Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Abbas Araqchi i tha televizionit Al Jazeera të Katarit më 7 shkurt se të dyja palët ranë dakord që diskutimet duhet të rifillojnë së shpejti, duke shtuar se nuk ka një afat të rënë dakord për takimin e radhës.
Ministri i Jashtëm i Iranit tha se Teherani dhe Uashingtoni besojnë se bisedimet bërthamore duhet të rifillojnë së shpejti pas negociatave indirekte në Oman, edhe pse Teherani përjashtoi diskutimet për programin e tij raketor dhe pasurimin e uraniumit.
Abbas Araqchi i tha televizionit Al Jazeera të Katarit më 7 shkurt se të dyja palët ranë dakord që diskutimet duhet të rifillojnë së shpejti, duke shtuar se nuk ka një afat të rënë dakord për takimin e radhës.
Ndërsa tha se Teherani është i hapur për arritjen e një marrëveshjeje, Araqchi shtoi se çështjet që lidhen me programin raketor të Iranit dhe pasurimin e uraniumit janë të papranueshme për negociatat e ardhshme.
“As tani e as në të ardhmen nuk mund të mbahen negociata për raketat, sepse kjo është një çështje mbrojtëse”, tha ai. “Çështja e ndalimit të pasurimit nuk është e negociueshme nga këndvështrimi i Iranit”.
Araqchi shtoi se Irani do t’i përgjigjej çdo sulmi të mundshëm amerikan: “Nëse Irani sulmohet, ne do të shënjestrojmë bazat amerikane në rajon”.
Komentet e Araqchit erdhën një ditë pasi delegacione nga Teherani dhe Uashingtoni zhvilluan bisedime të ndërmjetësuara nga Omani dhe pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se diskutimet ishin “shumë të mira”.
Ndërsa asnjëra palë nuk njoftoi rezultate konkrete, të dyja sugjeruan se negociatat për programin bërthamor të Iranit mund të vazhdojnë në afat të afërt.
“Irani duket se dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje. Duhet të shohim se çfarë marrëveshjeje është ajo”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One.
“Fakti që bisedimet nuk dështuan dhe se të dyja palët nuk u larguan nga tryeza e negociatave tregon se ndoshta ato gjetën mjaftueshëm pika të përbashkëta ose se të dyja palët vunë në tryezë disa lëshime që ishin mjaft tërheqëse për të vazhduar bisedimet”, i tha Radios Farda të REL-it Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në International Crisis Group.
Bisedimet u zhvilluan mes një grumbullimi ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme. Tensionet janë rritur nga më shumë se dy javë trazira në Iran, gjatë të cilave autoritetet nisën një goditje të ashpër që, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, vrau mijëra civilë.
Ndërsa raportet për masakrën nisën të dilnin nga Irani, Trump kërcënoi se do ta godiste Iranin nëse ndonjë nga dhjetëra mijëra protestuesit e arrestuar do të ekzekutohej.
Presidenti amerikan ka vazhduar të mbajë opsionet ushtarake mbi tryezë, ndërsa njëkohësisht ka theksuar përpjekjet për të frenuar programin bërthamor të Iranit, për të cilin fuqitë perëndimore druhen se synon prodhimin e një bombe, pavarësisht këmbënguljes së Teheranit se ai ka qëllime civile.
Pas bisedimeve në Oman, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi sanksione të reja ndaj eksporteve të naftës së Iranit, duke shënjestruar 15 subjekte dhe 14 anije të ashtuquajtura të “flotës hije”.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të veprojnë kundër rrjetit të transportuesve dhe tregtarëve të përfshirë në transportin dhe blerjen e naftës së papërpunuar iraniane, produkteve të naftës dhe produkteve petrokimike”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott.
Veçmas, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që mund të vendosë tarifa dytësore ndaj vendeve që importojnë mallra nga Irani, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.
Urdhri e përshkruan këtë hap si “të domosdoshëm dhe të përshtatshëm” pas marrjes së informacionit shtesë nga zyrtarë të lartë lidhur me “veprimet dhe politikat” e qeverisë iraniane.
Trump nuk ka komentuar drejtpërdrejt për urdhrin, por ka përsëritur “asnjë armë bërthamore” për Iranin, gjatë një bisede me gazetarët në Air Force One.
Urdhri nuk specifikon nivelin e tarifës, por përmend 25 për qind si shembull. Ai thotë se tarifa mund të zbatohet për mallrat e importuara në SHBA nga çdo shtet që “drejtpërdrejt ose tërthorazi blen, importon ose përndryshe siguron ndonjë mall ose shërbim nga Irani”.
Shtëpia e Bardhë tha se ky urdhër i fundit ekzekutiv riafirmon “gjendjen e vazhdueshme të emergjencës kombëtare në lidhje me Iranin” dhe vuri në dukje se presidenti mund ta ndryshojë atë nëse rrethanat ndryshojnë.
“Presidenti po e mban Iranin përgjegjës për ndjekjen e kapaciteteve bërthamore, mbështetjen e terrorizmit, zhvillimin e raketave balistike dhe destabilizimin rajonal që rrezikojnë sigurinë amerikane, aleatët dhe interesat”, thuhet në urdhër./REL
Foto ilustruse Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum, WEF) ka nisur një hetim të pavarur ndaj CEO-s së tij, Borge Brende, p&eum...
Volodymyr Zelensky Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shtetet e Bashkuara duan ta shtyjnë Kievin dhe Moskën drejt përfun...
SHBA- Dokumentet e publikuara së fundmi zbulojnë detaje të reja të orëve të fundit të Jeffrey Epstein, teksa...
foto ilustuese MAL I ZI- “Pingpongu” politik i kthimit të ligjeve mes presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, dhe K...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu kënaqësinë për progresin e bisedimeve me&nb...
pamje nga vendngjarja BOLIVI- Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga një rrugë rurale në&...
POLONI- Autoritetet polake kanë njoftuar se dy aeroporte në Poloninë juglindore janë mbyllur si masë paraprake për shkak t&...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi pas bisedimeve Ukrainë-Rusi, se janë zhvilluar bisedime shumë t&...
TikTok BRUKSEL- BE i ka kërkuar shërbimit kinez online TikTok të ndryshojë mënyrën e funksionimit të platformës s&e...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv ku paralajmëron vendosjen e tarifave shtesë...