LIVE UPDATES
Bota

VOA: Sekretari Cameron në SHBA për të nxitur zhbllokimin e ndihmës për Ukrainën

Para së të arrinte në kryeqytetin amerikan, ai takoi në Florida ish presidentin Donald Trump, i cili është i rezervuar rreth kësaj çështjeje.

9 Prill 2024, 19:59 Nga E. D
VOA: Sekretari Cameron në SHBA për të nxitur zhbllokimin e
foto ilustruese

WASHINGTON- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ndodhet në Uashington të martën për të ushtruar trysni ndaj zyrtarëve të lartë republikanë për të zhbllokuar ndihmën për Ukrainën. Para së të arrinte në kryeqytetin amerikan, ai takoi në Florida ish presidentin Donald Trump, i cili është i rezervuar rreth kësaj çështjeje.

Sekretari Cameron thotë se fitorja për Ukrainën është "jetike për sigurinë amerikane dhe evropiane", por ish presidenti është një kritik i mbështetjes së vazhdueshme amerikane dhe ligjvënësit e rreshtuar krah tij po mbajnë të bllokuar në Kongres një paketë ndihme për Kievin.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi takimin dhe tha se është "praktikë standarde" që ministrat e qeverisë të takohen me udhëheqësit e opozitës së vendeve aleate në vitet zgjedhore.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, u takua në shkurt me udhëheqësin e Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili është favorit për t'u bërë kryeministër në zgjedhjet e mëvonshme të këtij viti. Kur zoti Cameron ishte kryeministër në vitin 2012, ai u takua me kandidatin e atëhershëm republikan për postin e presidentit, Mitt Romney.

Zyrtarët britanikë nuk thanë se si rrodhi takimi. Zoti Cameron dhe zoti Trump kanë pasur disa dallime të dukshme në të kaluarën. Zoti Cameron e quajti propozimin e zotit Trump gjatë fushatës së tij të parë presidenciale për ndalimin e hyrjes në myslimanëve në SHBA, “përçarës, të marrë dhe të gabuar”.

Z. Cameron ishte kryeministër i Britanisë së Madhe gjatë referendumit të 2016-ës për largimin e saj nga Bashkimi Evropian, një veprim që ai e kundërshtoi, ndërsa zoti Trump e mbështeti me entuziazëm. Ish kryeministri Cameron dha dorëheqjen pasi votuesit refuzuan thirrjen e tij për të qëndruar në bllok.

Kryeministri Rishi Sunak papritmas e ktheu zotin Cameron në qeveri vitin e kaluar.

Në Uashington, sekretari Cameron planifikon të nxisë ligjvënësit amerikanë të miratojnë një paketë të re ndihme për Ukrainën, duke paralajmëruar Kongresin se po e vë në rrezik sigurinë e perëndimit me bllokimin e fondeve. Ai do të zhvillojë bisedime me ligjvënësit, përfshirë udhëheqësin republikan të Senatit, Mitch McConnell, dhe shpreson të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, roli i të cilit është thelbësor në këtë çështje.

Në një video të postuar javën e kaluar në rrjetin social X, sekretari Cameron tha se “kryetari Johnson mund ta bëjë këtë në Kongres”.

Një paketë ndihme ushtarake prej 60 miliardë dollarësh është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi konservatorët kërkojnë të bllokojnë financimin e mëtejshëm për konfliktin dyvjeçar dhe disa republikanë kërkojnë lëshime për sigurinë kufitare, para se të mbështesin projektligjin.

Para udhëtimit, sekretari Cameron tha se "suksesi për Ukrainën dhe dështimi për (presidentin rus Vladimir) Putin, janë jetike për sigurinë amerikane dhe evropiane".

“Kjo do të tregojë se kufijtë janë të rëndësishëm, se agresioni nuk shpaguhet dhe se vendet si Ukraina janë të lira të zgjedhin të ardhmen e tyre”, tha ai. "Alternativa vetëm do të inkurajonte Putinin në përpjekjet e mëtejshme për të ri vizatuar kufijtë evropianë me forcë dhe do të dëgjohej qartë në Pekin, Teheran dhe Korenë e Veriut".

Sekretari Cameron do të diskutojë gjithashtu luftën për luftën Izrael-Hamas, përfshirë përpjekjet për një "armëpushim të qëndrueshëm" dhe për të siguruar më shumë ndihma në Gaza, në bisedimet me zyrtarët amerikanë, përfshirë sekretarin Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan. Mbretëria e Bashkuar po dërgon një anije të Marinës Mbretërore në Mesdheun lindor për të forcuar përpjekjet për të hapur një korridor ndihme detare midis Qipros dhe një porti të përkohshme të ngritur nga Shtetet e Bashkuara në Gaza.

david cameron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj