All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Thirrja e Gjermanisë: Serbët të heqin barrikadat ilegale

Burger tha gjithashtu se serbët e Kosovës duhet të kthehen sa më shpejt në institucionet Kosovës. "Kjo është në interes të njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës", argumentoi ai.

29 Dhjetor 2022, 08:31 Nga a.l
Thirrja e Gjermanisë: Serbët të heqin barrikadat ilegale
GJermani
All - Paragraf - 1

KOSOVË-  Qeveria gjermane u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të heqin barrikadat dhe të kthehen në institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger, tha në konferencën e rregullt për shtyp në Berlin:

"Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt dhe bllokimi i djeshëm i kalimit kufitar të Merdarës nga ana e Serbisë e ashpërson situatën edhe më shumë".

Retorika nacionaliste e Serbisë

Më tej ai kritikoi retorikën nacionaliste të Serbisë dhe bëri thirrje që kjo e fundit të heqë dorë prej saj.

"Retorika nacionaliste, që kemi dëgjuar nga pala serbe në kohët e fundit është tërësisht e papranueshme dhe rritja e pranisë ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën jep një sinjal krejt të gabuar, prandaj edhe ne presim një qasje konstruktive nga ana e Serbisë dhe këtë e kemi bërë të qartë në kanale të ndryshme", tha Burger.

Thirrja e Gjermanisë: Serbët të heqin barrikadat ilegale
MPJ e Gjermanisë: Bllokimi i kalimit kufitar të Merdarës nga ana e Serbisë e ashpërson situatën edhe më shumë

Burger tha gjithashtu se serbët e Kosovës duhet të kthehen sa më shpejt në institucionet Kosovës. "Kjo është në interes të njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës", argumentoi ai.

Qasje më konstruktive edhe nga ana e Kosovës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kërkoi gjithashtu qasje më konstruktive edhe nga ana e Kosovës.

"Kosova duhet ta pranojë që të vërë në agjendën e dialogut të udhëhequr nga BE-ja krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe", tha ai duke rikonfirmuar edhe mbështetjen e Berlinit për "bisedimet shumë instensive të udhëhequra nga i ngarkuari i BE-së me dialgun, Miroslav Lajçak, dhe nga KFOR-i, për të arritur një shtensionim të situatës në terren dhe progres në dalogun e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve".

Nga Serbia kërkohet gatishmëri për negociim

Ndaj zhvillimeve aktuale mes Serbisë dhe Kosovës kanë reaguar edhe raportuesit e partive për Ballkanin Perëndimor në Bundestag. Deputeti socialdemokrat, Adis Ahmetovic, në një deklaratë për shtyp kërkoi nga Serbia gatishmëri për negociim: "Në vend të provokimeve të mëtejshme – p.sh. duke vënë forcat serbe të sigurisë në gatishmërinë më të lartë luftarake ose duke bllokuar rrugët e trafikut dhe kalimet kufitare - më në fund duhet të ketë një vullnet real për të negociuar në mënyrë që të parandalohet një konflikt i armatosur."

Thirrja e Gjermanisë: Serbët të heqin barrikadat ilegale
Deputeti socialdemokrat Adis Ahmetovic kërkon nga Serbia gatishmëri për negociim

Ahmetovic kritikoi qëndrimin e Serbisë dhe kërkoi sqarimin e njoftimeve të pakonfirmuara për praninë e forcave ruse në Serbi. "Përkundër kërkesave të ndërkombëtarëve dhe të kryeministrit kosovar që i kërkoi forcës paqeruajtëse të Kosovës, KFOR-it , të heqë barrikadat, arteriet e rëndësishme të trafikut vazhdojnë të mbeten të bllokuara dhe pikat kufitare të mbyllura. Informacioni ekzistues - nëse konfirmohet - se forcat e sigurisë Wagneriane tashmë janë të vendosura në Serbi duhet të sqarohet menjëherë", tha Ahmetovic.

Thirrja e Gjermanisë: Serbët të heqin barrikadat ilegale
Forca paqeruajtëse e Kosovës, KFOR

Sipas tij BE dhe SHBA kanë një rol kyç për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm. "Më shumë se kurrë, BE-së dhe SHBA-ve u kërkohet të marrin masa të menjëhershme konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar paqen në Kosovë, për shembull duke rritur përsëri numrin e trupave të KFOR-it në vend, tha deputeti. "Llogaritja e qartë për të përsëritur  një kapitull të errët të historisë, nuk duhet të funksionojë”, deklaroi raportuesi i socialdemokratëve në Bundestag, Adis Ahmetovic.

Hacker: Serbët të heqin bllokadat

Me rastin e tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, edhe raportuesi përgjegjës i grupit parlamentar të partisë liberale FDP për vendet e Ballkanit Perëndimor, Thomas Hacker, kërkoi nga serbët të heqin bllokadat. "Lirimi i ish-oficerit të policisë serbe, Dejan Pantic, tani duhet të përdoret për t'u dhënë fund menjëherë kufizimeve sistematike të lirisë së lëvizjes në dhe rreth qytetit verior të Kosovës, Mitrovicës", shkruan deputeti në një deklaratë për shtyp.

Thirrja e Gjermanisë: Serbët të heqin barrikadat ilegale
Barrikadat serbe në veri të Kosovës

"Me vendimin e sotëm nuk ka më arsye të kuptueshme për mbajtjen e barrikadave. Këto tani duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur, nën mbikëqyrjen e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX. Udhëheqja e Beogradit do të ishte mirë gjithashtu që të hiqte dorë nga retorika agresive dhe destruktive dhe t'u kthehej toneve konstruktive që synojnë normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe", deklaroi deputeti i liberalëve./ DW

tensione në veri të kosovës

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet