LIVE UPDATES
Bota

Grupi "Wagner" me sy nga Afrika, pas puçit në Niger

10 Gusht 2023, 08:14 Nga f.i
Grupi "Wagner" me sy nga Afrika, pas puçit në Niger
foto ilustruese

RUSI- Pasi shtetet e varfra të rajonit Sahel në Afrikë u goditën nga një seri e puçeve në tri vjetët e fundit, duke e rritur praninë ushtarake të Rusisë atje, sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Antony Blinken, e bëri një vizitë historike në Niger, aleatin kryesor të Uashingtonit në këtë rajon.

“Nigeri është vërtet një shembull i jashtëzakonshëm në një kohë të sfidave të mëdha – një shembull në qëndrueshmëri, një shembull në demokraci, një shembull në bashkëpunim”, tha në atë kohë Blinken, top diplomati i parë amerikan që e vizitoi Nigerin.

“Është një [vend] që ne e çmojmë dhe nderojmë thellësisht”.

Tani, rreth pesë muaj më vonë, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Nigerit janë buzë dështimit, pasi zyrtarët ushtarakë e rrëzuan presidentin e vendit dhe e kapën pushtetin më 26 korrik. Puçi – nëse është i suksesshëm – kërcënon, po ashtu, ta thellojë jostabilitetin rajonal, ta dobësojë sigurinë rajonale, dhe mbase ta hapë derën për një ndikim më të madh rus në Sahel dhe përtej, paralajmërojnë ekspertët.

“Një trend alarmues”

Para puçit, imazhi i Nigerit në Perëndim po përmirësohej, falë, pjesërisht, kalimit paqësor dhe demokratik të pushteti në vitin 2021, për herë të parë që nga pavarësia e vendit më shumë se shtatë dekada më parë. Vizita e Blinkenit ishte bërë për ta ritheksuar përkrahjen e SHAB-së për Nigerin dhe presidentin e tij, Mohamed Bazoum, i cili ka lidhur prioritete të rëndësishme me Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar rreth 500 milionë dollarë në dekadën e fundit për ta stërvitur dhe pajisur ushtrinë e Nigerit, për t’i luftuar organizatat militante të lidhura me Al-Qaeda-n dhe ISIS-in, të cilat e kanë terrorizuar Sahelin.

Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë 1.100 trupa në terren, e kanë ndërtuar edhe një bazë të madhe për dronë në veri të vendit, për t’i vëzhguar lëvizjet e grupeve të armatosura matanë kufirit dhe për të mbledhur të dhëna të inteligjencës. Por, një valë puçesh nëpër Sahel e kërcënojnë tani minimin e këtij bashkëpunimi dhe përparimi.

Tre fqinj të Nigerit, përfshirë Malin, Burkina Fason dhe Çadin, janë prekur nga puçet që nga viti 2020, siç janë prekur gati edhe Sudani e Guineja. Vendet e tjera në rajon, përfshirë Senegalin, janë përballur me trazira të mëdha politike së fundmi.

“Ky është një trend alarmues”, tha për Radion Evropa e Lirë Sean McFate, ekspert për Afrikë dhe profesor në Universitetin Syracuse.

“Sa më shumë grusht shtete të ketë, aq më shumë sukses do të gëzojnë ata dhe aq më shumë tundime do të ketë në të ardhmen për junta përreth Afrikës”, nënvizoi ai.

McFate shtoi se ky trend ia ka hapur derën rritjes së ndikimit rus.

Këtë herë, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre, përfshirë Komunitetin Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore me 15 anëtarë (ECOWAS), kanë marrë qëndrim të fuqishëm kundër juntës në Niger, me shpresën se do ta detyrojnë atë ta kthejë në detyrë presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Bazoum.

Uashingtoni i ka ndalur disa ndihma për Nigerin, i cili është ndër vendet më të varfra në botë, derisa 11 anëtarët e komunitetit të Afrikës Perëndimore kanë vendosur sanksione të rënda financiare dhe e kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike.

