21 Shtator 2022, 17:07
Nga e.k
Ëmbëlësirat me lëndë narkotike
BRITANI- Ëmbëlsira me përbërje lënde narkotike kanabis të paketuara me qese karamelesh të firmave të njohura po shiten dhe promovohen në faqet e mediave sociale si Instagram dhe Tik Tok në të gjithë Britanin e Madhe.
Sipas Policisë paketimi i bën ata tërheqës për fëmijët, teksa 6 prej tyre deri tani janë dërguar në spital pasi kanë ngrënë ëmbëlsira me kanabis. Një prej tyre ishte i moshës 3-vjeçare. Ëmbëlsirat mund të blihen për vetëm 5 dollarë, raporton Sky News.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se droga përdoret për të joshur fëmijët në trafikimin e drogës. Këto ëmbëlsira janë të paligjshme dhe përmbajnë nivele të larta të THC një lloj kimikati. Mënyra si ata i gjejnë këto faqe që shesin ëmbëlsirat bëhet duke kërkuar në platformat online fjalën "gummies" teksa shfaqen disa grupe.

Një grup ka 62,000 abonentë dhe dy të tjerë kanë pothuajse 30,000 dhe 16,000 abonentë secili.
Policia në lindje të Anglisë tha se një e treta e personave të arrestuar në lidhje me këto ëmbëlsira me kanabis janë nën moshën 18 vjeç.
Sky News zbuloi se tregtarët po operojnë hapur në pesë faqet më të njohura të mediave sociale Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe Snapchat. Ata po përdorin gjithashtu shërbimet e mesazheve ëhatsapp dhe Telegram, dhe kjo e fundit është platforma më e njohur për tregtarët për të ofruar çmime dhe për të filluar shitjet.
Historia u zbulua në momentin kur një nga tregtarët e kanabisit futi në grup një gazetar të Sky Neës.
Kompanitë që qëndrojnë pas ëmbëlsirave, markat të cilat janë kopjuar nga prodhuesit e lëndës narkotike, kanë folur më parë kundër paketimit dhe kanë ndërmarrë veprime ligjore.
britani e madhe
Bota
21 Shtator 2022, 16:51
e.k
Pamje nga protestat në Iran
IRAN- Katër policë janë plagosur dhe një “asistent policor” vdiq nga plagët e ma...
Bota
21 Shtator 2022, 16:00
d.a.
Putin dhe Usmanov
GJERMANI- Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku rus që dyshohen për evazion fiskal dhe për ...
Bota
21 Shtator 2022, 15:45
d.a.
pamje nga Siria
SIRI- Ata qajnë, bërtasin, shtrihen në shtretër plastikë, plotësisht të rraskapitur: fëmijë me...
Bota
21 Shtator 2022, 15:30
d.a.
Truss
BRITANI- Rritja e bashkëpunimit dypalësh, përgatitjet për sezonin e ngrohjes dhe rindërtimi i Ukrainës, ishin temat q&e...
Bota
21 Shtator 2022, 15:11
d.a.
RUSI- Skenat e kaosit dhe ndërhyrjes së mjekëve para fjalimit të Vladimir Putin për rekrutim të pjesshëm n&e...
Bota
21 Shtator 2022, 15:00
d.a.
VMRO-DPMNE
MAQEDONIA E VERIUT- VMRO-DPMNE kërkoi dorëheqjen dhe përcaktimin e aftësisë së kryeministrit Dimitar Kovaçe...
Bota
21 Shtator 2022, 14:43
d.a.
Biden dhe Erdogan
SHBA- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u përpoq të diskreditonte presidentin amerikan, Joe Biden, duke iu përgjigj...
Bota
21 Shtator 2022, 14:41
d.a.
Gervalla
KOSOVË- Shoqata Sindikale e zyrtarëve dhe diplomatëve të MPD-së ka bërë me dije se të enjten me 22 shtator...
Bota
21 Shtator 2022, 14:33
d.a.
Adrien Quatennens
FRANCË- Partitë e aleancës së majtë-gjelbër të Francës po përballen me kriza pasi dy deputet...
Bota
21 Shtator 2022, 14:22
d.a.
Putin dhe Shoigu
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, po ndërmerr hapa për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë. Pa...