LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Apelit, pyetjet që "zunë ngushtë" avokatin eTrump mbi dokumentet e Mar-a-Lagos

Një trupë prej tre gjyqtarësh dëgjoi argumentet në çështjen e ngritur nga departamenti kundër emërimit të një eksperti të pavarur të posaçëm. Po kështu Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar qasje të menjëhershme tek të gjitha dokumentet e sekuestruara, megjithë kërkesën e avokatëve të zotit Trump për të përjashtuar një pjesë të tyre.

23 Nëntor 2022, 20:30 Nga d.a.

Gjykata e Apelit, pyetjet që "zunë ngushtë" avokatin

SHBA- Gjyqtarët e një gjykatë federale të apelit me qendër në Atlanta, duket se anuan në krahun e Departamentit të Drejtësisë lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të anuluar vendimin për emërimin e një eksperti të pavarur për të verifikuar dokumentet e sekuestruara nga FBI-ja në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida. Sinjalet u vunë re nga një seri pyetjesh të vështira që gjykatësit i drejtuan avokatit të zotit Trump.

Një trupë prej tre gjyqtarësh dëgjoi argumentet në çështjen e ngritur nga departamenti kundër emërimit të një eksperti të pavarur të posaçëm. Po kështu Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar qasje të menjëhershme tek të gjitha dokumentet e sekuestruara, megjithë kërkesën e avokatëve të zotit Trump për të përjashtuar një pjesë të tyre.

Ky ishte një prej disa problemeve ligjore me të cilat zoti Trump u përball të martën, një javë pasi shpalli vendimin për të kandiduar për herë të tretë për Shtëpinë e Bardhë. Po dje, Gjykata e Lartë i hapi rrugën një komisioni të Kongresit, të udhëhequr nga demokratët, për të shqyrtuar deklaratat e tij tatimore.

Avokati i zotit Trump, James Trusty, u tha gjyqtarëve në Atlanta se statusi i zotit Trump si ish-president, e bën përplasjen mbi dokumentet, një rast të pazakontë, ndaj dhe çëshja duhej të rishikohej nga një ekspert i posaçëm.

Por gjyqtari kryesor, William Pryor, ngriti vazhdimisht pyetjen mbi pasojat e lejimit të një gjykate për të ndërhyrë në një hetim penal, përpara ngritjes së një aktakuzë, duke e parë atë si një preçedent serioz që do të dëmtonte hetime të tjera në të ardhmen.

Zoti Pryor kërkoi gjithashtu të dijë nëse avokatët e zotit Trump kishin ofruar ndonjë provë për ndonjë veprim të paligjshëm nga ana e departamentit, lidhur me mënyrën se si ishin sekuestruar dokumentet.

"Nëse nuk mund ta vërtetoni një gjë të tillë, nuk e kuptoj se për çfarë jemi mbledhur?!", u shpreh zoti Pryor.

Zoti Trusty pranoi se kontrolli i rezidencës së zotit Trump nuk ishte trajtuar ndryshe nga një hetim tipik penal, me përjashtim të faktit se në këtë rast bëhej fjalë për një ish-president.

Avokati i Departamentit të Drejtësisë, Sopan Joshi i tha gjykatës se departamenti nuk kishte ndeshur në ndonjë rast më parë kur një gjyqtar ndalonte një hetim penal në vazhdim, kur nuk kishte prova për një kontroll të paligjshëm nga qeveria.

Në një kontroll të miratuar nga gjykata, agjentët e FBI-së sekuestruan në 8 gusht rreth 11,000 dokumente në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago, mes tyre rreth 100 të shënuara si të klasifikuara, kjo si pjesë e një hetimi penal mbi posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare nga ana e ish-presidentit me përfundimin e mandatit të tij.

Të premten e javës së kaluar Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi prokuror të posaçëm, zotin Jack Smith, për të marrë përsipër këtë hetim, vetëm tre ditë pasi zoti Trump njoftoi se do të kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./VOA/

hetimet ndaj trump james trusty william pryor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet