LIVE UPDATES
Bota

Gruaja ukrainase flet për vështirësitë e saj pas rikthimit në vendin e saj: Është e frikshme të dëgjosh bombardime

Banorja e qytetit të Sumit, Iryna Martynenko, muajin e kaluar mësoi se si të përdorte pushkën dhe të ofronte ndihmën e parë

22 Qershor 2022, 08:23 Nga d.d
Gruaja ukrainase flet për vështirësitë e saj pas rikthimit
Iryna Martynenko

Sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 2.5 milionë ukrainas kanë kaluar kufirin polak dhe janë rikthyer në Ukrainë. Iryna Martynenko ishte në mesin e atyre që u kthyen në qytetin e saj të lindjes, Sumi, në verilindje të Ukrainës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Olena Adamenko bisedoi me zonjën Martynenko pas kthimit të saj në Ukrainë.

Banorja e qytetit të Sumit, Iryna Martynenko, muajin e kaluar mësoi se si të përdorte pushkën dhe të ofronte ndihmën e parë.

Para luftës, ajo punonte në sektorin e turizmit, duke ofruar me qira kajakë, varka me lopata dhe duke ndihmuar klientët e saj të planifikonin pushimet në Ukrainë.

Në Sumi, ky lloj biznesi është sezonal, kështu që në dhjetor të vitit 2021, zonja Martynenko shkoi në Poloni për të punuar. Në Poloni, ajo mori lajmin mbi fillimin e sulmit të Rusisë ndaj vendit të saj.

“Askush nuk mund të punonte. Të gjithë shikonin telefonat e tyre dhe qanin”, thotë ajo.

Në ditën e parë të luftës, zonja Martynenko donte të kthehej në Sumi, por miqtë e saj i thanë asaj se qyteti ishte bllokuar dhe kthimi ishte i pamundur.

“Fillova të mendoja se si mund të ndihmoja qytetin tim, Sumin”, thotë ajo.

Së bashku me banorët e tjerë të Sumit në Varshavë, zonja Martynenko filloi të mblidhte ilaçe, artikuj ushqimorë dhe rroba për njerëzit në vendlindjen e saj. Në prill, ajo vendosi të kthehej atje.

“Vendosa të kthehesha në shtëpi, sepse të gjithë të afërmit e mi, prindërit, vëllai im qëndruan në Ukrainë. Edhe qeni im, Tusya, po më priste me durim", thotë ajo.

Ajo u nis për në shtëpi, me një tatuazh të ri me mbishkrimin: "Mirëmbrëma, ne jemi nga Ukraina", një frazë popullore që guvernatori i rajonit të Mikolaivit, Vitaliy Kim e përdor në hapje të video-deklaratave të tij dhe që simbolizon guximin dhe unitetin e ukrainasve.

“Kur isha në Varshavë, nuk pata mundësinë të blija një bluzë me këtë mbishkrim, kështu që bëra një tatuazh. Tani kam një bluzë të tillë që nuk mund ta heq kurrë”, thotë ajo me buzëqeshje.

“Është shumë ndryshe në krahasim me periudhën e para luftës. Në qytet tani dëgjohen sirenat dhe zhurma e bombardimeve. Është e frikshme për të gjithë. Por kjo është shtëpia ime, jeta ime.” Iryna Martynenko planifikon të fillojë përsëri të punojë në sektorin e turizmit kur të jetë e mundur.

Ajo gjithashtu ëndërron të hapë një kopsht për fëmijë dhe të merret me krijimin e hapësirave të gjelbra në mënyrë që shtëpia e saj të duket po aq e bukur dhe e gjelbër sa dikur.

Marrë nga VOA

iryna martynenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 22 Qershor 2022, 08:11

Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit

Olaf Scholz GJERMANI- Sipas mendimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz presindeti rus Vladimir Putin po zhvillon luftë kundër demokracive....

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj