LIVE UPDATES
Bota

Grupi militant irakian "pezullon" operacionet ndaj SHBA-së

Milicia Kataib Hezbollah tha se pauza synon që të parandalojë “turpërimin” e Qeverisë irakiane dhe la të kuptohet se sulmi me dron lidhej me mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit në luftën në Gazë.

31 Janar 2024, 09:19 Nga N.F
Grupi militant irakian "pezullon" operacionet ndaj SHBA-së
Foto ilustruese

JORDANI- Një grup militant irakian i lidhur me Iranin, që dyshohet se qëndron prapa sulmit me dron ku u vranë tre ushtarë amerikanë në Jordani, njoftoi për “pezullimin” e operacioneve ndaj forcave amerikane, pasi Uashingtoni tha se ka vendosur se si të përgjigjet për sulmin, por nuk dha më shumë detaje. Milicia Kataib Hezbollah tha se pauza synon që të parandalojë “turpërimin” e Qeverisë irakiane dhe la të kuptohet se sulmi me dron lidhej me mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit në luftën në Gazë.

“Ndërsa shpallim pezullimin e operacioneve ushtarake dhe të sigurisë kundër forcave pushtuese – në mënyrë që të parandalojmë turpërimin e Qeverisë irakiane – ne do të vazhdojmë të mbrojmë njerëzit tanë në Gazë përmes mënyrave të tjera”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollah, Abu Hussein al-Hamidawi, përmes një deklarate të publikuar në orët e vona të 30 janarit.

Tre ushtarë amerikanë u vranë përmes një sulmi me dron në Jordani më 28 janar dhe sipas Pentagonit, ky sulm kishte “gjurmët" e milicisë Kataib Hezbollah, që sponsorizohet nga Teherani. Megjithatë, Uashingtoni ende nuk ka përcaktuar përfundimisht se ky grup qëndron prapa sulmit.

Deklarata e milicisë irakiane u prit me skepticizëm në Pentagon dhe zëdhënësi Pat Ryder tha se “veprimet flasin më shumë se fjalët”, duke shtuar se “do të ketë pasoja”. Ndërkaq, presidenti Joe Biden, u pyet nga gazetarët më 30 janar nëse kishte vendosur se si do të përgjigjej për sulmin. Ai u përgjigj me “po”, duke mos elaboruar më shumë për këtë çështje.

“Nuk mendoj se na duhet një luftë e gjerë në Lindjen e Mesme. Nuk po e kërkoj këtë”, shtoi ai.

Sipas analistëve, sulmet ndaj trupave amerikane kanë rritur presionin politik ndaj Bidenit që të kundërpërgjigjet me sulme ndaj interesave iraniane në rajon, ndoshta në Irak dhe Siri. Që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, trupat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar mbi 165 herë. Përgjegjësinë për shumicën e sulmeve e ka marrë e ashtuquajtura Rezistenca Islamike në Irak – një aleancë ombrellë e milicive shiite të linjës së ashpër, që mbështetet nga Teherani.

Sipas ekspertëve, Kataib Hezbollah është një prej grupeve më të fuqishme të Rezistencës Islamike në Irak. Detajet e sulmit në Jordani mbeten të paqarta, por një zyrtar amerikan tha se trupat amerikane mund të kenë menduar gabimisht se droni i armikut ishte i tyre, pasi në kohën e sulmit, një dron i lëshuar nga SHBA-ja po kthehej në bazën ku ndodhi sulmi, që gjendet afër kufirit me Sirinë, prandaj edhe ushtria amerikane nuk e rrëzoi atë.

Sipas zyrtarit, që ka folur në kushte anonimiteti, droni me të cilin u krye sulmi fluturoi në një lartësi të ulët, në kohën kur një dron amerikan po kthehej në bazën, që njihet si Kulla 22. Pas raportimeve se droni i përdorur në sulm ishte prodhuar në Iran, Ministria e Jashtme në Teheran mohoi se ka lidhje me sulmin, duke i cilësuar akuzat si “të pabaza”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, deklaroi se “grupet e rezistencës” në rajon nuk marin urdhra nga Teherani, edhe pse shtetet perëndimore e kanë akuzuar Iranin se i ndihmon me armë, trajnime dhe fonde këto grupe.

Marrë nga REL

shba irak

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës