LIVE UPDATES
Bota

Groenlanda dhe Danimarka: Bisedimet me SHBA pozitive

Ministrat e jashtëm të Groenlandës dhe Danimarkës thonë, se shpresojnë të zgjidhin kërcënimin ekzistencial që u paraqet atyre obsesioni i presidentit të SHBA-së Donald Trump për të marrë në zotërim territorin autonom.

8 Shkurt 2026, 08:56 Nga I.A

Groenlanda dhe Danimarka: Bisedimet me SHBA pozitive

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, i përshkroi bisedimet diplomatike me SHBA-në të shtunën (07.02.2026) si "pozitive", megjithëse tha se fati i territorit autonom nën Danimarkën mbetet i pasigurt, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të përsërisë dëshirën e tij për ta pasur atë për SHBA-në, duke përmendur interesat e sigurisë kombëtare.

Ende rrugë e gjatë përpara

"Nuk jemi ende aty ku duam të jemi", tha Motzfeldt gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen dhe Ministren e Jashtme kanadeze Anita Anand, të cilët hapën një konsullatë të re kanadeze në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, të premten.(06.02.2026)

"Do të ketë një rrugë të gjatë, kështu që se ku do të arrijmë në fund, është shumë herët për ta thënë."

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm danez e përshkroi situatën në terma të ngjashëm, duke thënë: "Nuk kemi dalë nga kriza dhe ende nuk kemi një zgjidhje", duke vazhduar, "jemi në një pozicion shumë më të mirë tani, krahasuar me disa javë më parë".

Përpjekjet e Trump filluan me mendimet rreth blerjes së ishullit arktik të Groenlandës nga Danimarka gjatë mandatit të tij të parë në detyrë. Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, ai nuk është lodhur së shprehuri publikisht dëshirën e tij për t'ia rrëmbyer territorin aleatit të NATO-s, Danimarkës.

Edhe pse ushtria amerikane ka lirinë për të krijuar dhe operuar bazat lirisht në Groenlandë falë një traktati të vitit 1951, Trump ka këmbëngulur se mund ta mbrojë territorin vetëm nëse SHBA-ja e zotëron vërtet atë, duke e quajtur atë një hap "të rëndësishëm psikologjikisht".

Tërheqja nga kërcënimet reciproke

Duke folur në skenën botërore në Forumin EKonomik Botëror të Davosit, Trump argumentoi që SHBA-së t'i jepej pronësia e territorit, megjithëse ai u tërhoq nga kërcënimet maksimaliste për veprime të mundshme ushtarake amerikane për t'u siguruar që ky vizion të bëhej realitet.

Kur aleatët e BE-së dhe NATO-s e kundërshtuan publikisht dhe në mënyrë agresive këtë ide, Trump kërcënoi të vendoste tarifa masive ndëshkuese. Që atëherë ai është tërhequr edhe nga ky kërcënim, megjithëse aleatët mbeten të kujdesshëm ndaj udhëheqësit të paqëndrueshëm.

Kjo çoi në krijimin e një grupi pune Danimarkë-Groenlandë-SHBA, i cili u formua për t'u kujdesur për shqetësimet e sigurisë së SHBA-së. Trump këmbëngul se Kina dhe Rusia janë gati të sulmojnë Groenlandën ndërsa shkrihen akullnajat e Arktikut dhe hapen korsi të reja transporti detar. Danimarka dhe aleatët e tjerë të saj në NATO thonë se nuk është kështu.

Lokke Rasmussen tha të shtunën se bisedimet fillestare kishin ndodhur tashmë dhe se do të pasojnë të tjera.

Motzfeldt shtoi se e mirëpriti mundësinë për t'u angazhuar në "dialog të drejtpërdrejtë" me SHBA-në.

Si Groenlanda ashtu edhe Danimarka kanë deklaruar prerazi, se sovraniteti dhe integriteti i tyre territorial janë "vija të kuqe" absolute dhe nuk janë në diskutim.

Duke vënë në dukje se kjo u ishte bërë jashtëzakonisht e qartë homologëve të tyre amerikanë, Lokke Rasmussen tha, se mendonte se ishte e mundur "të gjendej një zgjidhje duke respektuar në të njëjtën kohë këto vija të kuqe".

I pyetur nëse SHBA-të po respektonin qëndrimin e Danimarkës dhe Groenlandës, Lokke Rasmussen tha: "Nuk dua të hyj në detaje"./DW

danimarka groenlanda vivian motzfeldt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj