LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi i ish-presidentit Trump në Uashington përkon me mesin e fushatës presidenciale

Avokatët e ish presidentit Donald Trump u rikthyen të hënën në Uashington, për të marrë pjesë në një seancë paraprake, në të cilën u përcaktua 4 marsi i vitit të ardhshëm si data kur do të nisë gjyqi lidhur me dyshimet se ai u përpoq të pengonte transferimin paqësor të pushtetit në 6 janar të vitit 2020, në Kapitol.

29 Gusht 2023, 15:24 Nga I.A
Gjyqi i ish-presidentit Trump në Uashington përkon me mesin e
Donald Trump

SHBA- Gjykatësja federale e çështjes kundër ish-presidentit Donald Trump në Uashington vendosi 4 marsin e vitit të ardhshëm si datën e fillimit të gjyqit ndaj tij lidhur me akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Kjo do të thotë se gjyqi do të zhvillohet ne mesin e fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ndërsa zoti Trump kryeson mes kandidatëve republikanë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine sjell hollësi mbi atë që pritet të jetë një gjyq historik.

Avokatët e ish presidentit Donald Trump u rikthyen të hënën në Uashington, për të marrë pjesë në një seancë paraprake, në të cilën u përcaktua 4 marsi i vitit të ardhshëm si data kur do të nisë gjyqi lidhur me dyshimet se ai u përpoq të pengonte transferimin paqësor të pushtetit në 6 janar të vitit 2020, në Kapitol. Avokatët e zotit Trump nuk pranuan të komentonin për Zërin e Amerikës, por u shprehën të zhgënjyer nga gjykatësja e çështjes Tanya Chutkan. Ata kishin propozuar që gjyqi të shtyhej deri në prill të 2026, pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit 2024. Prokurorët kishin kërkuar që gjyqi të niste më 2 janar të vitit tjetër, ndërsa juria të zgjidhej këtë dhjetor.

Eksperti Allan Lichtman i tha Zërit të Amerikës se ai beson se gjykatësja, Tanya Chutkan është një gjykatëse e fortë, që mori një vendim të zgjuar.

“Ajo renditi një sërë argumentesh të mira, që opinioni publik duhet të dijë, para zgjedhjeve nëse zoti Trump është apo jo fajtor mbi këto akuza vërtet serioze”, thotë Allan Lichtman, historian mbi presidentët dhe profesor në Universitetin Amerikan.

Një juri e madhe në Uashtington votoi për të ngritur aktpadi ndaj zotit Trump, përfshirë akuzat për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe komplot për pengimin e drejtësisë. Zoti Trump është shprehur se është pafajshëm për këto akuza dhe ka pretenduar në mënyrë të vazhdueshme, pa dhënë prova, se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht

"Si mund të më çojë në gjyq kundërshtari im i korruptuar politik, Joe Biden, gjatë një fushate zgjedhore që unë po e kryesoj, duke më detyruar të shpenzoj kohë dhe para, për t’i bërë ballë akuzave të rreme”, është shprehur zoti Trump.

Zoti Trump ka deklaruar se akpatditë e ngritura ndaj tij kanë patur vetëm një ndikim, forcimin e mbështetjes në mesin e votuesve të tij. Por një nga kundërshtarët e tij në garën për të fituar emërimin e republikanëve, ish guvernatori i Arkansasit Asa Hutchinson, nuk bie dakord dhe thotë se nuk ka asnjë mundësi që zoti Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale.

“Votuesit republikanë duhet ta kuptojnë se nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet me Donald Trumpin. Prandaj e kam shtruar këtë çështje në mënyrë të drejpërdrejtë”, është shprehur zoti Hutchinson.
Shumë nga ngjarjet e 6 janarit të vitit 2020 patën mundësi t’i shohin të gjithë, thotë eksperti Licthman, duke e ekspozuar zotin Trump ndaj mundësisë që të dënohet përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

“Po sikur zoti Trump të burgoset, që nuk përjashtohet si mundësi. Teknikisht, ai mund të vazhdojë garën për president, por a do donin republikanët që kandidati i tyre të jetë një person që është dënuar për komplot kundër demokracisë sonë?, thotë eksperti Licthman. Zoti Trump është ish presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale. Ai po përballet me akuza edhe në tre çështje të tjera në Nju Jork, Xhorxhia dhe Florida.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit