LIVE UPDATES
Bota

Blinken rikonfirmon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken i kërkoi Izraelit dhe palestinezëve të ulin tensionet në fillim të vizitës. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër çdo nxitjeje për gjakderdhje të mëtejshme.

30 Janar 2023, 19:49 Nga k.m.
Blinken rikonfirmon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete mes
Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve është më e rënda prej vitesh. Para se të mbërrinte në Izrael, Blinken tha se Uashingtoni ka besim të palëkundur tek një zgjidhje e negociuar me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve. Ai u zotua që të nxisë të dyja palët, në kryeqytetin izraelit dhe në Bregun Perëndimor, që të ulin tensionet që nga fillimi i vitit kanë marrë jetën e dhjetëra njerëzve.

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken i kërkoi Izraelit dhe palestinezëve të ulin tensionet në fillim të vizitës. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër çdo nxitjeje për gjakderdhje të mëtejshme.

“Është përgjegjësi e të gjithëve që të ndërmarrin hapa për të qetësuar tensionet dhe jo për t'i ndezur ato. Unë do ta bëj të qartë këtë gjatë gjithë vizitës në Izrael dhe Bregun Perëndimor me të gjithë ata që takoj”, tha Sekretari amerikan i Shtetit me të arritur në Izrael.

Para se të shkonte në Tel Aviv, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken u tha gazetarëve në Kajro se “Uashingtoni ka besim të palëkundur në zgjidhjen e negociuar me dy shtete si e vetmja rrugë për një zgjidhje të qendrueshme për konfliktit”.

Qeveria e re e vijës së ashpër e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu përfshin partnerë që kundërshtojnë shtetësinë palestineze. Në anën tjetër kontrolli mbi territoret palestineze është i ndarë mes partisë së presidentit Mahmud Abas, i cili përkrah zgjidhjen e arritur përmes bisedimeve, dhe islamistëve rivalë të Hamasit, të cilët janë betuar për shkatërrimin e Izraelit.

Nga 1 janari, të paktën 35 palestinezë, të armatosur dhe civilë, janë vrarë në aksionet pothuajse ditore nga ushtria izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë në Ramallah, duke e bërë këtë muaj më të përgjakshmin në Bregun Perëndimor nga viti 2015.

Izraeli është në gatishmëri të lartë pasi një palestinez hapi zjarr në një rrugë pranë një sinagoge të premten, duke vrarë shtatë persona në sulmin më të rëndë të tillë në Jeruzalem për më shumë se një dekadë. Kjo pasoi një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të enjten, ku u vranë 10 palestinezë, kryesisht persona të armatosur.

“Të marrësh një jetë të pafajshme në një akt terrorizmi është gjithmonë një krim i urryer. Por të vësh në shënjestës njerëz pranë vendeve të tyre të shenjta është veçanërisht tronditëse. Pra, sulmi i së premtes ishte më shumë se një sulm ndaj individëve. Ishte gjithashtu një sulm ndaj të drejtës universale të kryerjes së riteve fetare. Ne e dënojmë atë në formën më të ashpër”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken pas arritjes në Tel Aviv.

Raundi i fundit i bisedimeve të organizuara nga SHBA-të për themelimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit ka ngecur që nga viti 2014./VOA

anthony blinken

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen