LIVE UPDATES
Bota

Spanjë, protesta dhe thirrje për dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit

Pedro Malabia, Shef i Strategjisë në Lidhjen Spanjolle të Futbollit për Femra, tha se Luis Rubiales nuk mund të jetë më në krye të organizatës.

29 Gusht 2023, 15:22 Nga a.l
Spanjë, protesta dhe thirrje për dorëheqjen e kreut të
Spanjë

SPANJË- Zyrtarët kryesorë të Federatës Spanjolle të Futbollit i kërkuan presidentit të pezulluar, Luis Rubiales të jepte dorëheqjen të hënën për shkak të sjelljeve të tij në Kupën e Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të një futbollisteje pasi Spanja fitoi ndeshjen finale të kampionatit. Ndërkohë, në Madrid organizatat feministe mbajtën një protestë në mbështetje të futbollistes Jeni Hermoso dhe duke kërkuar dorëheqjen e zotit Rubiales.

Pedro Malabia, Shef i Strategjisë në Lidhjen Spanjolle të Futbollit për Femra, tha se Luis Rubiales nuk mund të jetë më në krye të organizatës.

“Qeveria deklaroi në mënyrë shumë të qartë se është në pritje të vendimit të gjykatës sportive dhe se edhe ajo do ta pezullojë përkohësisht zotin Rubiales. Edhe shoqëria civile është shprehur në mënyrë të qartë. Mendoj se Luis Rubiales dhe ekipi i tij drejtues nuk mund të qëndrojnë më në krye të federatës. Federata e futbollit nuk u përket atyre, ajo i përket futbollit spanjoll dhe mendoj se shoqëria ka dhënë një mesazh të qartë: kjo nuk është ajo që Spanja pret nga kjo organizatë”, tha ai.

Rubiales është përballur me një lumë kritikash nga e gjithë bota për sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të futbollistes së kombëtares së Spanjës Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj gjatë ceremonisë së marrjes së trofeut në fushë.

Ai gjithashtu u kritikua gjerësisht për një gjest tjetër të pahijshëm pas fitores ndërsa ishte ulur afër mbretëreshës së Spanjës Letizia dhe vajzës së saj adoleshente, Princeshës Sofia.

Protestuesit dolën në rrugët e Madridit të hënën për të treguar mbështetjen për futbollisten e kombëtarës spanjolle, Jenni Hermoso dhe për të kërkuar dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit, Rubiales pas gjestit të tij ndaj saj.

Zëvendëskryeministrja spanjolle Yolanda Diaz mori pjesë në protestën e organizuar nga grupet feministe. Protestuesit kritikuan ashpër sjelljet e presidentit të federatës spanjolle të futbollit, Lusi Rubiales.

“Ishte tmerrësisht e neveritshme. Para se të shihet nga afër puthja që ai i dha futbollistes Hermoso pa pëlqimin e saj, ai bëri gjithë ato përqafime dhe prekje krejtësisht të papërshtatshme. Para gjithë këtyre përfaqësuesve ndërkombëtarë në Botëror ai po prekte në mënyrë të papërshtatshme lojtaret. Mendoj se këto sjellje ishin një abuzim me pushtetin sepse ai është president i federatës së futbollit”, tha protestuesja Guadaluper Martin.

Prokurori i Gjykatës së Lartë të Spanjës hapi të hënën një hetim paraprak ndaj kreut të federatës së futbollit, Luis Rubiales për të përcaktuar nëse veprimet e tij do të konsiderohen një akt abuzimi seksual.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit tha se gjykata kishte marrë disa ankesa, por do të niste një hetim të plotë të rastit vetëm nëse një e gjë e tillë do të kërkohej nga futbollistja Hermoso. Ajo ka thënë se puthja nuk ishte bërë me pëlqimin e saj.

Kjo lëvizje rriti trysninë mbi zotin Rubiales, i cili u pezullua nga FIFA të shtunën mes kritikave në rritje për incidentin në ceremoninë e dhënies së medaljeve pas fitores së Spanjës në Sidni më 20 gusht./VOA

pedro malabia

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion