LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri izraelit zotohet të sulmojë qytetin Rafah përkundër kundërshtimit amerikan

Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, e kanë kundërshtuar operacionin tokësor në Rafah dhe kanë kërkuar një plan që të ofrojë mbrojtje për civilët.

9 Prill 2024, 19:52 Nga E. D
Kryeministri izraelit zotohet të sulmojë qytetin Rafah
Foto Ilustruese

GAZA- Ndërkohë që negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushim po vazhdojnë në Kajro, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se tashmë është caktuar data për fillimin e sulmit ndaj qytetit jugor të Rafahut në Rripin e Gazës, në kufi me Egjiptin, ku po strehohen rreth 1.4 milionë palestinezë, shumica të zhvendosur nga pjesët tjera të territorit gjatë luftës gjashtë mujore të Izraelit kundër Hamasit. Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, e kanë kundërshtuar operacionin tokësor në Rafah dhe kanë kërkuar një plan që të ofrojë mbrojtje për civilët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkallëzoi të hënën zotimin e tij për të pushtuar qytetin e Rafahut, në pjesën jugore të Gazës, përkundër kundërshtimit të aleatëve kryesorë të Izraelit.

“Sot mora një raport të detajuar për bisedimet në Kajro, të gjithë po punojmë që të arrijmë qëllimet tona, në veçanti lirimin e pengjeve dhe arritjen e fitores së plotë kundër Hamasit. Fitorja kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalioneve terroriste atje. Do të ndodhë - data është caktuar,” deklaroi ai.

Zoti Netanyahu nuk dha detaje të tjera. Por kërcënimi i tij për operacion tokësor në Rafah vjen një ditë pasi Izraeli tërhoqi forcat ushtarake nga qyteti Khan Younis, në pjesën qendrore të Gazës, duke përmbyllur një fazë të rëndësishme të luftës.

Zyrtarët ushtarakë thanë se tani janë në përgatitje për ofensivën në pjesën jugore të territorit, ku po strehohet gjysma e popullsisë së Gazës, shumë prej të cilëve janë zhvendosur nga pjesët tjera të enklavës.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Izraelin kundër sulmit në Rafah, të cilin Izraeli e konsideron si bastionin e fundit të madh të grupit militant Hamas. Uashingtoni ka theksuar se Izraeli gabon nëse sulmon Rafahun dhe ka kërkuar një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët.

“Ia kemi bërë të qartë Izraelit se ne mendojmë që një sulm ushtarak në Rafah do të ketë një efekt shumë të dëmshëm ndaj civilëve dhe në afat të gjatë do ta cenojë sigurinë e Izraelit. Pra nuk është vetëm çështje e prezantimit të një plani nga Izraeli, e kemi bërë të qartë se mendojmë që ka mënyra më të mira për të përmbushur qëllimin legjitim të tyre, që është shkatërrimi dhe disfata e batalioneve të Hamasit që ende vazhdojnë të jenë në Rafah,” tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Ndërkohë, banorët palestinezë të Khan Younis-it, të cilët u kthyen për t’i parë shtëpitë e tyre, thanë se forcat izraelite lanë prapa një qytet që nuk e njohin më, me mijëra ndërtesa të shkatërruara ose të dëmtuara, dëshmi të njërit prej sulmeve ushtarake më shkatërruese dhe vdekjeprurëse në botë në dekadat e fundit. Shumica e Rripit të Gazës, një territor i ngushtë përgjatë detit me 2.3 milionë banorë, tani është e pabanueshme.

“Kurrë nuk e kam imagjinuar se mund të arrinim në këtë gjendje. E kam të vështirë ta përshkruaj, shumë të vështirë, ëndrra e jetë të humbura në këto ndërtesa, fëmijët që luanin në këto rrugë,” thotë banori palestinez Hatem al-Masri.

Vëzhguesit druhen se një fat i ngjashëm e pret edhe qytetin e Rafahut.

Sipas zyrtarëve izraelitë, Izraeli është në proces të blerjes së 40 mijë tendave në përgatitje për evakuimin e qindra mijëra palestinezëve që po strehohen në Rafah si pjesë e përgatitjeve për operacionin ushtarak.

Ndërkohë, zyrtarët egjiptianë njoftuan të martën se ndërmjetësit ndërkombëtarë u dorëzuan delegacioneve të Izraelit dhe Hamasit një plan të ri, që përfshin një ndërprerje gjashtë javore të luftimeve dhe këmbimin e 40 pengjeve, që po mbahen nga Hamasi me lirimin e të paktën 700 të burgosurve palestinezë nëçga burgjet e Izraelit, dhjetëra prej të cilëve që vuajnë dënime për vrasjen e izraelitëve gjatë sulmeve të grupeve militante.

Propozimi po ashtu përfshin edhe kthimin e një numri të dukshëm të palestinezëve në pjesën veriore të Gazës, prej nga qindra mijëra palestinezë u larguan në fazat e hershme të luftës./VOA

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit