30 Janar 2023, 20:48
Nga k.m.
Foto ilustruese
PORTUGALI- Gjykata Kushtetuese e Portugalisë hodhi poshtë sot, për herë të dytë, ligjin për eutanazinë në vend, duke përmendur "paqartësi të papranueshme" në dispozitat e tij. Tashmë projektligji kthehet në Parlament, i cili prej 3 vitesh po përpiqet të hartojë dhe miratojë ligjin përkatës.
Gjyqtarët vendosën se teksti nuk ishte në përputhje me Kushtetutën, sepse nuk përcaktonte saktësisht "dhimbjen ekstreme" që hap rrugën për "vdekjen e asistuar mjekësore" të pacientit. E njëjta gjykatë e kishte hedhur poshtë ligjin edhe në mars 2021, duke konsideruar se termat e përdorur në tekst ishin "tepër të pasakta".
Parlamenti mund ta riformulojë tekstin dhe ta dërgojë sërish për miratim tek Presidenti i Republikës, konservatori Marcelo Rebelo de Souza, i cili e apeloi në fillim të janarit në Gjykatën Kushtetuese. Ligjvënësit fillimisht votuan për dekriminalizimin e eutanazisë në shkurt 2020, por ligji hasi në kundërshtime nga Presidenti, një katolik i devotshëm dhe ish-profesor i drejtësisë, i cili kishte vënë veton ndaj një versioni të mëparshëm të ligjit.
Pak vende evropiane, si Belgjika dhe Holanda, e kanë legalizuar eutanazinë deri më sot.
portugali ligji per eutanazi
Bota
30 Janar 2023, 20:47
A.B
Familjet
Rreth 137 familje u prekën nga vërshimi i ujërave të lumit dhe patën shumë dëme materiale, por ende sot e...
Bota
30 Janar 2023, 20:37
a.l
Ramush Haradinaj dhe Gabriel Escobar
SHBA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qën...
Bota
30 Janar 2023, 20:36
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Gati gjysma (45%) e të rinjve të moshës 16 deri në 25 vjeç në Mbretërinë e Bashk...
Bota
30 Janar 2023, 20:22
a.l
Andrej Plenkoviç
KOSOVË- Deklarata e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, i cili tha se “Kosova është marrë nga Serb...
Bota
30 Janar 2023, 20:30
k.m.
Foto ilustruese
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjerman, Leopard, në ...
Bota
30 Janar 2023, 20:13
a.l
DRON
RUSI- Mercenarët e ushtrisë Wagner të Rusisë po zhvillojnë në mënyrë të fshehtë "dronë" n&...
Bota
30 Janar 2023, 20:06
A.B
Andrea Riseborough
SHBA-Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se është duke "kryer një rishikim" të fush...
Bota
30 Janar 2023, 20:07
a.l
Franca dhe Australia
AUSTRALI- Franca dhe Australia njoftuan sot planet për të prodhuar dhe dërguar së bashku disa mijëra predha a...
Bota
30 Janar 2023, 19:55
a.l
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Erdogan kërcënon Suedinë, se do të miratojë vetëm anëtarësimin e Finlandës n&...
Bota
30 Janar 2023, 19:49
k.m.
Anthony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe pale...