Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PD deklaron se janë me qindra milionët që shteti shqiptar humbet në gjykatat ndërkombëtare për arsye të vendimeve të pamenduara, arbitrare të qeverisë.
TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar lajmet se Agon Channel ka fituar gjyqin në arbitrazh ndaj Shqipërisë. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka deklaruar se shteti shqiptar i detyrohet Francesco Becchettit edhe 145 mijë euro të tjera që do t’i shtohen 110 milionëve të eurove, pas mbylljes së televizionit nga kryeministri Edi Rama. PD deklaron se janë me qindra milionët që shteti shqiptar humbet në gjykatat ndërkombëtare për arsye të vendimeve të pamenduara, arbitrare të qeverisë.
"Edhe 145 mijë euro të tjera do t’i shtohen 110 milionëve që shteti shqiptar i detyrohet Françesko Beketit pas vendimit arbitrar të Edi Ramës për mbylljen e televizionit në pronësi të tij. Një gjykatë ndërkombëtare nuk e ka pranuar kërkesën e qeverisë për anulimin e vendimit të arbitrazhit duke ia ngarkuar shtetit shqiptar edhe shpenzimet e gjyqit. Kjo e rrëzon përfundimisht pretendimin e Ramës se Beketi nuk e ka fituar gjyqin, dhe se shteti shqiptar nuk i detyrohet biznesmenit italian. Ajo që mbetet është fakti se nga arka e shtetit do të dalin 110 milionë euro për një marrëzi qeveritare. E gjitha me oreksin e Ramës për të mbyllur gojët që nuk këndojnë refrenin që ai dëshiron të dëgjojë.
Vendimi mund të ketë qenë i Ramës, por kostot i merr përsipër taksapaguesi shqiptar. Të jemi të qartë: Rama nuk paguan asnjë kacidhe për vendimin që ai vetë e ka marrë. Shuma do të dalë nga arka e shtetit, thënë ndryshe nga xhepat e qytetarëve shqiptarë. Kështu ndodh kur qeveria merr vendime që dëmtojnë, jo vetëm lirinë e shprehjes, por edhe kursimet publike. Janë me qindra milionët që shteti shqiptar humbet në gjykatat ndërkombëtare për arsye të vendimeve të pamenduara, arbitrare të qeverisë. Përveç Beketit me 110 milionë, Edi Rama ka beteja të hapura edhe me dy pronarë të tjerë mediash, të cilët i kanë dërguar në arbitrazh abuzimet e qeverisë ndaj tyre. Qeveria është në të drejtën e vet të bëjë betejat e saj, por vetëm për të mirën publike, jo inate personale, dhe jo me paratë e taksapaguesve. Partia Demokratike po përgatit dosjen për “rastin Beketi” dhe raste të tjera të arrogancës dhe abuzimeve trashanike të Ramës, për të cilat kanë paguar e po paguajnë qytetarët shqiptarë," tha Garo.
Ç'lajm u publikua sot?
U raportua se Agon Channel ka fituar përfundimisht përballjen me qeverinë shqiptare për mbylljen arbitrare të televizionit. Sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë dhe duhet t’i paguajë Becchettit 108 milionë dollarë. Lajmi se Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015, ka dalë që në vitin 2021, por edhe atëherë është mohuar nga Rama. Sipas tij, gjyqi vazhdon por nuk bën dot publike të dhëna pasi mund të përdoren kundër në Gjykatë.
Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Becchettin për pastrim parash. Ndërkohë që në Shqipëri, biznesmeni italian Francesco Becchetti është shpallur fajtor për katër akuza nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 17 vite burg. Ai u shpall i fajshëm për: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Igor Shkurko RUSI- Një shef i lartë i energjisë në Rusi është gjetur i vdekur në rrethana misterioze, pasi u akuzu...
Princi William viziton Newquay Orchard, një hapësirë e gjelbër urbane në tokën e dukatit, në rolin e tij të ri si Du...
Foto Ilustruese KOSOVË- Hyrja e Këshillit Prokurorial të Kosovës u bllokua të mërkurën e 5 prillit nga një stend&eu...
Historia e Xhesikës Kur Xhesika hapi derën, gjeti dy detektivë që qëndronin aty, duke kërkuar ish-partnerin e saj. "Ne n&eum...
Igor Shkurko RUSI- Një tjetër oligark në Rusi është gjetur i vdekur në rrethana misterioze, pasi u akuzua për marrje rys...
Spitali ne Angli ANGLI- Një pensioniste vdiq nga hipotermia pasi fiku ngrohjen në shtëpinë e saj gjatë dimrit. Dailymail shkruan s...
Foto ilustruese GREQI- Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) po heton përdorimin e 'spyware-ve' të paligjshëm në përgjimet e ga...
Arrestime në Serbi SERBI- Një operacion blic është zhvilluar në Serbi, ku në pranga kanë rënë 12 persona...
Avionë luftarakë POLONI- Presidenti polak gjatë një vizite zyrtare të homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy n&e...
Sergei Ryabkov RUSI- Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, ka deklaruar se Rusia dhe SHBA kanë hyrë në një faz&...