ECOWAS-i ka kërcënuar edhe me ndërhyrje ushtarake, po ashtu.

Çfarë ofron Wagner-i

Në anën tjetër, Yevgeny Prigozhin, sipërmarrësi i lidhur me Kremlinin dhe themeluesi i grupit famëkeq mercenar, Wagner, i cili është aktiv në Afrikë, u ka ofruar përkrahje liderëve të grusht shtetit në Niger, edhe pse ekspertët kanë dyshime nëse grupi i tij mund të bëjë shumë në një kohë afatshkurtër.

“Junta ka nevojë për përkrahje dhe njohje, nëse nuk do të heqë dorë”, tha Daniel Eizenga, hulumtues në Qendrën Afrikane për Studime Strategjike me bazë në Uashington. “Kjo është ajo që Wagner-i ka mundësi t’iu ofrojë atyre – një koklavitje të madhe për çka do që duket si një ndërhyrje ushtarake [nga ECOWAS] për t’i larguar ata”.

Wagner-i i ka rreth 1.000 trupa në secilin prej këtyre vendeve, Mali, Libi dhe Sudan, tha Eizenga. Ky grup ka forca edhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

Por, duke qenë se e ardhmja e Wagner-it është e paqartë, pas rebelimit të dështuar në Rusi në qershor dhe përkushtimeve të tanishme të tij në Afrikë, nuk dihet se sa ushtarë mund t’i grumbullojë për t’i përkrahur liderët në Niger, shtoi Eizenga.

“Pyetja parësore këtu mendoj se është çfarë mund të mobilizojë Wagner-i për një kohë të shkurtër. Por, Wagner-it nuk i nevojiten shumë trupa në terren për ta krijuar një situatë shumë të koklavitur gjeopolitike ndërkombëtare, e cila mund ta parandalojë ndërhyrjen ushtarake të ECOWAS-it”, tha ai.

Sebastian Elischer, profesor i shkencave politike në Universitetin e Floridës dhe specialist për Afrikën sub-Sahariane, tha se duket se Wagner-i nuk ka shumë mjete të rënda në Afrikë për ta ndihmuar Nigerin ta konfrontojë ECOWAS-in.

Ai i përshkroi asetet e Wagner-it në Afrikë si “thjesht kallashnikovë dhe Toyotas” dhe theksoi se trupat e vendosur në Malin fqinj janë kryesisht trajnues ushtarakë, jo luftëtarë.

Elischer dhe Eizenga kanë dyshime për atë se si Nigeri do ta paguante Wagner-in në një kohë të sanksioneve dhe të ndërprerjes së ndihmave. Nigeri pritej t’i pranonte 2.2 miliardë ndihma nga jashtë, hua, dhe grante gjatë këtij viti, një shumë që është e barabartë me 40 për qind të buxhetit të tij.

“Nuk mendoj se [përfshirja e Wagner-it] do të ndodhë në Niger në kohë afatshkurtër”, tha Elischer.

Ai shpjegoi se Rusia nuk ka marrëdhënie historike ekonomike dhe diplomatike me Nigerin, siç ka me Malin dhe vendet e tjera ku Wagner-i është aktiv, për të ndihmuar në lehtësimin e bashkëpunimit.

Ai e quajti reklamimin e Wagner-it si një partner alternativ i Nigerit si “performancë kryesisht për media dhe posaçërisht për audiencën afrikane”.

Rusia ka tentuar të bëjë invadime në Afrikë që nga viti 2014, kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa filluan ta izolojnë Moskën pasi ajo e kapi me dhunë Gadishullin ukrainas të Krimesë, thonë ekspert.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e mbajti muajin e kaluar një samit me liderët dhe delegacionet afrikane në Shën Petersburg, të dytin që nga viti 2019.

Interesat e Rusisë në Afrikë përfshijnë shitjen e armëve, votat në OKB, dhe qasje në burime natyrale, tha Elischer.

Ajo kërkon, po ashtu, ta projektojë veten si një lojtar të vlefshëm në Jugun Global “dhe ta merakosë Perëndimin për këtë”, shtoi ai.

