30 Janar 2023, 20:30
Nga k.m.
Foto ilustruese
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjerman, Leopard, në Ukrainë “sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke përmendur mundësinë që dërgesa të kryhet në fund të marsit, tha Ministria e Mbrojtjes. Norvegjia është në mesin e disa shteteve evropiane që javën e kaluar premtoi se do t’i dërgojë tanket e shumëkërkuara nga Ukraina, teksa Kievi po vazhdon luftën kundër forcave ruse.
Dërgimi i këtyre tankeve u mundësua pas vendimit të Gjermanisë, vendit ku prodhohen tanket. Norvegjia ka 35 tanke Leopard 2, por shteti nuk ka treguar se sa tanke do t’i japë Kievit.
“Ende nuk e kemi përcaktuar numrin,”- tha ministri i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram për AFP-në.
“Është e rëndësishme që ne të koordinohemi ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që kjo ndihmë vërtetë të bëjë dallimin për Ukrainën,”- tha ai.
“Sigurisht, ne shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur,”- shtoi ai.
Javën e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Berlini po ashtu synon të dërgojë në fund të marsit apo fillim të prillit 14 tanke Leopard në Ukrainë. Norvegjia dhe shtetet e tjera që kanë tanke Leopard, u është dashur miratimi i Berlinit për t’i transferuar këto tanke në një shtet tjetër. Javën e kaluar edhe Shtetet e Bashkuara treguan se do të dërgojnë në Ukrainë 31 tanke Abrams, teksa Ukraina po bëhet gati për një kundërofensivë me qëllim që të dëbojë forcat ruse nga jugu dhe lindja e shtetit./VOA
norvegji
Bota
30 Janar 2023, 20:13
a.l
DRON
RUSI- Mercenarët e ushtrisë Wagner të Rusisë po zhvillojnë në mënyrë të fshehtë "dronë" n&...
Bota
30 Janar 2023, 20:06
A.B
Andrea Riseborough
SHBA-Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se është duke "kryer një rishikim" të fush...
Bota
30 Janar 2023, 20:07
a.l
Franca dhe Australia
AUSTRALI- Franca dhe Australia njoftuan sot planet për të prodhuar dhe dërguar së bashku disa mijëra predha a...
Bota
30 Janar 2023, 19:55
a.l
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Erdogan kërcënon Suedinë, se do të miratojë vetëm anëtarësimin e Finlandës n&...
Bota
30 Janar 2023, 19:49
k.m.
Anthony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe pale...
Bota
30 Janar 2023, 19:37
a.l
mediat serbe për deklaratën e Zoran Milanoviç
SERBI- Pas deklaratave të Presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviç...
Bota
30 Janar 2023, 19:23
a.l
SHBA
SHBA- Një ngjarje që u ngjan atyre të shkëputura nga filma aksioni ka ndpdhur në Georgia të SHBA-së. Një perso...
Bota
30 Janar 2023, 19:19
k.m.
Foto ilustruese
Cilat janë qëllimet e Asociacionit? Si do të quhet zyrtarisht ai? Çfarë do të jetë lidhja e tij me Ser...
Bota
30 Janar 2023, 19:07
A.B
Femijet
KONGO- Për vite të tëra, kompanitë e mëdha të teknologjisë si Apple dhe Tesla i kanë siguruar kli...
Bota
30 Janar 2023, 19:02
a.l
Pfizer
SHBA- Një video-përgjim i siguruar nga një gazetar të Project Veritas ka ngritur dyshime mbi aktivitetin e kompanisë 'Pfize...