Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
KOSOVË- Rrahman Jasharaj, nga Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, për t’iu dhënë fund grevave. Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat. Më 13 shtator, Jasharaj ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Mund të them se takimi ishte përmbajtësor, por për momentin nuk kemi asnjë ndryshim. Qeveria vazhdon të mbajë qëndrimin për deklaratat rreth pakos, ne vazhdojmë të jemi zë i sektorit publik me kërkesat tona”, ka thënë Jasharaj në një konferencë për media, pas takimit.
Nga greva e punonjësve të sektorit publik janë prekur të gjitha institucionet publike të arsimit në Kosovë, ku mësimi i paraparë të niste më 1 shtator, nuk ka nisur ende. Thirrje për hapjen e shkollave kanë bërë disa herë Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Këshilli i Prindërve, po ashtu, e ka cilësuar si të papranueshme grevën. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se projektligji për paga ka qenë kërkesë e kahershme e grevistëve dhe se kërkesa për 100 euro është shtruar rrugës.
“Projektligji për pagat në sektorin publik do të dalë në dëgjim publik këtë javë. Në projektligjin e ri, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë. Në këtë projektligj, mësimdhënësit do ta kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.
Sipas tij, greva e tanishme nuk është shkaktuar për shkak të mungesës së dialogut dhe se, deri më tani, Qeveria dhe sindikatat e punëtorëve kanë zhvilluar së paku 30 takime.
“Në takim më është thënë 'kryeministër lëviz', mirëpo unë kam lëvizur të paktën 10 herë në drejtim të kërkesave të sindikatave dhe punëtorëve të arsimit. Andaj pikërisht për këtë arsye, edhe një herë kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bën bojkot e grevë shtetit”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, sindikata e ka përdorur grevën si instrumentin e saj të parë. Mirëpo, Jasharaj ka thënë se beson që Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për t'i përmbushur kërkesat e tyre. Takimin e së martës, Jasharaj e ka konsideruar vetëm nisje të procesit të dialogut mes Këshillit të grevistëve dhe Qeverisë.
“Uroj që kryministri Kurti të mos i mbyllë dyert dhe të vazhdojmë me dialogun, mbase duke dëshiruar e uruar që gjendja të stabilizohet, besoj se kryeministri bashkë me stafin e tij do të diskutojnë pas takimit me ne, sepse tash është në dorën e tyre se çfarë do të ndodhë tutje”.
Më 3 shtator, Qeveria ka prezantuar një pako për përballje me inflacionin. Në kuadër të saj, punëtorët e sektorit publik do të marrin nga 50 euro prej muajit shtator.
Marrë nga REL
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të gjejë një zgji...
Foto ilustruese EGJE- Mes një lufte fjalësh në përshkallëzim midis Turqisë dhe Greqisë mbi mosmarrëveshjet n&e...
Princ William dhe Princ Charles BRITANI- Deri tani, pjesa më e madhe e pasurisë së familjes, Crown Estate prej 16.5 miliard&e...
Godina e qeverisë së Kosovës PRISHTINË- Kosova nuk u ka shpëtuar sulmeve kibernetike që kanë prekur rajonin javët e...
Miroslav Lajçak dhe Emmanuel Bonne PARIS- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miros...
Mbretëresha Elizabeth II BRITANI- Udhëheqësit botërorë duke përfshirë Joe Biden, Emmanuel Macron, Justin Trudeau d...
Arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth II BRITANI- Pas 24 orësh ku qëndroi në Katedralen e Shën Giles, në Skoci, a...
Mbretëresha Elizabeth II BRITANI- Një ekspert mbretëror ka parashikuar se mbretëresha Elizabeta II do të varroset m...
Mbreteresha Elizabeth II BRITANI- Testamenti i Mbretëreshës Elizabeth, nëse do të mund të shihej nga publiku, do të...
Foto ilustruese SHBA- Mesatarja kryesore e aksioneve në SHBA pësoi një ulje të madhe pas një raporti të qeverisë p&...