“Një koktej toksik”

Saheli, një rajon i madh gjysmë i thatë, i cili shtrihet nga Oqeani Atlantik deri te Deri i Kuq, ndodhet në mes të Shkretëtirës së Saharës kah veriu dhe savanës tropikale kah jugu. Kalon nëpër pjesë të Senegalit, Mauritanisë, Malit, Burkina Fasos, Nigerit, Nigerisë, Çadit dhe Sudanit.

Ky rajon e ka përjetuar një shpërthim të dhunës militante gjatë dekadës së fundit, midis një “koktej toksik” të varfërisë, qeverive të dobëta me pak ligjshmëri, ndryshimit përçarës klimatik, dhe telasheve të tjera, thonë ekspertët.

Saheli është tokë e brishtë për përfshirjen ruse, sepse qeveritë janë të brishta dhe populli ndan ndjesi anti-franceze dhe anti-Perëndimore, tha McFate. Franca ka lënë një trashëgimi kolonialiste brutale në Sahel, e cila ndihet sot e asaj dite.

Në Mali, Wagner-i i zëvendësoi forcat franceze, pasi junta i përzuri ato.

“Rusia po i shfrytëzon qëndrimet kundër Francës nëpër Sahel, në mënyrë që t’ia zërë vendin Francës politikisht dhe me mbizotërim nëpër rajon. Rusia dëshiron që të gjithë të shikojnë kah Moska dhe jo kah Uashingtoni apo Parisi”, tha McFate.

Informacione të inteligjencës së SHBA-së që kanë rrjedhur në prill, sipas The Washington Post, thonë se Uashingtoni posedon të dhëna që lënë të kuptohet se Wagner-i po kërkon ta krijojë një “konfederatë të unifikuar të vendeve afrikane”, e cila do të përfshinte Burkina Fason, Çadin, Eritrean, Gueinan, Malin, Nigerin dhe Sudanin.

Wagner-i planifikon ta rrëzojë regjimin në Çad si pjesë e tij synimi të madh, sipas të përditshmes amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk besojnë se Wagner-i qëndron prapa puçit në Niger. Ekspertët thonë se u nxit nga vendimi i Bazoumit për t’i zëvendësuar zyrtarët ushtarakë të emëruar nga paraardhës i tij.

Thënë këtë, Nigeri ka qenë dy herë cak i fushatave dezinformuese të Rusisë, sipas një raporti të muajit prill 2022 të Qendrës Afrikane për Studime Strategjike. Rrjetet e lidhura me Wagner-in kërkuan në vitet e fundit të nxisnin thashetheme për një puç në Niger, sipas kësaj qendre.

Eizenga tha se gjendja e sigurisë në Niger ka mundësi të përkeqësohet nëse Wagner-i futet brenda shtetit, duke marrë shembull shpërthimin e dhunës në Mali dhe Burkina Faso pas puçeve të tyre dhe largimit të forcave franceze.

Nënsekretarja e Shtetit e SHBA-së, Victoria Nuland, tha më 7 gusht pas një takimi me anëtarët e juntës se “ata i kuptojnë shumë mirë rreziqet ndaj sovranitetit të tyre kur të ftohet brenda vendit Wagner-i”.

Eizenga tha se, nëse Shtetet e Bashkuara dhe ECOWAS-i mund ta detyrojnë juntën të heqë dorë nga pushteti, do të mundë të kishte kumbime pozitive në Sahel.

Liderët e puçit në Mali dhe Burkina Faso i kanë vonuar vazhdimisht premtimet ndaj ECOWAS-it për t’ia kthyer pushtetin kontrollit civil, në përpjekje për forcuar pushtetin e vet, tha ai. Nëse ECOWAS-i mund të dëshmojë se nuk është i pafuqishëm, atëherë liderët e Malit dhe Burkina Fasos “mund të mos e tejkalojnë afatin e ardhshëm”, përfundoi ai

Marrë nga REL

grupi wagner

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para