LIVE UPDATES
Bota

Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Nevojat e komunitetit serb në Kosovë të përmbushen përmes Asociacionit

Në një raport të publikuar të martën, grupi identifikon dhjetë vende ose rajone të rrezikuara nga konfliktet vdekjeprurëse ose përshkallëzimet e tij në vitin 2024, në të cilin përfshinë edhe marrëdhëniet Kosovë–Serbi krahas luftës së Rusisë në Ukrainë, konfliktit të Izraelit në Gazë si dhe situatës në Afganistan.

31 Janar 2024, 22:33 Nga M.B
Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Nevojat e komunitetit serb në
Mitrovica e Veriut

KOSOVA- Grupi Ndërkombëtar i Krizave i bëri thirrje Bashkimit Evropian të hedh disa hapa për të lehtësuar një bashkëpunim më të mirë ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe popullsisë së saj serbe dhe të kërkojë alternativa nëse nevojat e këtij komuniteti nuk përmbushen nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një raport të publikuar të martën, grupi identifikon dhjetë vende ose rajone të rrezikuara nga konfliktet vdekjeprurëse ose përshkallëzimet e tij në vitin 2024, në të cilin përfshinë edhe marrëdhëniet Kosovë–Serbi krahas luftës së Rusisë në Ukrainë, konfliktit të Izraelit në Gazë si dhe situatës në Afganistan. Në këto vende, thuhet në raport, veprimet e hershme, të drejtuara ose të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të tij, mund të rrisin mundësitë për paqe dhe qëndrueshmëri, thuhet në publikim. Në pjesën e raportit me titull “Drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, grupi tha se që nga marrja e detyrës në vitin 2021, qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ndezur tensionet në katër komunat veriore ku serbët etnikë janë shumicë.

“Refuzimi i Kosovës për t'i dhënë autonomi më të madhe popullatës së saj etnike serbe…dhe refuzimi i Serbisë për të njohur statusin e Kosovës si shtet i pavarur, që është thelbësore për zhbllokimin e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare”, janë çështjet që e mbajnë Kosovën në situatë konflikti me Serbinë”, thuhet në raport.

Grupi thekson se kryeministri Kurti e ka humbur durimin me atë që është parë si një sovranitet i dyfishtë në veri ku Serbia kujdesej për arsimin dhe shëndetësinë për komunitetin serb, ndërsa Kosova për zbatimin e ligjit dhe gjykatat. Zoti Kurti, thuhet më tej, ka vendosur policinë e armatosur rëndë në rajon, ka vendosur një embargo ndaj mallrave serbe që u duhen banorëve, ka dëbuar institucionet serbe dhe ka ndaluar përdorimin e monedhës serbe. Qeveria e tij i ka justifikuar këto hapa pjesërisht duke përmendur kërcënimet e sigurisë, më së fundi në formën e paraushtarakëve serbë të cilët zbuloi se sillnin armatim të nivelit ushtarak nga Serbia në shtator të vitit 2023, thuhet në raport duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit kur një grup serbësh të armatosur vrau një pjesëtar të policisë së Kosovës. Grupi pohon se 10 për qind e serbëve të Kosovës kanë emigruar gjatë vitit të kaluar, duke e cilësuar shqetësuese këtë çështje “qoftë për shkak se kjo flet për shkallën e zhgënjimit të tyre, qoftë për shkak se dëmton rrugën më të besueshme drejt normalizimit, në të cilën Kosova do t'u jepte serbëve një vetëqeverisje thelbësore në këmbim të njohjes de facto nëse jo de jure nga Serbia”.

Grupi i bën thirrje Bashkimit Evropian të inkurajojë Prishtinën që të ripërqendrojë punën e policisë në komunat veriore në përmbushjen e nevojave të komunitetit. Policia e posaçme nuk duhet të përdoret për punë të përditshme të policisë dhe në vend të kësaj duhet të përqendrohet në sigurinë kufitare dhe kërkimin e depove të armëve. Prishtina duhet të dërgojë më shumë oficerë serbishtfolës në rajon dhe të angazhohet për të përmirësuar marrëdhëniet me banorët. BE-ja sipas grupit, duhet të inkurajojë Prishtinën që të zbusë masat e saj të ashpra të sigurisë në veri, duke përfshirë tërheqjen e njësive të posaçme të policisë duke premtuar lehtësimin e masave kufizuese. Në raport thuhet se blloku evropian duhet të punojë për t’u siguruar që të plotësohen nevojat e pakicës serbe në veri të Kosovës, veçanërisht në punësim, kujdes shëndetësor dhe shkollim.

“Nëse kjo nuk mund të bëhet brenda kuadrit për autonomi të pjesshme...nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t'u bëjnë trysni palëve që të gjejnë mënyra alternative për të përmbushur këtë qëllim”, thuhet në raport.

Grupi i bën thirrje BE-së që t’i bëjë trysni Serbisë për të bashkëpunuar me forcat e KFOR-it, “për të mbyllur kufirin për kontrabandën e armëve dhe për të gjetur armët e rënda me të cilat i ka furnizuar paraushtarakët serbë të Kosovës”./ VOA

kosova serbet

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait