31 Janar 2024, 09:03
Nga N.F
Donald Trump
SHBA- Bordi elektoral i shtetit të Illinoit vendosi të martën që ta mbajë emrin e zotit Trump në fletëvotime, një javë para se Gjykata e Lartë amerikane të dëgjojë argumentet nëse roli i tij në trazirat e 6 janarit gjatë sulmit në Kapitol e skualifikon atë nga presidenca.
Vendimi i bordit vjen pasi një ekspert i caktuar nga bordi, një ish-gjyqtar republikan, arriti në përfundimin e se “kishte prova të mjaftueshme” që tregojnë se zoti Trump është i papërshtatshëm për postin e presidentit për shkak se shkeli një klauzolë në kushtetutë sipas së cilës ata që “përfshihen në rebelim” ndalohen të ushtrojnë funksione publike. Por eksperti rekomandoi që bordi t’ia lërë vendimin mbi këtë çështje gjykatave.
Dhe kjo do të ndodhë ndërsa pritet që Gjykata e Lartë pritet të dëgjojë javën e ardhshme argumentet në apelin e rastit nga zoti Trump të vendimit të Kolorados që vendosi që emri i tij të hiqet nga fletët e votimit në zgjedhjet paraprake në atë shtet. Gjykata më e lartë e vendit asnjëherë nuk ka marrë vendim për një rast që ka të bëjë me pjesën e tretë të Amendamentit të 14, të miratuar në vitin 1868 për të mos lejuar ish-pjesëtarët e konfederatës që të ktheheshin në pushtet pas Luftës Civile, por që rrallë është përdorur që atëherë.
Disa ekspertë ligjorë thonë se kjo pikë është e vlefshme në rastin e zotit Trump për shkak të rolit të tij në përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe nxitjes së përkrahësve të tij për të hyrë me forcë në Kapitol pasi ai humbi zgjedhjet ndaj Presidentit demokrat Joe Biden.
Mbi dhjetë raste të ngjashme po shqyrtohen në gjithë vendin, por vetëm rasti i Kolorados arriti në gjykatë. Edhe në Maine sekretarja demokrate e atij shteti ka marrë vendim kundër zotit Trump, por vendimi i saj është pezulluar deri në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Marrë nga VOA
donald trump fletevotim illinoi
Bota
31 Janar 2024, 08:42
r.ll
imran khan dhe gruaja e tij
PAKISTAN- Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi janë dënuar me 14 vjet burg, një ditë pasi ish-kryeminist...
Bota
31 Janar 2024, 08:17
r.ll
willian burns
SHBA- Aleatët perëndimorë duhet të vazhdojnë t'i ofrojnë ndihmë Ukrainës në luftën e saj me...
Bota
31 Janar 2024, 08:24
N.F
Biden
SHBA- Presioni ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, po rritet për të sulmuar direkt Iranin, pasi tre ushtarë amerikanë u vran&eu...
Bota
31 Janar 2024, 07:52
r.ll
foto nga aksidenti
MEKSIKË– Një përplasje mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni mallrash në një a...
Bota
31 Janar 2024, 07:46
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Sipas informacioneve të gazetës “Wall Street Journal”, përmasat e lidhjeve të punonjësve t&eum...
Bota
30 Janar 2024, 22:52
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të miratuar një marrëveshje afatgjatë...
Bota
30 Janar 2024, 22:40
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Gjermania, Holanda dhe Polonia nënshkruan të martën një marrëveshje që synon reduktimin e hapave buro...
Bota
30 Janar 2024, 22:24
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e cilëson të drejtë vendimin ...
Bota
30 Janar 2024, 22:09
M.B
Libraria e mbyllur e shtëpisë botuese, Saless, Teheran, Iran.
IRAN- Një librari e rëndësishme në kryeqytetin e Iranit, Tehera...
Bota
30 Janar 2024, 22:01
M.B
Foto ilustruese
FRANCA- Fermerët synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që ajo t’i mbështesë të sigur...