Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, NATO dhe Bashkimi Evropian filluan të përshpejtojnë përgatitjet e nevojshme në rast të një konflikti ushtarak me Moskën.
EUROPA- Gjermania, Holanda dhe Polonia nënshkruan të martën një marrëveshje që synon reduktimin e hapave burokratike që shkaktojnë vonesa në lëvizjen e shpejtë ndërkufitare të trupave dhe armëve përgjatë një prej korridoreve kryesore nga Deti i Veriut në krahun lindor të NATO-s. Pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, NATO dhe Bashkimi Evropian filluan të përshpejtojnë përgatitjet e nevojshme në rast të një konflikti ushtarak me Moskën. Në rast të një skenari të tillë, SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s do të dërgonin përforcime të mëdha ushtarake përmes porteve të Detit të Veriut në të gjithë Gjermaninë dhe Poloninë në frontin lindor. NATO po kryen aktualisht stërvitjen më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, të quajtur Steadfast Defender 2024 me pjesëmarrjen e 90,000 trupave.
Duke folur në një takim në Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel, ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollongren tha se është thelbësore të krijohen kushtet për dislokime të shpejta ushtarake që ndonjë konflikti të mundshëm.
"Gjeografinë nuk e zgjedhim. Kjo do të thotë që duhet të jemi në gjendje të lëvizim me shpejtësi nga Holanda përmes Gjermanisë në Poloni," tha ajo përpara se të tre vendet të nënshkruanin dokumentin për bashkëpunim më të ngushtë në atë që BE e quan lëvizshmëri ushtarake, një projekt që është i hapur edhe ndaj partnerëve të tjerë.
NATO-ja ka paralajmëruar anëtarët e saj se rregullat e shumta burokratike po pengojnë lëvizjet e trupave nëpër Evropë, një problem që mund të shkaktojë vonesa të mëdha nëse shpërthen konflikt me Rusinë.
"Nuk ka shumë kohë. Po nuk i morëm masat në kohë paqeje, nuk do të jemi gati në rast krize ose lufte," i tha agjencisë Reuters në fund të vitit të kaluar shefi i komandës logjistike të NATO-s JSEC, gjeneral-lejtnant Alexander Sollfrank.
Forcat e NATO-s gjithsesi duhet të ndjekin një sërë rregulloresh të ndryshme, që nga njoftimi paraprak përpara se të dërgohen municionet e deri tek kufizimet për gjatësinë e kolonave ushtarake./ VOA
Foto ilustruese KOSOVA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e cilëson të drejtë vendimin ...
Libraria e mbyllur e shtëpisë botuese, Saless, Teheran, Iran. IRAN- Një librari e rëndësishme në kryeqytetin e Iranit, Tehera...
Foto ilustruese FRANCA- Fermerët synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që ajo t’i mbështesë të sigur...
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Tre persona janë ndaluar në Klinikën e Terapisë Radiologjike dhe Onkologjisë në Shkup, n&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pret në takim liderët e katër partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Prishtinë 30 janar 202...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se vendi i tij ka vendosur se si do të p&eu...
Foto ilustruese MALDIVE- Dhuna mes deputetëve në parlamentin e Maldives po bën xhiron e rrjetit me anë të videove q&e...
Foto ilustruese MALI I ZI- Aktivistë rusë në Mal të Zi organizuan mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën e politikani...
Foto ilustruese ITALI-Drejtoresha e Galleria dell'Accademia, Cecilie Hollberg, ndezi një zhurmë politike, duke përfshirë kritika nga m...
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Një aksident ka ndodhur në rrugën Manastir-Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut, ku raport...