21 Qershor 2022, 11:39
Nga d.d

BRITANI E MADHE- Mijëra punonjës të sistemit hekurudhor në Londër, sot kanë dalë në grevë. Rrugët e Londrës janë mbushur plotë, ata kanë bojkotuar punën për të kërkuar një pagë më të lartë dhe siguri për vendet e punës. Kjo është greva më e madhe që Londra ka parë ndonjëherë në 30 vitet e fundit.
Sipas The Guardian, këto greva do të ndodhin 3 ditë, duke ndërprer lëvizjen e trenave midis orës 7:30 dhe 18:30 në rrugët kryesore ndërqytetëse dhe urbane. Shërbimet do të fillojnë më vonë dhe do të reduktohen në ditët në vijim.
Si asnjëherë më parë stacionet kryesore hekurudhore në Londër që zakonisht 'gumëzhijnë' nga njerëzit, sot ishin thuajse bosh.
Familjet britanike tashmë po përjetojnë shtrëngimin më të madh ekonomik në dekada, me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve duke e çuar inflacionin drejt shifrave dyshifrore, ndërkohë që pagat mesatare bazë nuk janë më të larta se sa ishin në vitin 2006 kur u rregulluan për inflacionin.
Ministrat do të ndryshojnë ligjin për të siguruar që ndikimi i protestave të sindikatave të jetë më pak i dëmshëm në të ardhmen, për pasagjerët.
Sekretari i Transportit, Grant Shapp tha se qeveria tani nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar grevën aktuale tre ditore, por ne tha ai, ne do të sigurojmë që ligji të jetë fort në anën e pasagjerëve, në anën e konsumatorëve, nga këtej e tutje.
greva ne angli
Bota
21 Qershor 2022, 11:39
j.c
Leopardi
INDI- Një leopard i cili kishte rënë në një pus të mbushur me ujë në Indi u shpëtua nga disa banor&e...
Bota
21 Qershor 2022, 11:27
d.d
Foto ilustruese
SUEDI-Një sulm me thika ka ndodhur në një qendër tregtare në Vasteras, si pasojë janë plagosur disa pers...
Bota
21 Qershor 2022, 11:25
j.c
Elon Musk me fëmijët e tij
SHBA- Xavier Alexander Musk, një nga binjakët e miliarderit Elon Musk, ka bërë kërkesë ...
Bota
21 Qershor 2022, 11:09
d.d
Foto ilustruese
AZIA JUGLINDORE- Shkencëtarët në Kamboxhia kanë zbuluar peshkun më të madh në botë në lumin Me...
Bota
21 Qershor 2022, 10:27
d.d
KINË-Një restorant lundrues 50 vjeçar në Hong Kong është fundosur, të dielën. Restoranti 'Jumbo' u përmbytë...
Bota
21 Qershor 2022, 10:56
A.B
Miroslav Lajcak
KOSOVË- Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për Energjinë. I dërguari i posaçëm i BE-së p...
Bota
21 Qershor 2022, 10:55
j.c
Vajzat e Roula Pispirigou
GREQI- Raporti mjeko-ligjorë rreth vdekjes së dy vajzave të Roula Pispirigou-t pritet të dalë pas pak di...
Bota
21 Qershor 2022, 10:26
A.B
Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Boris Johnson është në gjendje të mirë shëndetësore disa orë pasi iu nënsh...
Bota
21 Qershor 2022, 10:06
j.c
Pamje nga shpërthimi i helikopterit
RUSI- Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentin kur një kolonel rus rrëzohet me helikop...
Bota
21 Qershor 2022, 10:02
A.B
Foto ilustruese
GREQI- Histori dramatike në Larisa. Është zbuluar se një nënë ka mbajtur për 42 vite në banesë...