All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg ish-drejtuesin e UÇK-së Salih Mustafa

• Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën të akuzuar për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. • Gjyqtarja e Gjykatës Speciale ka thënë se dëshmitarët e Prokurorit të Specializuar, ishin dëshmi të besueshme dhe të mbështetura. • Gjyqtarja theksoi se vartësit e tij u shkaktuan dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike gjashtë të ndaluarve, duke u munduar t’i marrin në intervistë dhe të nxjerrin informacion nga ata. • Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë, 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes. • Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu është ndër politikanet e para që ka reaguar pas dhënies së dënimit me 26 vite burg ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Musliu u shpreh se është e tmerruar nga ky vendim dhe kujtoi se si ajo vetë kishte votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale. • Mbesa e ish-pjestarit të UÇK-së, Salih Mustafës, Arta Mustafa që punon si gazetare, ka prekur me fdedikimin e saj pas shpalljes së dënimit të tij me 26 vite burg. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se ka mbetur pa fjalë nga ky vendim dhe se qenka e vështirë të shohësh idhullin e saj të dënohet. • Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Në një postim në Facebook, Selimi është shprehur se Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurrë nuk do të gjunjëzohen para një gjykate të fabrikuar në Serbi.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së, shpresoj të marrë epilog tjetër

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Haradinaj
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas dënimit të ish-komandantit Salih Mustafa-Cali me 26 vite burg.

Në një postim në Facebook, Haradinaj u shpreh se ai beson në pafajësinë e UÇK-së dhe u shpreh se në shkallën tjetër shpreson që drejtësia për Sali Mustafën të marrë epilog tjetër për lirinë e tij.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

3 VITE ME PARE

Dënimi i Salih Mustafës, vajza e Jakup Krasniqit: Deputet dhe ish-deputet, nuk do ua falim kurrë

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Jakup dhe Grese Krasniqi

KOSOVË- Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me 26 vite burg të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale ditën e sotme.

Në një postim në Facebook, Gresa shkruan se gjenocidi dhe krimet serbe të kryera mbi popullatën civile shqiptare nuk po gjykohen, kriminelët serb enden të lirë në Beograd, ndërsa po gjykohen çlirimtarët e lufta e drejt për liri.

"Sot u denua Cali, me një dënim ç’njerëzor e të padrejt. Turpi bie mbi ata që e bënë këtë gjykatë dhe ata që i shërbejnë politikave shoviniste të Beogradit! Deputet e ish-deputet, dënimet ”në emër të popullit të Kosovës” nuk do t’ua falim kurrë!"-shkruan ajo.

Krasniqi ka thënë se nuk do të ja falë kurrë, deputetëve dhe ish-deputetëve, këto dënime që po jepen në emër të popullit të Kosovës.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

3 VITE ME PARE

U dënua me 26 vite burg, Prokuroria: Aktgjykimi ndaj Mustafës përbën fitore për drejtësinë

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Alex Whiting

HAGË- Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale të Kosovës, Alex Whiting, ka mirëpritur vendimin ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, duke e konsideruar atë si “masë që u jep drejtësi viktimave”.

Kjo gjykatë që funksionon sipas ligjeve të Kosovës, por e ka selinë në Hagë, e ka dënuar Mustafën me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

Kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se krimet janë kryer ndaj shqiptarëve.

“Aktgjykimi i sotëm përbën një fitore për drejtësinë dhe, në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre”, ka thënë Whiting.

Në një komunikatë për media, Whiting është cituar të ketë thënë se “dëshmia e dëshmitarëve që i dhanë besimin e tyre Dhomave të Specializuara që të sjellë drejtësi, pati ndikim kritik te aktgjykimi”.

“Unë duartrokas kurajën e tyre të jashtëzakonshme që dolën për të dhënë dëshmi në gjykatë,” ka thënë ai.

Sipas tij, krijimi i Gjykatës Speciale u ka mundësuar viktimave që të tregojnë historitë e tyre dhe të marrin drejtësi. Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka shtuar Whiting, ka bërë të mundur që këto viktima të tregojnë historitë e tyre dhe të marrin drejtësi.

“Me vendimin e sotëm, Dhomat e Specializuara kanë treguar se ato janë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave dhe se nuk ka datë skadimi për dhënien e llogarisë”, citohet të ketë thënë Whiting.

Aktvendimi ndaj Salih Mustafës është i pari i kësaj gjykate lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ajo është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi të senatorit zviceran, DickMarty. Në atë raport janë përmendur krimet e pretenduara në Kosovë.

Në vitin 2015, kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, deputetët kanë miratuar edhe një ligj tjetër që ua garantonte të akuzuarve potencialë mbështetjen financiare.

Në dy vjetët e fundit, buxheti i Kosovës ka ndarë mbi 13 milionë euro për qytetarët e akuzuar në këtë gjykatë. Shuma më e madhe e parave është shpenzuar për avokatët e tetë të akuzuarve./REL/

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Mustafës i parapriu atij të Thaçit, a mund të ndodhë e njëjta gjë dhe me dënimin e tij?

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Ish-pjesetaret e UCK

HAGË- Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ditën e sotme ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në seancën e mbajtur ditën e sotme, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Mappie Veldt- Foglia ka lexuar aktakuzat ndaj Mustafës dhe dënimet e dhëna për secilën prej tyre. 

