ose janë vrarë në Gazë gjatë gjashtë muajve të luftimeve.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se si pasojë e sulmi të Izraelit janë vrarë më shumë se 33,000 njerëz, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë. Këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura. Ushtria izraelite thotë se totali përfshin mijëra militantë që janë vrarë gjatë operacionit të tyre.

Disa informacione për këtë raport janë siguruar nga agjencitë e lajmeve Reuters, Associated Press dhe Agence France-Presse.

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj