Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Kommersant, i dyshuari tashmë është marrë në pyetje dhe një seancë gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet më 8 shkurt.
Agjencitë ruse të zbatimit të ligjit kanë ndaluar një të dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij gjithashtu të dyshuar në një përpjekje të raportuar për atentat ndaj zëvendësshefit të agjencisë së inteligjencës ushtarake GRU, Vladimir Alekseyev, sipas raportimeve të mediave ruse më 7 shkurt.
Sipas Kommersant, i dyshuari tashmë është marrë në pyetje dhe një seancë gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet më 8 shkurt. Gazeta raportoi se është hapur një çështje penale me akuzat për tentativë vrasjeje dhe trafikim të paligjshëm armësh.
Pas marrjes në pyetje, të dyshuarit do të ngarkohen me akuza, raportoi gazeta, pa konfirmuar nëse të dyshuarit ishin ndaluar. Rusia nuk ka raportuar zyrtarisht ndalimin e të dyshuarve.
Sipas Kommersant, Alekseyev iu nënshtrua me sukses një operacioni dhe rifitoi vetëdijen më 7 shkurt, por mbeti nën mbikëqyrje mjekësore. Nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare për gjendjen e tij.
Sipas kanaleve ruse të lajmeve në Telegram, Mash dhe Baza, personi që e qëlloi Alekseyevin “po transportohet nga Dubai”, dhe se një bashkëpunëtor i dyshuar është ndaluar bashkë me të.
Ende nuk ka informacion për identitetin e të dyshuarit ose të autorëve të dyshuar të sulmit. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e akuzoi Ukrainën se qëndron pas përpjekjes për atentat, duke thënë — pa paraqitur prova — se ajo ishte projektuar për të sabotuar bisedimet e paqes.
Zyrtari numër dy i GRU-së u qëllua dhe u plagos në Moskë më 6 shkurt, në atë që hetuesit e cilësuan si një përpjekje për atentat.
Kommersant raportoi se hetuesit besojnë se Alekseyev u qëllua nga një person që u paraqit si postier shpërndarjeje ushqimi dhe që kishte hyrë në ndërtesën e tij. Gazeta tha se Alekseyev, i cili ishte nisur për në punë, u qëllua dy herë në shkallët e ndërtesës dhe më pas për herë të tretë teksa po përpiqej t’i rezistonte sulmit, pas së cilës sulmuesi u largua nga vendngjarja.
Alekseyev është zëvendëskomandanti i GRU-së, agjencisë së inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes, e njohur për operacione të guximshme që variojnë nga sabotazhi, vrasjet, spiunazhi dhe sulmet kibernetike.
Britania e ka implikuar Alekseyevin në helmimin pothuajse fatal me Novichok të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani më 2018. Një grua britanike vdiq pasi u ekspozua pa dashje ndaj helmit.
Ai është lidhur gjithashtu me Yevgeny Prigozhin, që bashkëthemeloi kompaninë mercenare më famëkeqe të Rusisë, Grupin Wagner. Prigozhin vdiq në një rrëzim avioni në gusht të vitit 2023, për të cilin zyrtarë perëndimorë të inteligjencës më pas përfunduan se ishte një atentat.
Departamenti amerikan i Thesarit e goditi Alekseyevin dhe oficerë të tjerë të GRU-së me sanksione financiare për hakerimin e partive politike amerikane dhe operacione të tjera spiunazhi kibernetik.
Nëse konfirmohet se Alekseyev ishte shënjestër e një përpjekjeje për atentat, kjo do të ishte e fundit në një seri sulmesh ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë — shumë prej tyre në Moskë.
Dyshimet për këto sulme kanë rënë kryesisht mbi agjencitë e inteligjencës ukrainase, të cilat kanë realizuar operacione të tyre të guximshme sabotazhi dhe atentati brenda Rusisë vitet e fundit.
Në dhjetor, kreu i drejtorisë së trajnimit operativ të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Fanil Sarvarov, vdiq pasi një bombë shpërtheu nën makinën e tij në periferi të Moskës.
Tetë muaj më parë, një tjetër gjenerallejtënant, Yaroslav Moskalik, zëvendësshef në drejtorinë operative të Shtabit të Përgjithshëm, u vra në një shpërthim makine jashtë Moskës.
Dhe në vitin 2024, oficeri përgjegjës për forcat ruse të mbrojtjes nga armët bërthamore dhe kimike u vra kur një trotinetë elektrike shpërtheu në trotuarin para pallatit të tij të banimit në Moskë./REL
Foto ilustruse Ministri i Jashtëm i Iranit tha se Teherani dhe Uashingtoni besojnë se bisedimet bërthamore duhet të rifillojnë s&e...
Foto ilustruse Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum, WEF) ka nisur një hetim të pavarur ndaj CEO-s së tij, Borge Brende, p&eum...
Volodymyr Zelensky Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shtetet e Bashkuara duan ta shtyjnë Kievin dhe Moskën drejt përfun...
SHBA- Dokumentet e publikuara së fundmi zbulojnë detaje të reja të orëve të fundit të Jeffrey Epstein, teksa...
foto ilustuese MAL I ZI- “Pingpongu” politik i kthimit të ligjeve mes presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, dhe K...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu kënaqësinë për progresin e bisedimeve me&nb...
pamje nga vendngjarja BOLIVI- Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga një rrugë rurale në&...
POLONI- Autoritetet polake kanë njoftuar se dy aeroporte në Poloninë juglindore janë mbyllur si masë paraprake për shkak t&...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi pas bisedimeve Ukrainë-Rusi, se janë zhvilluar bisedime shumë t&...
TikTok BRUKSEL- BE i ka kërkuar shërbimit kinez online TikTok të ndryshojë mënyrën e funksionimit të platformës s&e...