6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Zemërimi për shkeljen e të drejtave të njeriut, në veçanti për shtypjen e grave, është rritur prej shtatorit 2022 kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgim policor.
IRAN- Një librari e rëndësishme në kryeqytetin e Iranit, Teheran, është mbyllur për shkak se ka dështuar ta zbatojë rregulloren për bartjen e detyrueshme të shamisë së kokës për disa nga myshterinjtë saj gra. Autoriteti publik iranian tha më 30 janar se shtëpia e rëndësishme botuese, Saless, kishte bërë shkelje, duke e detyruar atë ta mbyllë menjëherë librarinë, njoftoi Saless në llogarinë e vet në rrjetin social Instagram. Ky incident e vë në pah luftën e vazhdueshme të autoriteteve iraniane ndaj vendeve publike, komerciale dhe turistike, qindra prej të cilave janë mbyllur së fundmi për shkak të asaj që autoritetet e cilësojnë si shpërfillje të rregulloreve të hixhabit. Zemërimi për shkeljen e të drejtave të njeriut, në veçanti për shtypjen e grave, është rritur prej shtatorit 2022 kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgim policor.
Ajo po mbahej në paraburgim për gjoja shkelje të ligjit të hixhabit, i cili i detyron gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare ta mbulojnë kokën kur të dalin jashtë shtëpisë. Derisa protestat janë shuar, kundërshtimi i hixhabit vazhdon të jetë i fuqishëm, sepse tani shihet si një simbol i shtetit për shtypjen e grave dhe luftën vdekjeprurëse ndaj shoqërisë. Fushata kundër ligjit të hixhabit është rritur aq shumë saqë Abdolhossein Khosropanah, sekretari i Këshillit Suprem të Revolucionit Kulturor, e pranoi vitin e kaluar se derisa gratë që e shpërfillin ligjin e hixhabit teknikisht duhet të arrestohen, numri i madh i grave të përfshira e bën të parealizueshme paraburgosjen e tyre masive. Por, autoritetet kanë vazhduar të mbyllin biznese, restorante, kafene dhe në disa raste edhe barnatore, për shkak të dështimit të pronarëve, apo menaxherëve për ta zbatuar bartjen e shamisë në vendin e punës./ REL
Foto ilustruese FRANCA- Fermerët synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që ajo t’i mbështesë të sigur...
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Tre persona janë ndaluar në Klinikën e Terapisë Radiologjike dhe Onkologjisë në Shkup, n&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pret në takim liderët e katër partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Prishtinë 30 janar 202...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se vendi i tij ka vendosur se si do të p&eu...
Foto ilustruese MALDIVE- Dhuna mes deputetëve në parlamentin e Maldives po bën xhiron e rrjetit me anë të videove q&e...
Foto ilustruese MALI I ZI- Aktivistë rusë në Mal të Zi organizuan mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën e politikani...
Foto ilustruese ITALI-Drejtoresha e Galleria dell'Accademia, Cecilie Hollberg, ndezi një zhurmë politike, duke përfshirë kritika nga m...
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Një aksident ka ndodhur në rrugën Manastir-Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut, ku raport...
Talat Xhaferi MAQEDONIA E VERIUT- Në mbledhjen e parë të përbërjes së re qeveritare të Republikës së Maqedonis...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Serbia po shqyrton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, tha presidenti i saj të m...