Ndërkohë që po për ditën e sotme Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se do të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Duke u kthyer pas, në momentin e arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, dënimi i sotëm i Salih Mustafës nga Gjykata Speciale mund të nënkuptojë se së shpejti mund të vijë dhe dënimi ndaj Thaçit e të tjerëve. Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor të 2020 dhe më pas ai u arrestua më 24 shtator të vitit 2020 ku dhe u transferua në Hagë. Ndërkohë aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërkohë që më 5 nëntor u bë dhe arrestimi i tyre.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Mustafa akuzohej për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe të gjitha këto krime për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

Ndërkohë që dhe ndaj Thaçit e 3 figurave të tjera politike, akuzat janë për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje. Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

3 VITE ME PARE

Edhe burri i saj ndodhet në Hagë, gruaja e Rexhep Selimit reagon pas dënimit të Mustafës: Luftëtarët e UÇK nuk gjunjëzohen

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Rexhep dhe Shqipe Selimi

KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Në një postim në Facebook, Selimi është shprehur se Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurrë nuk do të gjunjëzohen para një gjykate të fabrikuar në Serbi.

Mehmeti-Selimi është gruaja e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës dhe ish-deputetit të LVV-së Rexhep Selimi, i cili gjithashtu gjendet në paraburgim në Hagë. Aktakuza ndaj Rexhep Selimit është konfirmuar më 26 tetor 2020. Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

3 VITE ME PARE

Dënimi me burg i Salih Mustafës, ministri Mehaj e quan të padrejtë Gjykatën Speciale

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Armend Mehaj

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, është ndër të parët nga rradhët e qeverisë që ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vite burg.

Në një konferencë për shtyp, teksa po mbante fjalimin e fundvitit, Mehaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Speciale për Salih Mustafën është i padrejtë.

Më tej ai vijoi me fjalimin e tij duke thënë se viti 2022 ishte vit i zhvillimit të fuqishëm të kapaciteteve ushtarake të FSK-së si dhe forcimit të bashkëpunimit me aletatë ndërkombëtarë.

“Sukseset i dedikohën të gjithë ushtarakëve të FSK-së, por kemi pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm me media në pasqyrimin e punës tonë. Tani vazhdojmë për të ardhmen në koordinim të plotë me aleatët tanë. Gjithçka që ndërtojmë është në bashkëpunim me aleatët tanë. Kemi objektivat e njëjta që janë kyçe dhe janë në përputhje me sigurinë tonë”.- u shpreh Mehaj.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

3 VITE ME PARE

"Më fal xhaxh, jam pa fjalë", mbesa e Salih Mustafës prek me postimin e saj: Qenka e vështirë me pa idhullin të dënohet

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Mustafa

KOSOVË- Mbesa e ish-pjestarit të UÇK-së, Salih Mustafës, Arta Mustafa që punon si gazetare, ka prekur me fdedikimin e saj pas shpalljes së dënimit të tij me 26 vite burg.

Në një postim në Facebook, ajo shprehet se ka mbetur pa fjalë nga ky vendim dhe se qenka e vështirë të shohësh idhullin e saj të dënohet.

"Më fal, po sot mbeta pa fjalë. E di që nëse kishe qenë këtu, më kishe thon: “Qysh be xhaxh, me qenë gazetare, edhe me të mungu shprehjet. Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t’i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye."- shkruan Arta.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

3 VITE ME PARE

"E tmerruar", deputetja e PDK, Ganimete Musliu e shokuar pas dënimit të Salih Mustafës

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Ganimete Musliu

KOSOVË- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu është ndër politikanet e para që ka reaguar pas dhënies së dënimit me 26 vite burg ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Musliu u shpreh se është e tmerruar nga ky vendim dhe kujtoi se si ajo vetë kishte votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

“Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime. Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajo kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificen e popullit tim”, ka shkruar Musliu.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

3 VITE ME PARE

VIDEO/Momenti kur Salih Mustafës i jepet dënimi me 26 vite burg nga gjyqtarja e Hagës

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Mustafa

HAGË- Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale dhe e ka dënuar me 26 vjet burg nën disa akuza për krime lufte.

Në seancën e mbajtur ditën e sotme ku trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia ka lexuar aktakuzat ndaj Mustafës dhe dënimet e dhëna për secilën prej tyre. 

Gjatë momentit të dënimit të dhënë nga gjyqtarja, kamerat kanë fokusuar Mustafën i cili po qëndronte në këmbë dhe nga mimika nuk ka patur asnjë reagim.

Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë, 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

3 VITE ME PARE

Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg ish-drejtuesin e UÇK-së Salih Mustafën, akuzohet për krime lufte

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, Gjykata Speciale dënon
Mustafa

HAGË- Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.

Në seancën e mbajtur ditën e sotme ku trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia ka lexuar aktakuzat ndaj Mustafës dhe dënimet e dhëna për secilën prej tyre. Gjykatësja tha se në dvnim do të llogaritet dhe koha e paraburgimit.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte, ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, ka thënë ajo.

Gjyqtarja e Gjykatës Speciale ka thënë se dëshmitarët e Prokurorit të Specializuar, ishin dëshmi të besueshme dhe të mbështetura.

“Gjykimi filloi ka filluar më 15 shtator më 2021. Mbrojta bëri mbrojtjen e saj më 22 mars 2022. Tetë viktima morën pjesë në proces dhe të gjithë ishin nën masa mbrojtëse. Në lidhje me dëshmitarë e prokurorit të specializuar, trupi gjykues vlerësoi se të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve ishin të besueshme dhe të mbështetura”, ka thënë ajo.

Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë, 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Ish pjesëtari i UÇK-së akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe të gjitha këto dyshohet se janë kryer në Zllash gjatë vitit 1999, në ndërtesën e ndalimit. Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ai është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, ndërkaq procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021.

denohet salih mustafa

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit