LIVE UPDATES
Bota

Haradinaj: Kosova të tregojë fleksibilitet në trajtimin e çështjes së dinarit

Haradinaj thotë se dinari është i jashtëligjshëm e se Kosova, e ka detyrim të zbatojë një ligj në vend.

30 Janar 2024, 22:24 Nga M.B
Haradinaj: Kosova të tregojë fleksibilitet në trajtimin e
Foto ilustruese

KOSOVA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e cilëson të drejtë vendimin e Bankës Qendrore për të hequr nga përdorimi dinarin, në zonat e banuara me shumicë serbe. Ai thotë se dinari është i jashtëligjshëm e se Kosova, e ka detyrim të zbatojë një ligj në vend. Megjithatë zoti Haradinaj shton se Kosova mund të tregojë fleksibël mbi këtë çështje, për një periudhë kohore të caktuar. Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës zoti Haradinaj flet dhe mbi mundësitë për ripërtëritjen së shpejti të procesit për zbatimin e marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë. Ai bëri fajtore qeverinë Kurti që merret me mini-kriza siç tha ai, duke harruar qëllimet strategjike, siç është anëtarësimi i vendit në NATO. Kjo thotë zoti Haradinaj, do t’i jepte zgjidhje, problemeve "që mundohet të na shkaktojë Serbia", në aspektin e sigurisë. Haradinaj foli dhe mbi paralajmërimet për tërheqje të bëra nga ekipi i avokatëve mbrojtjes të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, për shkak se nuk është paguar nga ky i fundit. Për zotin Haradinaj, do të ishte e dhimbshme që Kosova të linte palën mbrojtëse, pa buxhet.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, përplasja më e fundit mes Kosovës dhe Serbisë është mbi çështjen e përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe. Banka Qendrore duket se nuk është tërhequr nga vendimi i saj që euro të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare. Sipas mendimit tuaj a po hyn Kosova në një cikël të ngjashëm me atë të targave të makinave dhe a duhet që Banka, ta pezullojë një vendim të tillë?

Ramush Haradinaj: Besoj se çështja e dinarit të Serbisë në Kosovë, nuk është ligjore, përdorimi i kësaj monedhe dhe mendoj që Banka Qendrore ka ndërmarë veprimin e duhur. Në rast se ka vështirësi praktike në zbatim ia vlen një fleksibilitet në kohë, si dhe të mundësohet për shembull konvertimi i dinarëve, apo të hyrave ekzistuese. Mirëpo nuk mund të jetë një praktikë e vazhdueshme, nuk mund të vazhdojë financimi i serbëve të Kosovës nga Serbia në dinarë, pasi dinari nuk është valutë e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Po nga ana tjetër si e shikoni ju trysninë (qëndrimin) e Perëndimit. Në këtë rast dua t’i referohem edhe qëndrimit të Federica Woelk, asistente në Parlamentin Evropian e cila e ka cilësuar ndërhyrje në Kushtetutën e Kosovës si dhe kritikoi ashpër bllokun për politikë të padrejtë ndaj Prishtinës në raport me Serbinë.

Ramush Haradinaj: Besoj që Kosova ka interes t’i zbatojë detyrimet e marra nga dialogu, pasi ne nuk besoj se duam të mbetemi në një status-quo, apo situatë të menaxhimit të krizave të vazhdueshme. Por çështja e dinarit pra, mundet Kosova të jetë fleksibël, në një periudhë kohore të caktuar. Por dinari është i jashtëligjshëm në Kosovë. Pra Kosova e ka obligim të zbatojë një ligj në Kosovë, pra një rregull monetar dhe nuk mundet të bëjë toleranca ndryshe atëherë do të mundeshin të operonin monedha të tjera, valuta të tjera, pra nuk do të kishte rregull në treg.

Zëri i Amerikës: Pra për ta sqaruar, ju po bini dakord ta shtyjë vendimarrjen... ta pezullojë përkohësisht... ta bëjë pjesë të bisedimeve ndoshta?

Ramush Haradinaj: Jo jo, vendimi është ligjor, mirëpo në rast të praktikave të zbatimit Kosova, mundet të tregojë fleksibilitetet kohor në zbatim në mënyrë që të eleminohen ato pengesat e para që kanë dalë në praktikë...

Zëri i Amerikës: I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhet sot në Prishtinë, për një nxitje të zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar. A mendoni se do të ketë një rigjallërim të procesit së shpejti?

Ramush Haradinaj: Besoj se për Kosovën është me shumë interes me dalë nga status-quoja dhe nga menaxhimi i krizave, pra krizave të vogla që shkaktohet dhe sidomos ato që lidhen me sigurinë në veri. Pra ne e zgjidhin çdo problem të sigurisë, nëse ne kualifikohemi si të suksesshëm në dialog dhe na hapet procesi i anëtarësimit në NATO. Pra ne përmes anëtarësimit në NATO, si qëllim strategjik, do të zgjidhnim të gjitha mini problemet e tjera, jo vetëm në veri, por në gjitha aspektet e tjera të sigurisë në Kosovë.

Edhe qëllimi im i kësaj vizite edhe në departamentin e Shtetit Department, në Pentagon, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pra në Shtëpinë e Bardhë, edhe në të gjitha nivelet në Kongres, në Senat, e ka vetëm një kërkesë, të ngrejmë nivelin e marrëdhënieve Kosovë-Amerikë, e dialogut strategjik të cilin ende nuk e ka Kosova dhe njëkohësisht ta ngrejmë nivelin e marrëdhënieve në NATO. Pra të hapet procesi i anëtarësimit të menjëhershëm të Kosovës në NATO. Besoj që qeveria Kurti po gabon. Pra me marrjen një nga një me këto mini-krizat, duke harruar qëllimin strategjik që është kualifikimi ynë para partnerëve, para aleatëve, për anëtarësim në NATO. Pra, anëtarësimi në NATO do të na i zgjidhte problemet që mundohet të na shkaktojë Serbia, terroristët e përkrahur nga Serbia...

Zëri i Amerikës: ...Çfarë duhet të bëjë ndryshe qeveria Kurti në këto momente?

Ramush Haradinaj: Duhet menjëherë të përgatisë një plan të përbashkët me Amerikën në këtë rast, me BE-në, për implementim të obligimeve që kemi marrë ne si Kosovë, me qëllim që të marrim pra anëtarësimin në NATO. Vetëm anëtarësimi në NATO i mbyll pra rreziqet për Kosovën. Ndërsa ngecja këtu ku jemi, në një lloj tash status quo-je, mosecja përpara me qëllimin strategjik të integrimeve euroatlantike do të na mbajë çdo herë si palë e përshtatshme për t’u përballur me rreziqe që na i shkakton Serbia, terroristët që i sponsorizon Serbia.

Zëri i Amerikës: Përfshirë këtu edhe çështjen e asocacionit?...

Ramush Haradinaj: ...Është obligim. Është obligim asocacioni. Mirëpo për sa i përket asocacionit, sikurse e dimë, ka vërejtje serioze në draftin e propozuar dhe drafti duhet të kalojë nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë pra që të mos lejohet në asnjë mënyrë shkelja e kushtetueshmërisë, daljea nga kushtetueshmëria, sovraniteti dhe integriteti territorial.

Zëri i Amerikës: Edhe qëndrimi juaj është i tillë? E keni parë draftin? Mendoni që ka probleme?

Ramush Haradinaj: Po, po. I kemi dhënë vërejtjen tona për draftin. Edhe nëse shkon në Gjykatë Kushtetuese, nga qeveria nëse dërgohet pra, edhe atje do të dërgojmë amendamentet tona, edhe vërejtjet tona për draftin.

Zëri i Amerikës: Çfarë duhet të ndodhë me çështjen e zgjedhjeve në veri? Duket sikur ka një ngecje, megjithëse firma për peticionet janë mbledhur. Megjithatë nuk ka një përshpejtim të këtij procesi. Kur duhet të ndodhë dhe si?

Ramush Haradinaj: Mendoj që Kurti është gabim. Qeveria jonë është gabim. Qeveria po u jep serbëve një opsion të peticionit, për shkak se nuk ka ekzistuar deri më sot në Kosovë, peticioni i tillë politik, i pastër politik. Më mirë do të ishte që qeveria të ndërmarrë një veprim të vetin, në këtë rast të shpalljes së zgjedhjeve me dorëheqje të kryetarëve. Për shkak se i gjithë procesi, edhe i peticioneve, edhe i shkarkimit të kryetarëve të tashëm, udhëhiqet nga Beogradi. Nuk është në dobinë tonë, në interesin tonë nacional, që këta kryetarë ta zëmë, që i ka vendosur një proces i Kosovës, të na i shkarkojë Beogradi.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, sot u bë e ditur se ekipi i mbrojtjes së ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, ka paralajmëruar se do të tërhiqet për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare nga ana e zotit Thaçi. Ministria e Drejtësisë tha se ka kryer pagesat për avokatët me të cilët ka marrëveshje. Si mund të pasqyrohet kjo situatë në mbrojtjen e zotit Thaçi, duke patur parasysh që ju keni patur dhe një eksperiencë të ngjashme në Hagë. A mund të ketë një rrugëdalje?

Ramush Haradinaj: Në kohën time, Kosova nuk ka mbuluar asnjë shpenzim, pra shteti i Kosovës, asnjë shpenzim mbrojtës për mua, ose për kolegët e mi. Edhe herën kur isha i ndaluar në Francë, edhe pse parlamenti i Kosovës votoi një rezolutë për të mbuluar shpenzimet e gjykimit tim në Francë, megjithatë asnjëherë nuk janë paguar. Tani ka një ligj. Pra është detyrim ligjor i Kosovës për t’i mbuluar shpenzimet e mbrojtjes. Edhe unë mendoj se Kosova duhet të kryejë obligimin ligjor, pra ligji obligon Kosovën, qeverinë e Kosovës, për t’i mbuluar shpenzimet e mbrojtjes. Kjo edhe për barazinë e palëve, që i thonë. Janë dy palë. Pala që e akuzon dhe pala që mbrohet. Pala që e akuzon, në këtë rast prokuroria, gjykata, kanë buxhetin e vetë, të mjaftueshëm. Do të ishte e dhimbshme që Kosova ta linte palën mbrojtëse pa buxhet./ VOA

kosova ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj