LIVE UPDATES
Bota

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos sot për rastin kundër Rusisë për terrorizëm

Kievi e ka akuzuar Rusinë se është “shtet terrorist”, mbështetja e të cilës për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës ishte pararojë e pushtimit në shkallë të plotë që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022.

31 Janar 2024, 09:30 Nga N.F
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos sot për
Foto ilustruese

RUSI- Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara më 31 janar do të japë vendimin lidhur me rastin e ngritur nga Ukraina kundër Rusisë për dyshime të “financimit të terrorizmit” dhe “diskriminimit racor”, pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë më 2014. Kievi e ka akuzuar Rusinë se është “shtet terrorist”, mbështetja e të cilës për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës ishte pararojë e pushtimit në shkallë të plotë që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022.

Ukraina kërkon që Rusia të kompensojë të gjithë civilët që i përfshiu konflikti, por edhe viktimat e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, i cili u rrëzua në lindje të Ukrainës. Ky rast është ngritur para nisjes së pushtimit të Ukrainës më 2022. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) do të vendosë nëse ka juridiksion për të vendosur për një rast të veçantë sa i përket luftës.

Rusia gjendet në bankën e të akuzuarve edhe për pretendimet se ka shkelur konventën ndërkombëtare për diskriminim racor për shkak të trajtimit të minoritetit tatar dhe ukrainasfolësve në Krimenë e pushtuar. Gjatë seancave dëgjimore për këtë rast, Alexander Shulgin, ambasadori rus në Holandë, e akuzoi Ukrainën për “gënjeshtra të kulluara dhe akuza të rreme... edhe ndaj kësaj gjykate”.

Diplomati kryesor ukrainas, Anton Korynevych, raportoi se Rusia po tenton “që të na zhdukë nga faqja e dheut”.

“Duke filluar më 2014, Rusia pushtoi paligjshëm Krimenë dhe u përfshi në një fushatë të spastrimit kulturor, duke shënjestruar ukrainasit etnikë dhe tatarët e Krimesë”, tha Korynevych.

Rasti para GJND-së ka nisur më 2017 dhe ka pasur seanca të gjata në GJND, plus mijëra faqe dokumente që janë dorëzuar në gjykatë. Rasti është pjesë e një strategjike “ligjore” të zhvilluar nga Ukraina kundër kundërshtarit të saj, pasi Kievi e ka dërguar në gjykatë Moskën edhe për ligjin detar dhe shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut.

Më 2017, GJND-ja refuzoi kërkesën fillestare të Kievit për masa emergjente për të ndaluar Rusinë që të financojë separatistët. Atëbotë, gjykatësit thanë se Ukraina nuk kishte sjell para gjykatës të dhëna të mjaftueshme për këtë të dëshmuar se fondet nga Moska po përdoreshin “për të shkaktuar vdekje apo lëndime serioze trupore ndaj civilëve”.

Megjithatë, GJND-ja urdhëroi Moskën që të përmbahej nga vendosja e “kufizimeve” ndaj tatarëve të Krimesë. GJND-ja, me seli në Hagë, vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve dhe shpesh kjo gjykatë ngatërrohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) që ndjek penalisht individët për krime lufte.

Vendimet e GJND-së janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen, por gjykata ka pak fuqi që të detyrojë zbatimin e tyre. Për shembull, GJND-ja publikoi një vendim urgjent duke urdhëruar Rusinë që të ndalë pushimin një muaj pasi nisi pushtimi, por Rusia nuk e respektoi urdhrin.

Marrë nga REL

rusia gjnd terrorizem

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj