LIVE UPDATES
Bota

Gjykata Evropiane e Drejtësisë rrëzon ligjin gjerman për ruajtjen e të dhënave

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) konstatoi se ruajtja e të dhënave në Gjermani nuk është në përputhje me ligjin e BE-së. Qeveria gjermane tani do të përpilojë një ligj të ri për telekomunikacionin.

21 Shtator 2022, 17:34 Nga I.A
Gjykata Evropiane e Drejtësisë rrëzon ligjin gjerman për
Foto ilustruese

LUKSEMBURG- Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) në Luksemburg konstatoi se ofruesit e shërbimeve të internetit dhe telefonisë nuk duhet t’i ruajnë pa shkak të dhënat e komunikimit të qytetarëve. Kush mban informacione kaq të ndjeshme për qytetarët mund të krijojë ide për zakonet dhe personalitetin e secilit dhe të mësojë shumë për jetën private. Ky cenim i privatësisë nuk është në përputhje me ligjin evropian, thuhet në një vendim të GJED-së, të publikuar të martën, 20.09.2022 në Luksemburg.

Sipas vendimit del në pah se ligji gjerman i komunikacionit cenon privatësinë e qytetarëve. Sipas ligjit, operatorët e internetit dhe telefonisë duhet t'i ruajnë për katër deri në dhjetë javë informacione të tilla se kush, kur, ku dhe me kë ka folur në telefon, ose prej cilës adresë IP ka hyrë në internet.

Prej vitit 2015 kur ka hyrë ligji në fuqi, ekziston një betejë gjyqësore e  operatorëve të telefonisë e internetit me shtetin gjerman. Për këtë arsye, prej vitit 2017 ligji nuk praktikohej. Kompania kryesore gjermane e telekomunikacionit, Deutsche Telekom, dhe ofruesi i shërbimit të internetit, SpaceNet AG, ishin ankuar sërish në Gjykatën Federale Administrative, e cila iu drejtua GJED-së.

Kërkohet ligj i ri  

Politika tani duhet të vendosë një ligj të ri për ruajtjen e të dhënave. Nga reagimet e para të ministrave të koalicionit tripartiak të qendrës së majtë, doli në pah se nuk ekziston ende një qëndrim i harmonizuar. Ministri liberal i Drejtësisë, Marco Buschmann, ( FDP) e përshëndeti vendimin. Në një mesazh publikuar në rrjetin social Twitter, ai tha të martën se është “një ditë e mirë për të drejtat e qytetarëve" dhe  se ky vendim hap rrugën për rregulloren e re. "Ruajtja e të dhënave pa shkak është e paligjshme në Gjermani. Tani do të heqim me shpejtësi dhe përfundimisht mbajtjen e pajustifikuar të të dhënave nga ligji," shkroi Buschmann. Buschmann favorizon atë që quhet "ngrirje të menjëhershme të të dhënave". Kjo bëhet për të parandaluar krime të rënda, si sulme terroriste ose dhunën seksuale ndaj të miturve dhe përhapjen e pornografisë me fëmijë.

Nancy Faser, ministrja socialdemokrate e Punëve të Brendshme: Do t'i shfrytëzojmë të gjitha hapësirat
Ndërsa ministrja gjermane e punëve të brendshme, Nancy Faeser, nga Partia Socialdemokrate, u shpreh për të shfrytëzuar hapësirat që lejon vendimi i ri: “GJED e përcaktoi shumë qartë se cilat të dhëna duhen të ruhen për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe për luftimin e kriminalitetit të rëndë. Dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha hapësirat e mundshme”, tha Faeser para gazetarëve në Berlin.

Po të martën, GJED mori një vendim të ngjashëm edhe për Francën. Shtetet anëtare të BE-së kanë argumentuar vazhdimisht në GJED se hetuesit kanë nevojë për akses në të dhënat e komunikimit. Megjithatë, në vitin 2020, gjykata me qendër në Luksemburg vendosi se ruajtja e të dhënave të komunikimit të qytetarëve, edhe nëse nuk ruhet përmbajtja e komunikimit, është përgjithësisht e paligjshme.

Marrë nga DW

gjed gjykata evropiane e drejtësisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj