LIVE UPDATES
Bota

Gjykata jep vendimin: Dhjetë ditë burgim në Serbi për zyrtarin komunal nga Leposaviç

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, më 9 shtator ka njoftuar opinionin se Nikolla Radomiroviç është arrestuar në territorin e Serbisë.

11 Shtator 2023, 18:02 Nga I.A
Gjykata jep vendimin: Dhjetë ditë burgim në Serbi për
Komuna e Leposaviç

KOSOVË-Drejtori i administratës në Komunën e Leposaviçit në veri të Kosovës, Nikolla Radomiroviç, është dënuar me dhjetë ditë burgim në Serbi për “posedim të armës së ftohtë”. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Gjykata për Kundërvajtje në Rashkë, në jugperëndim të Serbisë.

“Aktgjykimi nuk është juridikisht i detyrueshëm, sepse kundër këtij aktgjykimi kanë parashtruar ankesë i pandehuri dhe parashtruesi i kërkesës, andaj procedura ankimore është në vazhdim e sipër”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Kundërvajtje nga Rashka.

Radoica Radomiroviç, babai i të arrestuarit Nikolla, në një deklaratë për REL-in pretendon se bëhet fjalë për një “aktgjykim të motivuar politikisht” dhe se i gjithë rasti është “montuar” sepse ai dhe djali i tij kanë qenë të angazhuar politikisht në institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës. Radoica Radomiroviç është zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ai, gjithashtu, beson se ndaj tyre ekziston një “ndjekje”, sepse ata publikisht shprehin “pikëpamje të ndryshme nga Lista Serbe”, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Ndërkohë, nga Prokuroria Themelore Publike në Rashkë thanë për REL-in se “ndaj Nikolla Radomiroviqit nuk është ngritur kallëzim penal për ndonjë vepër penale për të cilën ndjekja bëhet sipas detyrës zyrtare”, por se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka paraqitur kërkesë për të filluar procedurën e kundërvajtjes ndaj tij.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, më 9 shtator ka njoftuar opinionin se Nikolla Radomiroviç është arrestuar në territorin e Serbisë.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai fajësoi policinë serbe për arrestimin “e padrejtë” të Nikolla Radomiroviqit për shkak se ai është pjesë e institucioneve të Kosovës pavarësisht “presionit” nga Beogradi. Ai kërkoi që Radomiroviqi të lirohet menjëherë dhe të ndalen presionet e aktet e paligjshme ndaj serbëve të Kosovës që janë "besnikë ndaj vendit të tyre".

REL-i kërkoi nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë që t’i komentojë akuzat e zyrtarëve kosovarë, por nuk mori përgjigje.

Në shpjegimin e aktgjykimit të Gjykatës për Kundërvajtje në Rashkë, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, më saktësisht stacioni policor i Rashkës, ka paraqitur kërkesë për inicimin e procedurës për kundërvajtje ndaj Nikolla Radomiroviqit me bazë në Ligjin për Armët dhe Municionin.

Aty shtohet se gjatë kontrollit në makinën e Radomiroviç , policia ka gjetur një kamë dhe një thikë të palosshme, dhe kjo u trajtua si posedim i “armës së ftohtë në vend publik”. Dënimi i parashikuar me ligj për këtë shkelje mund të jetë gjobë ose deri në 60 ditë burgim.

Nikolla Radomiroviq, siç thuhet në aktgjykim, i tha mbrojtjes së tij se nuk e dinte se një kamë dhe një thikë prej rreth 10 centimetrash trajtohen si “armë të ftohta”, dhe se i mbante në veturë si mjete.

Avokati i tij, Alladin Shemoviq, sugjeroi që Radomiroviç t'i jepej gjoba minimale e paraparë me ligj për këtë vepër, por gjykata e refuzoi dhe e dënoi me dhjetë ditë burgim.

Në deklaratën për REL-in, Shemoviq theksoi se klienti i tij nuk ka qenë i dënuar më parë dhe mendon se kjo është dashur të merret parasysh dhe se ai është dashur të gjobitet në vend të burgimit.

“Ai (Nikola Radomiroviq) nuk ka të kaluar as penale dhe as kundërvajtje, në raste të tilla, praktika (në gjyqësorin serb) është shqiptimi i gjobave”, tha avokati Shemoviç.

Babai i Nikollës, Radoica Radomiroviq, është i bindur se pas arrestimit të djalit të tij fshihet prapavija politike, gjegjësisht fakti që të dy ishin të përfshirë në institucionet e Kosovës.

Në fund të majit të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëroi Radoica Radomiroviq në pozitën e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Pak ditë më vonë në veri të Kosovës, ku jeton edhe vetë Radomiroviq, u ngritën tensionet për shkak të ardhjes në pushtet të kryetarëve shqiptarë. Ata hynë në ndërtesat komunale me ndihmën e policisë dhe pavarësisht rezistencës së popullatës lokale serbe, pas zgjedhjeve të prillit filluan formimin e një pushteti të ri lokal.

Kështu, në fillim të korrikut, drejtor i administratës në Komunën e Leposaviqit është emëruar djali i zëvendësministrit Radoica Radomiroviq, Nikolla Radomiroviq.

Beogradi zyrtar ka mbështetur pjesëmarrjen e Listës Serbe në institucionet e Kosovës deri në nëntor të vitit të kaluar.

Ata më pas, së bashku me punëtorët në policinë, gjyqësorin dhe administratën komunale në veri të Kosovës, janë dorëhequr për të penguar heqjen e targave të automjeteve të lëshuara nga Serbia me akronimet e qyteteve të Kosovës.

*Video nga arkivi: Serbët lëshojnë institucionet e Kosovës

Ata serbë që tani janë të përfshirë në institucionet e Kosovës, disa zyrtarë serbë i quajnë “emisarët e Kurtit”.

Radomiroviq tha për Radion Evropa e Lirë se djali i tij para dy ditësh në territorin e Rashkës është ndaluar nga “policët e maskuar” dhe se është arrestuar në prani të të dashurës së tij.

“Është persekutim politik, ata e dinë se ku punoj, ku punon Nikolla, familja jonë ka vite që është nën sulm nga Lista Serbe”, thotë Radomiroviq dhe shpjegon se në vitet e mëparshme ai ka qenë politikisht aktiv përmes Partisë së serbëve të Kosovës në krye me Aleksandrin Jabllanoviqin.

Radoica Radomiroviq beson se djali i tij është arrestuar dhe dënuar me burg për “frikësim” të popullatës në veri për të heqin dorë nga pjesëmarrja në institucionet e Kosovës.
“Ne besojmë se nuk po bëjmë asgjë të keqe. Dhe ata nga Lista Serbe deri vonë kanë qenë pjesë e të njëjtave institucione”, thotë Radomiroviq dhe thotë se nuk do të dorëzohet.

Më 10 shtator, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, arrestimin e Nikolla Radomiroviqit e ka quajtur “persekutim të paprecedentë”.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se “arsyeja e arrestimit të Nikollës është presioni ndaj Radoica Radomiroviqit”, zëvendësit të tij.

“Guxoj të them se është pjesë e metodologjisë së shantazhit”, ka theksuar Rashiq, duke shtuar se personat që kundërshtojnë politikat e Listës Serbe ndalohen ose arrestohen rregullisht në pikën kufitare.

Ai tha se “është metodologji që është aplikuar në shtatë - tetë vjetët e fundit”.

Rashiq u emërua në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi Goran Rakiq dha dorëheqjen së bashku me serbët e tjerë nga veriu, në nëntor të vitit të kaluar. Ai është një nga të paktët politikanë serbë që në Kosovë vepron në mënyrë të pavarur nga Lista kryesore Serbe, e cila u formua dhe funksionon me mbështetjen e Beogradit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më herët e ka quajtur Rashiqin “llum” për shkak se ai ka kaluar në Qeverinë e Albin Kurtit.

Në mesin e muajit prill të këtij viti, gjatë kalimit të kufirit me Serbinë, katër serbë nga veriu i Kosovës u arrestuan për “bashkim kundër rendit kushtetues të Serbisë” dhe “kërkesa për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”. Njëri prej tyre ishte Dragan Nikolliq nga Leposaviqi, gruaja e të cilit i tha REL-it e shprehu dyshimin se ishte “persekutim politik”, sepse ishte e angazhuar politikisht në Partinë e Serbëve të Kosovës (PKS).

Ata akuzoheshin se ishin pjesë e “grupit të organizuar kriminal, qëllimi i të cilit ishte ndryshimi i dhunshëm i pushtetit, gjegjësisht përmbysja e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës”. Dyshohet se ata kanë shpërndarë "material propagandistik për të promovuar pavarësinë e Kosovës". Ndërkohë, ata u lanë të lirë për mungesë provash.

Marrë nga REL

nikolla radomiroviç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet