LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden, 6.6 miliardë dollarë për prodhimin e mikroprocesorëve në SHBA

Siç njoftojnë korrespondentët e Zërit të Amerikës, Anita Powell dhe Levi Stallings, plani parashikon ndërtimin e një fabrike të tretë që do të sjellë investimin e gjigantit të teknologjisë në Arizona në 65 miliardë dollarë.

9 Prill 2024, 20:09 Nga E. D
Presidenti Biden, 6.6 miliardë dollarë për prodhimin e

SHBA- Të hënën Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një investim prej 6.6 miliardë dollarësh për kompaninë tajvaneze “TSMC”, një prej prodhuesve kryesorë të mikroprocesorëve në botë.

Siç njoftojnë korrespondentët e Zërit të Amerikës, Anita Powell dhe Levi Stallings, plani parashikon ndërtimin e një fabrike të tretë që do të sjellë investimin e gjigantit të teknologjisë në Arizona në 65 miliardë dollarë.

Një gjysmëpërçues i vetëm është më i vogël se një kokërr rëre.

Por miliarda të tillë, te bashkuar në një mikroprocesor, mund të lidhin botën, të kontrollojnë armët dhe në të ardhmen mund edhe të ngasin makinën tuaj.

Por gjatë dekadave të fundit, prodhimi i gjysmëpërçuesve në Amerikë, kësaj teknologjie të shpikur në Shtetet e Bashkuara ka pësuar rënie.

“Si vend, dikur prodhonim 40 për qind të mikroprocesorëve për mbarë botën. Tani prodhojmë më pak se 10 për qind”, thotë Andy Wand nga Universiteti i Arizonës Veriore.

Por të hënën, administrata e Presiudentit Biden njoftoi një investim prej 6.6 miliardë dollarësh për prodhuesin më të njohur në botë të mikroprocesorëve për ndërtimin e një fabrike të tretë në shtetin e Arizonës.

Kompania tajvaneze e prodhimit të gjysmëpërçuesve, e njohur si TSMC, thotë se në bazë të planeve të saj, Shtetet e Bashkuara do të arrijnë të prodhojnë 20 për qind të gjysmëpërçuesve më të avancuar në botë deri në fund të kësaj dekade.

Ndihma amerikane vjen pas miratimit dypartiak të një ligji për mikroprocesorët dhe shkencën, të cilin Presidenti Biden e kishte theksuar gjatë një vizite më 2022 në objektin e parë të kompanisë TSMC në Arizona.

“Prodhimtaria amerikane është rikthyer”, tha zoti Biden më 6 dhjetor 2022.

Inxhinierët thonë se plani trajton një nga dobësitë më të mëdha të prodhimit amerikan të mikroprocesorëve.

“Në 15-20 viteve të fundit, kemi hyrë në një cikël ku novacioni është ngadalësuar. Përparësi i është kushtuar rezultateve financiare, rritjes së të ardhurave për investitorët dhe blerjes së aksioneve. Ky ligj është mundësia e përsosur për ta përmirësuar atë“, thotë Todd Achilles nga Universiteti Berkeley i Kalifornisë.

Por, ekspertët thonë se Amerika ka nevojë urgente për punonjës të kualifikuar për këtë sektor. Shtëpia e Bardhë thotë se investimi i ri mund të krijojë 25 mijë vende pune. Pyetja është se a ka punëtorë të mjaftueshëm për ta plotësuar këtë nevojë?

“Kolegji ynë i inxhinerisë është më i madhi në vend, me mbi 33 mijë studentë të regjistruar dhe ne vazhdojmë të dëgjojmë ankesat e kompanive në industrinë e gjysmëpërçuesve për mungesë të punonjësve të aftësuar”, thotë Zachary Holman nga Universiteti Shtetëror i Arizonës.

Më 2022 kompania “TSMC” nisi punimet për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mikroprocesorëve më të përparuar në botë.

Krahas avancimit të teknologjisë, prodhimi i mikroprocesorëve mund të bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar dhe i shtrenjtë.

A do të mundet vendi që krijoi mikroprocesorin e fuqishëm të qëndrojë në krye? Duket se Presidenti Biden beson se po./VOA

 

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj