24 Dhjetor 2022, 18:47
Nga I.A
Gjykata iraniane
IRAN- Gjykata e Lartë e Iranit ka pranuar ankesat e dy protestuesve të dënuar me vdekje për mangësitë në hetimin e rasteve të tyre, tha të shtunën gjyqësori iranian.
"Gjykata e Lartë ka pranuar ankesat e Mohammad Qobadloo dhe Saman Saidi Yasin, të akuzuar në trazirat e fundit", njoftoi agjencia Mizan.
“Për shkak të mangësive të hulumtimit, Gjykata e Lartë i referoi ato në të njëjtat gjykata për rishqyrtim”, raporton Reuters.
Protestat mbarëkombëtare u shkaktuan nga vdekja e një gruaje kurde iraniane, Mahsa Amini, më 16 shtator. Ajo vdiq sa ishte në mbajtje policore pasi u arrestua për dyshime se kishte shkelur kodet islame të veshjes. Qobadloo akuzohet për vrasjen e një agjenti policie dhe plagosjen e pesë të tjerëve gjatë protestës. Ndërsa Yasin akuzohet se ka tentuar të vrasë anëtarët e forcave të sigurisë dhe ka kënduar këngë revolucionare.
Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë, duke varur protestuesin Moshen Shekari, pasi Gjykata Supreme e Iranit hodhi poshtë apelin e tij. Ai ishte akuzuar për veprën “luftë”, përkatësisht dyshohej se kishte plagosur një zyrtar të sigurisë.
Katër ditë më vonë, më 12 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e dytë për protestat anti-qeveritare. I ekzekutuari, Majidreza Rahnavard, ishte dënuar për vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë, gjatë protestave në nëntor. Gjykatat revolucionare të Iranit janë kritikuar nga ndërkombëtarët për shkak se nuk u lejojnë të pandehurve të zgjedhin avokatët apo të kenë qasje në provat që gjykatat kanë kundër tyre.
Aktivistët kanë paralajmëruar se të paktën dhjetëra persona veçse janë dënuar me dënime me vdekje në seanca të mbyllura gjyqësore. Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë paralajmëruar Teheranin kundër shqiptimit të dënimeve me vdekje për protestuesit, pas proceseve të përshpejtuara gjyqësore, që disa i kanë cilësuar si drejtësi “të rremë”.
Marrë nga REL
mahsa amini
Bota
24 Dhjetor 2022, 18:30
I.A
Sinan Aigul
TURQI- Një gjykatë turke ka urdhëruar lirimin e një gazetari i cili ishte ndaluar në bazë të ligjit t&e...
Bota
24 Dhjetor 2022, 18:18
I.A
Santa Claus
ANGLI- Portreti “më realist” i shenjtorit që u bë Santa Claus është prodhuar në një universitet ...
Bota
24 Dhjetor 2022, 18:12
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it,...
Bota
24 Dhjetor 2022, 17:41
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar të gjithë ata që kursyen rrymë këta muaj në mes të...
Bota
24 Dhjetor 2022, 17:34
I.A
Foto nga protesta
PARIS- Dhuna ka shpërthyer në qendër të Parisit pas sulmit vdekjeprurës të së premtes ndaj komunitetit...
Bota
24 Dhjetor 2022, 17:01
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se edhe pse KFOR-i ka kërkuar pak kohë për heqje...
Bota
24 Dhjetor 2022, 16:50
I.A
Pamje nga aksidenti
RUMANI- Momente paniku pasuan kur autobusi goditi një shenjë të kufirit të lartësisë në Bukuresht,&n...
Bota
24 Dhjetor 2022, 16:31
I.A
SHBA
SHBA- Këtë fundjavë miliona amerikanë po përballen me stuhi bore, e temperatura tejet të ulta e kërcënuese p&e...
Bota
24 Dhjetor 2022, 16:23
I.A
Rishi Sunak
ANGLI- Rishi Sunak është filmuar në mënyrë të sikletshme duke pyetur një të pastrehë nëse ai ...
Bota
24 Dhjetor 2022, 16:11
I.A
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç tha sot se populli serb në veri të Kos...